​55 shkollat e Prishtinës fillojnë mësimin

TË FUNDIT

Në komunën e Prishtinës, sot filloi viti i ri shkollorë pothuajse në të gjitha shkollat e saj.

Nga 56 shkolla sa i ka gjithsej, 55 prej tyre kanë filluar mësimin, ndërsa fillimi i procesit mësimorë do vonohet për dy ditë vetëm në shkollën e mesme “Gjin Gazulli”, në mënyrë që të përfundohen disa përmirësime të cilat janë duke u bërë.

Me këtë rast, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë vizitës së tij nëpër shkolla të ndryshme të kësaj komune, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, duke ju uruar një vit sa më të mbarë.

Ai shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë vit të ri shkollor, duke shtuar se në këtë aspekt do të ketë edhe shumë risi.

Së bashku me kryetarin Ahmeti, për t’i vizituar shkollat ishte edhe drejtoresha e Arsimit të kësaj komune, Arbërie Nagavci, e cila tha se Komuna e Prishtinës ka marrë të gjitha hapat që të jenë sa më të përgatitur për fillimin e këtij viti të ri shkollor.

Në të gjitha komunat e Kosovës sot ka filluar viti i ri shkollorë, pothuajse në të gjitha shkoll at. Ditë më parë ministri Arsim Bajram, pat bërë të ditur se mësimi nuk do të filloj vetëm në 6 shkolla në tërë Kosovën, për shkak se ato janë ende në renovim.