Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një burg në veri të Venezuelës.
Sipas zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme, në burg Tojuyito në Valencia nga arsye ende të panjohura, shpërtheu një zjarr.
Në mesin e viktimave janë të burgosur dhe vizitorët të cilët ishin në atë kohë në burg. Ndërkohë theksohet se nga zjarri 11 persona janë plagosur.
Numri i të burgosurve është rritur nga 2008 në burgjet Venezuelës. Në të gjithë vendin ndodhen 32 burgje aktive.
Shoqatat e të drejtave të njeriut deklarojnë se, në burgun Tojuyito, kapaciteti i të cilit është 900 persona, ka më shumë se 2 mijë e 500 të burgosur.
Në nëntor të vitit të kaluar në burgun David Viloria shpërtheu një rebelim i të burgosurve për shkak të kushteve të këqija të jetesës në institucionet e vuajtjes së dënimit.
