Array

“Yugo” në mesin e automobilave më të këqij në histori

Must Read

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu...
- Advertisement -

Në ditët e sotme është vështirë të gjenden vetura të këqija. Rregullat e sigurisë dhe tregu i llojllojshëm kanë larguar të gjithë automobilat e këqij nga rrugët, sidomos në tregun amerikan.

Por, në të kaluarën kanë ekzistuar automobila jo të zakonshëm, me të cilët njerëzit nuk janë ndarë të kënaqur. Uebfaqja “Boldride” ka zgjedhur disa automobila të cilët i cilëson si të tmerrshëm në historinë e automobilizmit.

- Advertisement -

“Nuk ishte e lehtë të gjenim të gjithë automobilat e tmerrshëm në histori të automobilizmit, por modelet që kemi përshkruar janë vetëm përkujtim për njerëzit për të treguar se në çfarë kohë të mira po jetojmë”, thuhet në përshkrimin e uebfaqes për automobilat e tmerrshëm.

“Yugo”

- Advertisement -

Ky automobil është shumë i njohur edhe në Kosovë. Emri i tij është “Zastava Koral” dhe konstruktohej në Serbi.

- Advertisement -

Sipas “Boldride”, ky automobil është një veturë koti, të cilën Malcom Bricklin e kishte përhapur në botë përmes kompanisë “International Auto Importers”.

Biznesmeni i njohur kishte krijuar këtë kompani dhe pasi kishte përhapur modelet “Fiat X1/9” dhe “Spider 2000” donte që të zgjeronte linjën e modeleve të ofruara nga kompania, duke sjellë edhe një automobil të vogël me pak shpenzime. “Yugo” nisi prodhimin më 1987 dhe seria e fundit e saj e prodhuar ishte në vitin 1992.

“Ford Pinto”

Për këtë automobil “Boldride” beson se nuk është befasi që është në këtë listë. “Ford Pinto” nisi të prodhohej në vitin 1970.

Ky automobil kishte ardhur për shkak se Amerikës i mungonin automobilat e vegjël, pas një periudhe të gjatë me automobila të superfuqishëm.

Si rrjedhojë e moseksperiencës në automobila të vegjël dhe nën presionin për të sjellë një model të tillë, “Treshja e madhe amerikane” dështoi shumë shpejt. “Treshja e madhe” është term i përbashkët për tri kompanitë e njohura “General Motors”, “Ford”, dhe “Chrysler”.

“Chevrolet Vega”

Çuditërisht ky automobil ishte zgjedhur Vetura e Vitit më 1971 nga “Motor Trend”. “Vega” në kohën e lansimit ishte automobil ambicioz në shumë drejtime. Motori i veçantë dhe cilindrat më ndryshe të paralajmëruar nga kompania nuk u prodhuan asnjëherë.

Ky automobil vuajti edhe nga disa probleme të sigurisë. Kjo ndoshta vjen si pasojë e fokusimit të kompanisë për të bërë pjesën e prapme të automobilit shumë të veçantë. “Chevrolet Vega” u prodhua nga viti 1970 deri më 1977.

“Smart Fortwo”

Ky automobil nuk cilësohet i mirë për shkak se është jashtëzakonisht i vogël. Ai supozohet të jetë i vogël në mënyrë që përdoruesit të shpenzojnë më pak, por ai shpenzon afro 7 litra në 100 kilometra distancë.

Kjo vlen për modelet e vjetra, pasi që modeli më i ri 2015 është më ekonomik dhe më i përshtatshëm.

Megjithatë, e mira e tij është se mund të parkoni në hapësira të ngushta.

“Reliant Robin”

Uebfaqja e vlerëson shumë të mirë mosdaljen në tregun e Amerikës të modelit “Reliant Robin”.

“Robin” ishte i njohur në Britani të Madhe dhe për t’u pajisur me leje për vozitje duhej vetëm leja e ngasjes së motoçikletës.

Automobili me tri rrotë ka dëshmuar disa herë se nuk është i duhur për vozitje dhe atë e vlerësojnë si një prej modeleve më të tmerrshme në histori.

Prodhimi i tij nisi në vitin 1973 dhe me disa modifikime vazhdoi deri më 2002.

“Ford Mustang II”

“Ford Mustang II” është “i njëjtë” me “Ford Pinton”. Dallimi është se ky model u shit nën logon e automobilit të famshëm “Ford Mustang”.

Në kohën e prodhimit të këtij modeli, 1973-1978, kompania kishte probleme të mëdha dhe ishte me “duar të lidhura”, për shkak të ligjeve strikte në atë kohë.

Pavarësisht se futet në listën e modeleve më të këqija në histori, “Ford Mustang II” fitoi çmimin Vetura e Vitit më 1974.

“Ford Bronco II”

Modeli “Ford Bronco II” në fillim të lansimit doli si automobil interesant për shkak se ishte furgon me dy dyer.

Gjithçka u prish kur u kuptua se motori i tij 2.3-litërsh nga “Mitsubishi” kishte vetëm 86 kuaj fuqi. “Ford Bronco II” u prodhua për 8 vjet, nga 1983 deri më 1990.

“Pontiac Aztek”

Ky automobil konsiderohet si model shumë i shëmtuar, por që nuk do të harrohet lehtë. Paraqitja e tij në serialin e njohur “Breaking Bad” do ta mbajë gjatë në kujtesën e shikuesve. “Pontiac Aztek” është një prej modeleve më të shëmtuara të të gjitha kohërave, për shkak se provon të shërbejë si një furgon, por është i krijuar në platformën e një minibusi.

“Dodge Nitro”

Edhe “Dodge Nitro” provon të bëhet një automobil që nuk mund të bëhet. Ai supozohet të jetë një model për rrugë, i krijuar në platformën e gjeneratës së dytë të “Jeep Liberty”. Përderisa “Liberty” ishte më i rëndë se 2200 kilogramë, ndërsa “Nitro” kishte kapacitet prej vetëm 900 kilogramëve. “Kopja e dobët” e “Jeepit” u prodhua nga viti 2007 deri më 2012.

- Advertisement -

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në minutën e 5 të ndeshjes...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden në një anije humanitare gjermane,...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu Fati, ku e ka shpërblyer...

Dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë të hënën

Përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për të hënën raund të ri bisedimesh në nivel ekspertësh, më 28 shtator.

Zaev takon Ambasadaorin holandez Jan Kop

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Dirk Jan Kop, ambasador i Mbretërisë së...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -