Qindra refugjatë hyjnë në Austri

TË FUNDIT

Qindra refugjatë kanë mbërritur me tren në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, pasi janë mbajtur për disa orë në kufirin hungarez. Shumë prej emigrantëve morën menjëherë trenat për në Gjermani.

Autoritetet austriake kanë deklaruar se do të shtojnë kontrollin e automjeteve që vijnë nga Hungaria, pasi u gjetën 71 të vdekur në një kamion. Numri i emigrantëve që futen në Europë ka arritur nivele rekord, me 107 500 që kanë hyrë vetëm gjatë muajit korrik.

Gjithashtu, autoritetet austriake ditën e hënë, thanë se do të ndalonin trenat që vinin nga Budapesti dhe do të kthenin mbrapsht të gjithë ata që kërkonin azil në Hungari, por nuk dihet nëse kjo gjë ka ndodhur apo jo.

Gjermania është vendi i përzgjedhur nga emigrantët. Këtë vit, pritet që në këtë vend të hyjnë 800 000 vetë, 4 herë më shumë sesa vitin e kaluar.