Në të gjitha shkollat e Kosovës, përjashtim disa prej tyre që nuk janë përgatitur ende,ka nisur viti i ri shkollor 2015/2016.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, kanë qenë të parët që kanë uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë vit.
Ndërsa, sot udhëheqësit e vendit do të vizitojnë disa prej objekteve shkollore. Ministri Bajrami do të vizitojë shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasave të para.
Vizita e ministrit do të bëhet në orën 13:30.
E kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën për Arsim të kësaj komune Arbërie Nagavci, në orën 10:00, do të jenë në shkollat “Meto Bajraktari”, “Gjin Gazulli” dhe “Xhemajl Mustafa”.
