Trafikuesit e refugjatëve dhe imigrantëve shumë më tepër po përdorin shtegun nëpër Maqedoni, serbi dhe Hunfari deri në Austri, se sa shtegun e rrezikshëm për transportin e imigrantëve nëpër Detin Mesdhe, dëshmojnë rezultatet më të reja të agjencisë së Bashkimit Evropian për kontrollin e kufijve, Fronteks.
Nga janari deri në korrik të këtij viti mbi 102 mijë njerëz kanë hyrë në Austri, duke kaluar nëpër Ballkanin Perëndimor, rreth 10 mijë persona më shumë, se sa ata që kanë hyrë në Evropë nëpër shtegun e Detit Mesdhe, ka njoftuar Fronteks.
Përderisa po vazhdon kërkimi i përgjegjësve për tragjedinë, si pasojë e së cilës 71 persona u gjetën të vdekur në një kamion në Austri, Europoli njoftoi se në Hagë do të zhvillohet një seri e takimeve me zyrtarët nga së paku gjashtë shtete, gjë që dëshmon se trafikuesit po veprojnë në një nivel mbi-kombëtar. Duke kontrolluar shtegun gjithnjë e më të preferuar dhe të popullarizuar nëpër Ballkan.
Evropoli aktualisht është duke zhvilluar 130 hetime që ndërlidhen me trafikun e qenieve njerëzore, në të cilin janë të angazhuara grupet kriminale, të cilat fillimisht ishin të angazhuara në trafikun me lëndë narkotike, shpërlarje të parave dhe shitje të femrave për prostitucion.
Agjencia njoftoi se ka identifikuar 3 mijë aktorë serioz, të ndërlidhur me trafikun me qenie njerëzore në Evropë./21Media
