Kocijançiq, BE: Shtyrja e afateve të marrëveshjes brengos seriozisht Komisarin Han

0

Eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han është i brengosur seriozisht nga mossuksesi i katër partive politike në Maqedoni për mosarritjen e marrëveshjes për Kodin Zgjedhor dhe përbërjen e ardhshme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – kjo u theksua sot nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq në konferencën me gazetarët në Bruksel.

Sipas saj, nga kjo situatë e krijuar janë tejkaluar afatet e përcaktuara për implementimin e plotë të marrëveshjeve politike të 2 qershorit dhe 15 korrikut.  Kocijançiq tha se komisioneri Han me shumë kujdes po ndjekë implementimin e marrëveshjes politike në Shkup dhe shtyrjen e sjelljes së vendimeve për çështjet kyçe.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian theksoi se Brukseli pret që të ketë vullnet politik dhe kompromis për arritjen e marrëveshjes për çështjet e hapura, që sipas saj do të jetë në interes të vendit.

 

 

Hapet TEHNOMA 2015

0

Sot në Panairin e Shkupit u hap Panairi i 41-të ndërkombëtar të metalurgjisë, elektronikës, energjetikës, jometaleve, ndërtimtarisë, sigurisë dhe mbrojtjes – TEHNOMA 2015. Manifestimin e hapi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, i cili e vlerësoi këtë panair si manifestim që stimulon dhe promovon inovacionin, që sipas tij është bazë për përmirësimin e konkurrencës.

Ai potencoi se nuk ekziston konkurrencë e shteteve, por ekziston konkurrencë e kompanive, ndërsa përmbledhja e kompanive një shteti, në të vërtetë e definon edhe shkallën e konkurrencës së atij shteti. “Njëra prej matjeve të konkurrencës është aftësia e saj të eksportojë, por të eksportojë prodhime me shkallë të lartë të vlerës së shtuar. për të pasur shkallë të madhe të vlerës së shtuar të prodhimeve tona është e nevojshme në to të ndërtojmë njohuri, por edhe risi, gjegjësisht inovacione. Pikërisht panairi sot i dedikohet kësaj teme”, tha Peshevski.

Stavreski për buxhetin: Investime të larta, deficit më i ulët, rritje e pensioneve dhe ndihmave sociale

0

Zëvendëskryeministri dhe ministëri i Financave, Zoran Stavreski, në elaborimin rreth Propozim-buxhetit për vitin 2016 para anëtarëve të Komisionit për financim dhe buxhet, theksoi se me propozim-buxheti për vitin 2016 do të mundësoje nivel më të ulët historik të investimeve, do të rriten pensionet dhe kompensimet për ndihmë sociale, ndërsa deficiti buxhetor do të zvogëlohet prej 3,6 në 3,2 për qind nga BPV-ja.

“Do të vazhdohet me politikat për kujdes për kategoritë e ndjeshme sociale, para se gjithash pranuesve të ndihmës sociale dhe pensionistëve, si dhe bujqëve për të cilat në buxhetin për vitin 2016 janë parashikuar shumë të larta të mjeteve dhe rritje të reja të ndihmës sociale dhe të pensioneve”, theksoi Stavrski.

Sipas tij, këtë vit përfundohet me pozitën e fuqishme buxhetore, me likuiditetin e mirë të buxhetit dhe servisim në kohë dhe i rregullt  i të gjitha obligimeve nga buxheti. “Ajo na jep bazë të mirë  që të hyjmë në vitin 2016  me pozitë të mirë buxhetore dhe me saldo dhe dinamikë të cilat do të mundësojnë  të realizohen pritjet për vitin 2016, ndërsa ajo është deficiti buxhetor të zvogëlohet prej 3,6  në 3,2 për qind nga BPV-ja”, tha Stavreski.

Maxhuni: Dje u përdorën gurët dhe kokteje molotovi kundër policisë

0

Në konferencën e Policisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm, Shpend Maxhuni ka sqaruar çështjen e thirrjeve të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut në stacionin policor.

Sipas Maxhunit, janë shpërndarë dy thirrje, për të cilën, atë të Kurtit e ka refuzuar babai i deputetit n fjalë, ndërsa të Haxhiut, bashkëshorti.

“Javën e kaluar kanë qene disa zhvillime ne Kuvend. Polici e Kosovës ka shpërndare dy thirrje për Kurtin dhe Haxhiun. Babai i Kurtit e ka refuzuar atë të djalit, ndërsa të Haxhiut bashkëshorti i saj. Më pas ata janë ftuar në intervistim pas telefonatave, por edhe kjo është refuzuar”, ka thënë Maxhuni, raporton Indeksonline.

Maxhuni ka thënë se Policia e Kosovës e njeh të drejtën e qytetarit që secili i ka mendimet e tij, por që dje kanë pasur të bëjnë me dhunë, e përkundër kësaj, PK-ja është treguar e përmbajtur.

Ai ka thënë se janë përdorur mjete të forta, si gurët dhe koktej molotovi kundër policisë.

“Janë përdorur mjete të forta, si gurë dhe koktej molotovi që janë perdorur si armë kundër policise. Pk në asnjë moment nuk do të shkelë të drejtat e qytetarëve të Kosovës. Të gjitha tendencat e tjera mendoj që janë të pa verteta. Kjo ka qenë policia e Kosoveës, është dhe do të jetë e Kosovës”, ka thënë Maxhuni

"Civil" reagon për ngecjen e bisedimeve: Të dorëhiqet qeveria aktuale

0

Qendra për Liri “CIVIL” kërkoi sot zbatimin urgjent të marrëveshjes së Përzhinos dhe shtyrjen e zgjedhjeve për një muaj. Por, kjo organizatë vlerëson se nuk duhet të ketë shtyrje të afatit të dorëheqjes së kryeministrit Nikola Gruevski.

Në komunikatën për media nënvizohet se Maqedonia ende po pret ndryshimet e Kodit zgjedhor, reformat në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, por edhe reforma të tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Qendra për Liri “CIVIL” gjithashtu thekson se nëse nuk ndërpritet fushata qeveritare e  keqpërdorimit të resurseve publike dhe nuk zbatohet marrëveshja politike, atëherë qeveria duhet që sa më shpejt të dorëhiqet.

Kjo organizatë ndër të tjera kërkon që edhe Prokuroria Speciale të përshpejtojë punën e saj dhe të fillojë hetimin e përmbajtjes së materialeve të bisedave të përgjuara.
 

Selimi: Beteja e vështirë për UNESCO

0

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka dhënë një intervistë për të përditshme beogradase “Danas” lidhur me votimin në Bordin Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në kuadër të procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara.

I pyetur se çfarë kishte pritur pret nga mbledhja e djeshme e Bordit Ekzekutiv, ku Kosova korri sukses, Selimi tha se pret që bordi të vendosë për përfshirjen e kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO në agjendën e tij. Selimi theksoi se Bordi i ka 58 anëtarë dhe se Serbia ka përdorur gjithë makinerinë e saj të propagandës për të mos e lënë Bordi të shqyrtojë aplikacionin e shtetit kosovar.

Zëvendësshefi i diplomacisë kosovare tha për mediumin beogradas së në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s po zhvillohen një sërë betejash të ashpra. “Ne po veprojmë me një qasje tejet pozitive, po flasim për shkencë, kulturë, arsim dhe domosdoshmërinë që Kosova të mos mbetet e izoluar. Jemi mirënjohës që një numër rekord i shteteve e kanë përkrahur futjen e kërkesës sonë si pikë të agjendë,” deklaroi Selimi duke shtuar se “s’mund të fsheh faktin që jam i shokuar me strategjin ë e Serbisë. Ajo bazohet në një qasje tejet negative dhe gënjeshtra të kulluara. Qeveria e Serbisë po shpreson se nëse i përsërit shumë herë deklaratat e paqena, ndoshta një numër i mjaftueshëm shtetesh do t’u besojnë atyre”.

Ai tha se Qeveria e Serbisë po i kapërcen të gjithë kufijtë e protokollit diplomatik, duke rikujtuar deklaratat famëkeqija të ambasadorit serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, dhe së fundi vet kryeministrit Vuçiq, të cilët i vënë Kosovës epitete prej më të ndyrave, madje duke e quajtur si “terroriste”, ndërsa ambasadorëve u është urdhëruar që të mos ndalojnë së quajturi Kosovën “ISIS”.

Selimi theksoi se, në javët në vazhdim, Kosova do të nënshkruajë traktatin e parë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai tha se qasja e Kosovës nuk është që të godasë fqinjët e saj, por se synon që të konsolidojë pozitën e saj në arenà «n ndërkombëtare.

Sa i përket trashëgimisë fetare dhe objekteve fetare në Kosovë në përgjithësi, zëvendësministri Selimi tha se asnjë objekt fetar, përfshirë kishat, nuk do kërcënohet nga vandalët. “Ato janë plot me turistë dhe janë pjesë e sistemit tonë kushtetues. Është gënjeshtër e radhës që anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të dëmtojë kishën. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka përpiluar tre raporte ku përgëzon Kosovën për dialogun ndërfetar. Ne jemi pjesëtarë aktivë të koalicionit global për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm,” tha Selimi dhe shtoi se Kisha Ortodokse Serbe është e sigurt në Kosovë dhe do të jetë edhe më e sigurt kur Kosova bëhet anëtare e UNESCO-s.

Selimi tha se Kosova ka çështje të ndryshme për t’i spastruar me Serbinë, në mesin e tyre edhe 1 miliard euro që qeveria serbe i ka vjedhur nga pensionet e Kosovës, si dhe borxhi prej 5 miliardë eurosh për kompensimin e dëmeve të luftës. “Këto janë temat që mund t’i diskutojmë. Selimi tha se Kosova vazhdon rrugën e saj drejt BE-së, ndërsa dialogu ka të bëjë me dy shtete që po e njohin njëri-tjetrin pak nga pak.

Në fund, zëvendësministri Selimi tha se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë që fëmijët tanë të jenë të izoluar dhe të mos kenë qasje në UNESCO, vetëm për shkak se fqinjët tanë janë në vorbullën e një furie nacionaliste.

AAK: Lironi aktivistët tanë

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se 6 aktivistët e saj, Armend Loshaj, Arbër Kaçorraj, Eldrin Cacaj, Visar Dobraj, Shpat Selmanaj dhe Ardenis Likaj, që janë arrestuar mbrëmë, ende po mbahen në paraburgim.

“Aktivistët e AAK-së, nuk kanë ushtruar dhunë dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Sipas informatave tona, ata janë arrestuar përballë Grandit, duke lëvizur fare natyrshëm.Konsiderojmë se mbajtja pa arsye e aktivistëve të AAK-së, ka për qëllim përkeqësimin e situatës dhe është provokim i hapur ndaj nesh”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

AAK ne nje kumtese tjeter lidhur me kete rast thotë:
“Policia e Kosovës ka përdorur dhunë ndaj aktivistëve të AAK-së edhe brenda në stacion të policisë. Në mesin e të rrahurve keq është edhe Armend Loshaj, i lindur me 1996, i cili është arrestuar pa qenë i përfshirë në akte të dhunshme dhe është rrahur, brenda stacionit policor, gjë që është shkelje e rëndë e detyrave të policisë dhe drejtave të njeriut. Keqtrajtimin e tij fizik e ka konfirmuar edhe avokati i tij.
Drejtori i policisë dhe Ministri duhet që urgjentisht të japin sqarime për dhunën që policia po e përdorë brenda objekteve të saj.
Polica duhet ta kryej detyren e jo të shndërrohet në polici të politike. AAK do të ushtrojë padi kundër policëve dhe urdhërdhënësve të tyre për dhunë ndaj qytetarëve që i mban në paraburgim.
Ligji nuk mbrohet duke përdorur kërbaçin ndaj fëmijëve dhe qytetarëve të pambrojtur!”

Aksident i rëndë në Kërçovë 20 të lënduar, 9 në gjendje të rëndë!

0

20 veta janë lënduar në aksidentin e komunikacionit që ndodhi sot në mëngjes në rrugën Kërçovë – Osllomej.

Në këtë aksident janë përplasur dy furgonë dhe një kamion, me ç’rast janë lënduar 20 udhëtarët e dy furgonëve, 9  prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër dhe në Klinikat e Shkupit.

Policia e Kërçovës njoftoi se aksidenti ndodhi derisa njëri furgon po tejkalonte tjetrin dhe është përplasur drejtpërdrejt me kamionin që po lëvizte në drejtimin e kundërt. Pjesa më e madhe e të lënduarve janë punëtorë të Termoelektranës “Osllomej”.

VV: Situata është e paqëndrueshme – Isa Mustafa duhet ta tërheqë nënshkrimin

0

albin kurtiNë një konferencë të jashtëzakonshme Lëvizja Vetëvendosje sërish ka dënuar arrestimin e mbrëmshëm e ish-liderit të tyre dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës Albin Kurti.

Nënkryetari Driton Çaushi ka thënë se e vetmja mundësi reale në këtë situatë është që qeveria të tërhiqet nga këto marrëveshje, ose të bie bashkë më to.

“Ne jemi të vendosur që t’i kundërshtojmë këto marrëveshje deri në fund, dhe mendojmë që çdo mundësi tjetër është shteruar. Ne kemi argumentuar mjaftueshëm deri tani dhe besojmë që ka kaluar koha e argumentimit për dëmet nga këto marrëveshje, nuk kemi dëgjuar nga askush asnjë argument serioz në mbrojtje të këtyre marrëveshjeve”, ka thënëÇaushi.

Ndërkaq, kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca ka thënëse me veprime të tilla, Qeveria Mustafa po i kontribuon eskalimit të situatës. Sipas tij, nëse “Isa Mustafa nuk e kthen mbrapshtë “Zajednicën” dhe demarkacionin me Malin e Zi, pakënaqësia me siguri që do të shpërthejë.”

“Kjo gjendje politike në Kosovë, me forcimin e Serbisë përmes “Zajednicës”, me humbjen e mijëra hektarëve të territorit, me krimin e organizuar deri në maje të Qeverisë, me korrupsionin e pushtetit që nuk po ndalet kurrë – kjo gjendje është e paqëndrueshme”, tha më tej Konjufca.

Pas arrestimit të mbrëmshëm të deputetit të Lëvisjës Vetëvendosje, Albin Kurti, në Prishtinë janë zhvilluar protesta nga aktivistë të kësaj lëvizje.

Policia e ka arrestuar nëntë aktivistë të tjerë të subjekteve të ndryshme, ndër të cilët edhe anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes VetëvendosjeYlli Hoxha, njofton kjo lëvizje.

Kurti: U arrestova dhe lirova pa asgjë të shkruar – Policia: Ka qenë i njoftuar, nuk pranonte ftesat

0

Pas lirimit, Kurti tha se polici i cili e ndali veturën e tij në Çagllavicë nuk prezantoi kurrfarë dokumenti.

“Ne nuk dolëm nga makina pa na dhënë urdhër arrestin, ata na nxorën me dhunë nga makina dhe na dërguan në stacionin e policisë, sikur nuk na dhanë as në stacion”…“U ndalova, u arrestova, u lirova pa asgjë të shkruar”…“Në Kosovë edhe politika është bërë policore, por edhe policia është bërë politike” – ishin thekset e prononcimit të deputetit të Vetvendosjes pas daljes nga stacioni policor sonte në Prishtinë.

Policia e Kosovës, përmes zëdhënësit të saj Baki Kelanit për KosovaPress informoi lidhur me skenarin e përcjelljes së urdhrit të Prokurorisë për paraqitje në Polici për Albin Kurtin. Sipas Kelanit, Albin Kurti ka qenë i njoftuar me ftesën e Policisë së Kosovës për t’u paraqitur në një intervistë me kërkesë të prokurorit. Kelani tha se Kurtit i është dërguar “thirrja” në shtëpinë e tij, por familjarët kishin refuzuar ta pranojnë atë.

“Më pas Policia e ka telefonuar Kurtin në numrin e tij personal për disa herë, por Kurti nuk i është përgjigjur telefonatave të Policisë. Vetëm pas telefonatave Kurti ka udhëtuar për në Maqedoni, përmes pikë kalimit kufitarë të Hanit të Elezit, nga ku i është drejtuar aeroportit të Shkupit për të fluturuar në Belgjikë”, tha Kelani për KosovaPress.

Sot, sipas policisë, pas kthimit të Kurtit nga Belgjika në Shkup, dhe me të hyrë në Kosovë, Kurti është përcjellur nga policia e Kosovës dhe është ndalur gati në hyrje të Prishtinës, kur edhe i është shqiptuar thirrja e Prokurorisë për intervistim. “Policia e ka pritur kthimin e Kurtit në Kosovë dhe e ka arrestuar atë mbrëmjen e kaluar. Me tu ndalur, Kurtit i është kumtuar gojarisht se ftohet të intervistohet nga prokurori i lëndës, dhe për këtë Kurti nuk e ka kundërshtuar e as rezistuar Policisë së Kosovës”, tha Kelani.