AAK: Lironi aktivistët tanë

TË FUNDIT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se 6 aktivistët e saj, Armend Loshaj, Arbër Kaçorraj, Eldrin Cacaj, Visar Dobraj, Shpat Selmanaj dhe Ardenis Likaj, që janë arrestuar mbrëmë, ende po mbahen në paraburgim.

“Aktivistët e AAK-së, nuk kanë ushtruar dhunë dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Sipas informatave tona, ata janë arrestuar përballë Grandit, duke lëvizur fare natyrshëm.Konsiderojmë se mbajtja pa arsye e aktivistëve të AAK-së, ka për qëllim përkeqësimin e situatës dhe është provokim i hapur ndaj nesh”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

AAK ne nje kumtese tjeter lidhur me kete rast thotë:
“Policia e Kosovës ka përdorur dhunë ndaj aktivistëve të AAK-së edhe brenda në stacion të policisë. Në mesin e të rrahurve keq është edhe Armend Loshaj, i lindur me 1996, i cili është arrestuar pa qenë i përfshirë në akte të dhunshme dhe është rrahur, brenda stacionit policor, gjë që është shkelje e rëndë e detyrave të policisë dhe drejtave të njeriut. Keqtrajtimin e tij fizik e ka konfirmuar edhe avokati i tij.
Drejtori i policisë dhe Ministri duhet që urgjentisht të japin sqarime për dhunën që policia po e përdorë brenda objekteve të saj.
Polica duhet ta kryej detyren e jo të shndërrohet në polici të politike. AAK do të ushtrojë padi kundër policëve dhe urdhërdhënësve të tyre për dhunë ndaj qytetarëve që i mban në paraburgim.
Ligji nuk mbrohet duke përdorur kërbaçin ndaj fëmijëve dhe qytetarëve të pambrojtur!”