Eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han është i brengosur seriozisht nga mossuksesi i katër partive politike në Maqedoni për mosarritjen e marrëveshjes për Kodin Zgjedhor dhe përbërjen e ardhshme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – kjo u theksua sot nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq në konferencën me gazetarët në Bruksel.
Sipas saj, nga kjo situatë e krijuar janë tejkaluar afatet e përcaktuara për implementimin e plotë të marrëveshjeve politike të 2 qershorit dhe 15 korrikut. Kocijançiq tha se komisioneri Han me shumë kujdes po ndjekë implementimin e marrëveshjes politike në Shkup dhe shtyrjen e sjelljes së vendimeve për çështjet kyçe.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian theksoi se Brukseli pret që të ketë vullnet politik dhe kompromis për arritjen e marrëveshjes për çështjet e hapura, që sipas saj do të jetë në interes të vendit.
