Sot në Panairin e Shkupit u hap Panairi i 41-të ndërkombëtar të metalurgjisë, elektronikës, energjetikës, jometaleve, ndërtimtarisë, sigurisë dhe mbrojtjes – TEHNOMA 2015. Manifestimin e hapi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, i cili e vlerësoi këtë panair si manifestim që stimulon dhe promovon inovacionin, që sipas tij është bazë për përmirësimin e konkurrencës.
Ai potencoi se nuk ekziston konkurrencë e shteteve, por ekziston konkurrencë e kompanive, ndërsa përmbledhja e kompanive një shteti, në të vërtetë e definon edhe shkallën e konkurrencës së atij shteti. “Njëra prej matjeve të konkurrencës është aftësia e saj të eksportojë, por të eksportojë prodhime me shkallë të lartë të vlerës së shtuar. për të pasur shkallë të madhe të vlerës së shtuar të prodhimeve tona është e nevojshme në to të ndërtojmë njohuri, por edhe risi, gjegjësisht inovacione. Pikërisht panairi sot i dedikohet kësaj teme”, tha Peshevski.
