Zëvendëskryeministri dhe ministëri i Financave, Zoran Stavreski, në elaborimin rreth Propozim-buxhetit për vitin 2016 para anëtarëve të Komisionit për financim dhe buxhet, theksoi se me propozim-buxheti për vitin 2016 do të mundësoje nivel më të ulët historik të investimeve, do të rriten pensionet dhe kompensimet për ndihmë sociale, ndërsa deficiti buxhetor do të zvogëlohet prej 3,6 në 3,2 për qind nga BPV-ja.
“Do të vazhdohet me politikat për kujdes për kategoritë e ndjeshme sociale, para se gjithash pranuesve të ndihmës sociale dhe pensionistëve, si dhe bujqëve për të cilat në buxhetin për vitin 2016 janë parashikuar shumë të larta të mjeteve dhe rritje të reja të ndihmës sociale dhe të pensioneve”, theksoi Stavrski.
Sipas tij, këtë vit përfundohet me pozitën e fuqishme buxhetore, me likuiditetin e mirë të buxhetit dhe servisim në kohë dhe i rregullt i të gjitha obligimeve nga buxheti. “Ajo na jep bazë të mirë që të hyjmë në vitin 2016 me pozitë të mirë buxhetore dhe me saldo dhe dinamikë të cilat do të mundësojnë të realizohen pritjet për vitin 2016, ndërsa ajo është deficiti buxhetor të zvogëlohet prej 3,6 në 3,2 për qind nga BPV-ja”, tha Stavreski.
