DERI NË MAJ DO TË KETË AKUZË PËR ORGANIZATORËT, RUSKOSKA: NUK BESOJ SE DO TA MARRË NË PYETJE GRUEVSKIN

0

Më së voni deri në maj pres që të ngrihet aktakuzë për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017, deklaroi prokurorja Villma Ruskoska, duke shtuar se nuk pret që së shpejt t’i ofrohet mundësia që të marrë në pyetje edhe ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati.  Ajo nuk deshi që të saktësojë se cili është profili i dëshmitarëve që i ka marrë në pyetje. Në lidhje me reagimet e një pjese e të arrestuarve të kësaj lënde, që vlerësojnë se masa e paraburgimit është e pabazuar dhe se deri më tani nuk kanë qasje deri te provat, Ruskoska tha se Gjykata duhet të vlerësoj se a është paraburgimi i bazuar apo jo.

“Një pjesë të dëshmitarëve që planifikova t’i marrë në pyetje, i mora në pyetje. Këtë javë merren në pyetje të akuzuarit. Javën e ardhshme ndoshta do të merrem vesh me palën mbrojtëse që  t’i kontrollojnë provat, ndërsa do të shoh nëse duhet të merret në pyetje edhe ndonjë dëshmitar tjetër, pas çka do ta përfundoj hetimin”, potencoi Prokurorja, Villma Ruskoska.

MAQEDONIA PLANIFIKON NDIHMË PËR NOTRE DAMIN, SHUMË OBJEKTE TONA JANË LËNË NË HARRESË

0

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut do të komunikojë me Ministrinë e Jashtme të Francës për ta pyetur nëse kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë në rindërtimin e Katedrales së djegur të Notre Damit.  Kjo u vendos mbrëmë në seancë qeveritare, ndërsa ende nuk dihet se në ç ‘formë dhe mënyrë do të jepet mbështetje Francës.

“Ne së pari shprehim nderim dhe pastaj edhe dëshirë që nëse ka nevojë dhe nëse kemi kapacitete për segmente të caktuara, ndërsa kemi, më besoni do të befasoheni për disa punë, kur ta konfirmojmë do t’iu informojmë. Për momentin nuk mund t’ju tregoj çfarë dhe si, kuptohet kjo o të jetë në pajtim me informacionin që do e marri nga Franca”, potencoi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Nga Kabineti i Nikolla Dimitrovit na thanë se tashmë janë në konsultime me Ministrinë e Jashtme të Francës se çfarë ndihme u duhet atyre. E ndonëse ende nuk dihet se ç ‘lloj mbështetjeje mund të jepet për Notre Damin, e pyetëm Ministrin e Kulturës nëse e sheh të arsyeshme që Qeveria të ndanë para për Katedralen në kohë kur objekte të trashëgimisë tonë kulturore në shumë raste presin fonde të “USAIDI-it”, “Tika-s” ose organizatave të tjera për t’u restauruar.

“Është vendim i qeverisë me përkrahje simbolike me qëllim që të tregojmë se jemi në anën e duhur të kohës. Është vlerë botërore, vlerë e trashëgimisë kulturore botërore dhe ne në formë simbolike do ta përkrahim restaurimin e saj, ose çfarëdo ndihme tjetër që ne me kapacitete tona do t kemi mundësi”, deklaroi Ministri i Kulturës Asaf Ademi.

Ademi thotë se çdo vit edhe shteti ndanë mjete për objektet e trashëgimisë kulturore, por Ministria nuk refuzon as fondet që vijnë nga të huajt. Për 2019 Ministria e Kulturës ka ndarë rreth 5 milion e 900 mijë euro për mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Megjithatë ende shumë objekte janë lënë në harresë, e që presin radhën për t’u restauruar e konservuar, ndër të cilat kujtojmë:

Xhaminë “Koxha Memmet Bej” në Kumanovë që daton nga viti 1380-të.

Kishën “Shën Anastasi” në fshatin Varosh.

Xhaminë “Koxha Kadisë” në Manastir.

Xhaminë e “Husamedin Pashës” në Shtip që daton nga shekulli i 16-të.

Xhaminë e Çarshisë në Prilep, e vitit 1475.

Ose Manastirin e “Shën Arhangell Mihajllit” afër Velesit, i cili nga viti 1981 është shpallur monument kulture

Ndërkaq kujtojmë se me mbështetje të Agjencisë turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, deri më tani janë restauruar ose janë në proces e sipër disa xhami, si ajo e Hajdar Kadisë në Manastir, Allaxha në Shkup, Xhamia Sulltan Murat dhe Kulla e Sahatit në Shkup si dhe xhamia në Saraj. Muaj më parë USAID-i amerikan me 89 mijë dollarë ndihmoi në konservimin e qendrës arkeologjike Stobi.

Përgatiti: Besir Arifi

ANTIKORRUPSIONI PRANOI ANKESAT E VMRO-së, PAGESA E BORXHEVE NDAJ VRESHTARËVE KUNDËRLIGJORE

0

Komisioni për luftimin e korrupsionit ka nisur hetimin mbi dyshimet për keqpërdorime të 77 milion denarëve nga ana e Agjencisë për mbështetje të bujqësisë. Këto para u janë ndarë 2000 kultivuesve të rrushit, me çka komisioni dyshon se në këtë mënyrë mund  të ndikohet në blerje të votave, pasi paratë janë dhënë në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Këtë rast në Komisonin për luftimin e korrupsionit e ka denoncuar Igor Janushev nga VMRO DPMNE.

“Pasi pagesa është bërë në periudhën zgjedhore, ndërsa nga informatat e publikuara nuk është e qartë se a bëhet fjalë për pagës të rregullt apo të jashtëzakonshme nga mjetet e buxhetit të institucionit , ku propozoj që në rendin e ditës për hapjen e procedurës, të vërtetohet situata faktike sipas iniciativës së vetë komisionit për parandalimin e korrupsionit”, u shpreh Nuri Bajrami, nënkryetar i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.

Ndërkohë Antikorrupsioni pranoi një kërkesë tjetër të VMRO-së lidhur me vendimin e kryetarit të Gazi Babës për të angazhuar sigurim privat nëpër 13 shkolla dhe çerdhe publike, gjatë periudhës zgjedhore. Antikorrupsioni për këtë rast vendosi të nisë procedurë kundërvajtëse.

“Për sigurinë e të gjitha 11 shkollave fillore dhe 2 kopshteve për fëmijë përfshirë të gjitha 10 objektet e tyre në kurriz të Komunës së Gazi Babës, me të cilët prindërit të lirohen nga pagesa e sigurisë dhe institucionet të lirohen nga pagesa e sigurisë, shuma e cila është në vlerë prej 4 milion denaresh. Kryetari i komunës së Gazi Babës Boris Gergievski, ka kryer shkelje të nenit 8/A të kodit zgjedhor”, deklaroi Shemsi Sallai, anëtar i KSHPK.

Antikorrupsioni pranoi pjesërisht edhe ankesën për komunën e Shtipit për dyshimet e shkeljeve të Kodit Zgjedhor. Iniciativa do të ngritet ndaj kryetarit të Komunës së Shtipit shkaku i shpërndarjes së drunjëve për nxehje në disa familje. Antikorrupsioni hapi hetim edhe për Ministrinë e Bujqësisë, cila  ka bërë pagesën e 27 milion eurove për pagesën e subvencioneve të duhanit.  Eshte nisur hetim edhe për një administratorë në NP Ujësjellësi, i cili ka shkuar në punë me bluzë me mbishkrime dhe fotografi të Stevo Pendarovskit. Antikorrupsioni solli vendim edhe për nisjen e hetimit për politizimin e vendeve të punës.

Përgatiti: Zimer Jashari

KOMUNA E HARAÇINËS DËNON FUQISHËM SULMIN NDAJ EKIPIT TË TV21

0

Komuna e Haraçinës me një postim në facebook ka dënuar fuqishëm sulmin që i është bërë ekipit të TV21, gjatë ditës së djeshme derisa kryenin punën e tyre.

Në reagimin e Komunës thuhet: “ E dënoj fuqishëm ngjarjen e pahijshme brenda zyrave të komunës. Si e para e Komunës, do të angazhohem personalisht raste të tilla mos të ndodhin asnjëherë.
Fjala e lirë, informimi publik dhe puna e mediumeve janë të shenjta dhe fuqishëm qëndroj pas këtyre vlerave, të cilat janë të garantuara edhe me Kushtetutë. Pres dhe u kërkoj institucioneve përgjegjëse sa më shpejtë ta zbardhin këtë ngjarje dhe personat përgjegjës të marrin sanksionimin e merituar” thuhet në reagimin e  Komunës së Haraçinës në facebook.

REAGON SHGM, DËNON KËRCËNIMET NDAJ EKIPIT TË TV21

0

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër sulmin mbi gazetarin dhe kameramanin e TV21 nga ana e disa personave nga Haraçina.

Sjellja e tillë e dhunshme dhe primitive, posaçërisht kur vjen nga ana e personave të afërt të figurave politike, është e papranueshme dhe paraqet sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së informimit. Kjo paraqet ndërhyrje klasike në kryerjen e punës së gazetarëve.

SHGM do ta paraqesë këtë incident edhe në Platformën Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurinë e Gazetarëve.

Pengohet ekipi i TV21 të raportojë për kanalizimin në Haraçinë! “Me i fshi gjitha se copa i bëj!”

0

“Me i fshi krejt se pasha zotin copa i bëj! njo s’e lo mbi tokë! (qeshin tjerët)

“le të më mshelin! Nuk njoh ligj unë!”

Kështu të presin në Haraçinë, kur shkon për t’i qarë hallet e banorëve me zyrtarët e komunës.

Të paktën katër persona, e zunë në pritë ekipin e TV21, që deshi ta vizitojë komunën dhe të marrë përgjigje nga përgjegjësit e komunës, për hallet e qytetarëve të vet!

Por, katër burrat, e ndaluan ekipin dhe deshën ndryshe t’i zgjidhin punët!

Të dyshuarit, siç shihet në pamje, shfaqën forcë dhe dhunë psikike ndaj gazetarit dhe kamermanit, dhe tentuan që ta “urdhëron dhe ta mësoj” ekipin televiziv se çka guxojnë dhe çka s’guxojnë të bëjnë përderisa janë në Haraçinë.

“Dyshuari 1: Vallha bila, copa i boj! Dhe kërkush nuk hin me fol kundër diçka, se i kam shokë këtu!”

Dyshuari 2: Hajt se i fshijnë, mos bajë gajle!

Sipas informatave të para, asnjëri nga të dyshuarit, dhe as zyrtari partiak, nuk janë të punësuar në komunë.

Por, nën kërcënim të “thyerjes së kamerës” dhe frikësim të gazetarit, ky zyrtar politik dhe miqtë e tij, e ftojnë ekipin televiziv, që të hyjnë në komunë dhe të merren vesh se s’i t’i fshijnë deklaratat e qytetarëve, që ishin ankuar për hallet e tyre.

Ekipin tonë e mbajtën në dhomë të errët, dhe nën trysni psikike “të ngujuar” brenda Komunës së Haraçinës, për dhjetëra minuta, ndërsa asnjë deklaratë nuk i dhanë aty.

Brenda në zyrë, prapë vazhduan me të njëjtën retorikë dhe kërcënime!

Dyshuari 1: “Ku janë bre, unë i fshijë! unë i thej krejt!

Dyshuari 2: Pasha zotin ky i then!

Gazetari: Unë me duhet me shku në televizion, ata vendosin. E kam kryeredaktorin, drejtorin…”

“Dyshuari tjetër: Mos gaboje me i qit…këtu është një X.Y. (emri i njohur për redaksinë) që i dinë krejt punët!”

Por, për çka u ankuan qytetarët e Haraçinës, dhe çfarë hallesh kanë!

Shkurt e shqip, ata me të cilët folëm, duan furnizim me ujë 24 orë, dhe kanalizim!

E për këtë arsye, ai thotë se ka problem me deklaratat e banorëve të Haraçinës!

Dyshuari 1:  krejt fshijë! Ato tjerat, ky fol mirë, ky fol mirë!

Gazetari: Jo, nuk mundem me i fshi!

Në fund të skenës skandaloze jashtë dhe brenda komunës, dhe për t’u siguruar se ekipi i TV21 e mori porosinë, dy të dyshuarit ndërrojnë qasje! Gazetarin dhe kamermanin i hypin në makinën e tyre dhe i kthejnë në qytet.

Me t’u kthyer në televizion, ekipi thirrë policinë dhe sqaron incidentin, meqë ende kishte nga i dyshuari, por këtë herë përmes telefonit.
Policia vjen në televizion dhe merr informata për kërcënimet. Në ndërkohë i dyshuari I kërkon falje gazetarit për sharjet dhe kërcënimet!

Policia thotë se po heton rastin!

PA VAKSINIM NUK KA AS SHKOLLË, PAVARËSISHT SE SHKOLLA FILLORE ËSHTË E OBLIGUESHME

0

Fëmijët që nuk janë vaksinuar kundër fruthit me vaksinën MRP, nuk do të mund të regjistrohen dhe as  të ndjekin procesin arsimor. Edhe pse arsimi fillor dhe i mesëm është i obligueshëm, nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kjo masë është sjellë në pajtueshmëri me ligjin për mbrojtje shëndetësore, dhe me vendimet e Gjykatës kushtetuese, ku thuhet se askush nuk ka drejtë të vë në rrezik shëndetin publik. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se nuk do të bëhen ndryshime në rregulloren e sistemit arsimor.

“Ka nene të qarta dhe të definuara në mënyrë precize, në ligjin për mbrojtje shëndetësore, në ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive, në rregulloret për imunizim, se fëmijët duhet të vaksinohen. Po e përsëris asnjë fëmijë nuk do të shkojë në çerdhe dhe në shkollë, i pavaksinuar. Gjithashtu kemi gjetur edhe vendime të Gjykatës kushtetuese, që janë sjellë për shkak të ankesave të mëparshme, të prindërve, në vitin 2014-2015. Vendimet janë të qarta se askush nuk ka të drejtë të rrezikojë shëndetin publik dhe askush nuk ka të drejtë me dëshirën e vetë të vë në rrezik që fëmijët tjerë të jenë të shëndetshëm”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq në ligjin “Për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive”, në nenin 33 thuhet se vaksinimi është i obligueshëm për të gjithë personat, kundër sëmundjeve të caktuara infektive ku bën pjesë edhe fruthi.

Neni 33

“Vaksinimi është i patjetërsueshëm për të gjithë personat e moshës së caktuar kundër tuberkulozes, difterisë, tetanusit, kollitjes së madhe, paralizës te fëmijët, fruthit, rubeolës, shytës, influencës së hemofilustë tipit B dhe hepatitis virusal B.

Në nenin 64, alineja 2, shkruhet se ndalohet lëvizja e personave që dyshohet ose tek të cilët është konstatuar sëmundje infektive.

Alineja 2 e nenit 64

“Ndalohet lëvizja e personave, për të cilët është konstatuar ose dyshohet se janë të sëmurë nga sëmundje e caktuar ngjitëse”.

Alineja 7 e nenit 64

“Ndalohen tubime të personave nëpër shkolla, kinema, teatro, lokale publike dhe vende publike, derisa zgjat rreziku i epidemisë”.

Në lidhje me këtë masë që është ndërmarrë për parandalim të përhapjes së fruthit, nga Ministria e arsimit thonë se ky është një vendim i detyrueshëm dhe se e respektojnë.

Nga Komisioni për sëmundje infektive, dje u shpall epidemi e fruthit në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Pas kësaj dolën lajme se nëpër qytete të caktuara kanë mungesë të vaksinës MRP. Filipçe thotë se të gjitha shtëpitë e shëndetit janë të furnizuara me vaksina dhe se mungon një lloj tjetër i vaksinës, që nuk ka të bëjë me fruthin.  Nga disa shtëpi shëndeti për TV21 thonë se ka mjaftueshëm vaksina, por ende nuk u ka ardhur njoftim zyrtar se është shpallur epidemi e fruthit në tërë territorin. Ato thonë se këtë informacion e kanë mësuar nga lajmet. Ndryshe nga fillimi i epidemisë  në dhjetor të vitit 2018 deri tani ka diku 1000 persona të prekur me fruth dhe 3 fëmijë kanë ndërruar jetë. Organizata Botërore e Shëndetësisë kumtoi se numri i të infektuarve nga fruthi në mbarë botën në tre muajt e parë të vitit 2019 është rritur për katër herë krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar. Në 170 shtete, janë regjistruar 112.163 raste të fruthit.

Përgatiti: Almedina Ismajli

Kërkohet ndëshkimi i autorëve të masakrave në Kosovë

0

Akademi përkujtimore kushtuar masakrës së Poklekut

Me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Poklekut, nën përkujdesjen e presidentit, Hashim Thaçi, u mbajt akademi përkujtimor kushtuar dëshmoreve të renë në këtë masakër. Gjatë ditës u bënë edhe homazhe në fshatin Poklek të Drenasit./21Media

MAQEDONIA PRODHON 700 MIJË TON MBETURINA, NDËRMARRJET KOMUNALE SHUMË PAK TË KYÇURA NË RICIKLIMIN E TYRE

0

Në Maqedoni për një vit mblidhen 700 mijë ton mbeturina prej të cilave 90% përfundojnë në deponi të egra. Profesori i fakultetit të makinerisë thotë se problemi më i madh qëndron te mbeturinat të cilat nuk selektohen, e me ketë as nuk mund të reciklohen mbeturinat.

“Deponitë regjionale janë zgjidhje e mirë. Propozojmë që mbeturinat të selektohen veçanërisht në vendet urbane. Të kontrollohen në mënyre rigoroze mbeturinat industriale. Dhe në fund mos të flasim për deponi, por për qendra të cilat i menaxhojnë mbeturinat prej të cilave marrim energji dhe materiale”, theksoi Dame Dimitrovski, profesor në fakultetin e makinerisë.

Studentët thonë se ndërmarrjet komunale janë shumë pak të kyçura në riciklimin e mbeturinave.

“Masa e mbeturinave e cila riciklohet bazohet në persona individual dhe organizata joqeveritare,  ndërsa amvisëritë dhe ndërmarrjet komunale janë shumë pak të kyçura dhe kjo duhet të ndryshohet nëse duam që të jemi me normat që i propozon Bashkimi Evropian”, u shpreh studentja, Jovana Lozanovska.

“Ме trajtimin e mbeturinave, do të shkatërrohen deponitë e egra të cilat janë më të pranishme në zonat rurale, si pasojë e mosveprimit të ndërmarrjeve komunale në zonat rurale, por vetëm në zonat urbane”, potencoi Filip Nikolovski, student.

Rreth 700 mijë ton mbeturina prodhohen çdo vit në vend, me çka secili individ krijon rreth 350 kg mbeturina në vit. 90% e mbeturinave përfundon në deponitë e egra, që vlerësohet të jenë rreth një mijë në të gjithë vendin. Në totalin e mbeturinave,  38 mijë ton janë plastikë, dhe mbi 40,000 ton janë mbeturina nga qelqi të cilat për tu prishur nevojiten një mijë vjet.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

Reka konstruktiv deri në fund, fton në kafe kundërkandidatët

0

Kandidati për president, Blerim Reka, në përfundimin e garës presidenciale, dy kundër kandidatët i fton për kafe në shtabin e tij. Shtabin e Rekës sot e vizitojë kundër kandidatja, Gordana Siljanovska Davkova nga opozitarja VMRO-DPMNE.

Nga shtabi i Rekës presin që këtyre ditëve t’i vizitojë edhe kandidati për president nga koalicioni qeveritarë, Stevo Pendarovski.

Me këtë siç njoftojnë nga shtabi i kandidatit për president, Blerim Reka thonë se e tërë kjo dëshmon se deri në fund do të udhëheqim fushatë të drejtë dhe fer.