Komisioni për luftimin e korrupsionit ka nisur hetimin mbi dyshimet për keqpërdorime të 77 milion denarëve nga ana e Agjencisë për mbështetje të bujqësisë. Këto para u janë ndarë 2000 kultivuesve të rrushit, me çka komisioni dyshon se në këtë mënyrë mund të ndikohet në blerje të votave, pasi paratë janë dhënë në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Këtë rast në Komisonin për luftimin e korrupsionit e ka denoncuar Igor Janushev nga VMRO DPMNE.
“Pasi pagesa është bërë në periudhën zgjedhore, ndërsa nga informatat e publikuara nuk është e qartë se a bëhet fjalë për pagës të rregullt apo të jashtëzakonshme nga mjetet e buxhetit të institucionit , ku propozoj që në rendin e ditës për hapjen e procedurës, të vërtetohet situata faktike sipas iniciativës së vetë komisionit për parandalimin e korrupsionit”, u shpreh Nuri Bajrami, nënkryetar i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
Ndërkohë Antikorrupsioni pranoi një kërkesë tjetër të VMRO-së lidhur me vendimin e kryetarit të Gazi Babës për të angazhuar sigurim privat nëpër 13 shkolla dhe çerdhe publike, gjatë periudhës zgjedhore. Antikorrupsioni për këtë rast vendosi të nisë procedurë kundërvajtëse.
“Për sigurinë e të gjitha 11 shkollave fillore dhe 2 kopshteve për fëmijë përfshirë të gjitha 10 objektet e tyre në kurriz të Komunës së Gazi Babës, me të cilët prindërit të lirohen nga pagesa e sigurisë dhe institucionet të lirohen nga pagesa e sigurisë, shuma e cila është në vlerë prej 4 milion denaresh. Kryetari i komunës së Gazi Babës Boris Gergievski, ka kryer shkelje të nenit 8/A të kodit zgjedhor”, deklaroi Shemsi Sallai, anëtar i KSHPK.
Antikorrupsioni pranoi pjesërisht edhe ankesën për komunën e Shtipit për dyshimet e shkeljeve të Kodit Zgjedhor. Iniciativa do të ngritet ndaj kryetarit të Komunës së Shtipit shkaku i shpërndarjes së drunjëve për nxehje në disa familje. Antikorrupsioni hapi hetim edhe për Ministrinë e Bujqësisë, cila ka bërë pagesën e 27 milion eurove për pagesën e subvencioneve të duhanit. Eshte nisur hetim edhe për një administratorë në NP Ujësjellësi, i cili ka shkuar në punë me bluzë me mbishkrime dhe fotografi të Stevo Pendarovskit. Antikorrupsioni solli vendim edhe për nisjen e hetimit për politizimin e vendeve të punës.
Përgatiti: Zimer Jashari
