GJERMANIA PENGESË TEKNIKE PËR DATËN NË QERSHOR, OSMANI: DO TË INSISTOJMË DERI NË MOMENTIN E FUNDIT

0

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani pret që raporti i progresit i Komisionit Evropian këtë vit të jetë me pozitivi që është dhënë ndonjëherë për Maqedoninë e Veriut. Por publikimi i tij më 29 maj ka vënë në pikëpyetje marrjen e datës në qershor për fillim të negociatave aderuese për në BE. Kjo sepse Bundestagu gjerman mes 29 majit dhe 19 qershorit kur do të mbahet mbledhja e Këshillit të Ministrave, ka vetëm një seancë parlamentare. E pa një vendim të Bundestagut qeveria gjermane nuk mund të marrë mandat që një shteti kandidat t’i japë dritë jeshile për nisje bisedimesh. Kjo ka ngritur shqetësimin tek parlamenti gjerman nëse do të kenë kohë që brenda një kohe të shkurtër ta shqyrtojë raportin dhe të marrë vendim për Maqedoninë e Veriut. Prandaj Gjermania si opsione po i sheh korrikun dhe shtatorin.

“Tani dilema është tek seancat e Parlamentit gjerman për të marrë vendim. Mirëpo të gjitha këto nuk e lëvizin fillimin e negociatave që është konferenca e përbashkët ndërmjet delegacionit shtetëror dhe vendeve anëtare në BE-së që duhet të mbahet në dhjetor. Unë mendoj se politikisht do të jetë mesazh jo i mirë nëse shtyhet mbledhja e parë e konferencës sepse ajo është fikse, mirëpo edhe qershori për ne është pjesë e simbolikës së narrativit dhe do të insistojmë deri në momentin e  fundit që momentet teknike të mos e lëvizin këtë vendim”, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Franca dhe Holanda janë dy shtete në të cilat ka hezitime se mund të ndikojnë tek shtyrja e konferencës ndërqeveritare pas dhjetorit. Deri më tani qeveria e vendit nuk ka ndonjë paralajmërim se mund të ndodhë kjo, por në rast se shtyhet, Osmani thotë se ky do të ishte vendim politik për ta shtyrë vendimin.

“Nëse kjo konferencë do të na mbetet fikse ne jemi në rrugë të parashikuar ose në kalendarin tonë optimist. (ngjitje) Për momentin kemi hezitime në dy vende anëtare, para së gjithash në Francë. Jo më tepër ndaj nesh ose vendeve të Ballkanit, se sa hezitimi i përgjithshëm ose dilema që e ka ngritur presidenti Makron se Evropa para se të zgjerohet duhet të thellohet, që do me thënë se Presidenti Makron ka frikë se rritja e numrit të vendeve anëtare po e komplikon vendimmarrjen në BE”, u shpreh Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Në Samitit në Berlinin më 29 prill Osmani tha se bashkë me Kryeministrin Zaev do të ketë rast të takojnë me Kancelaren gjermane Anegla Merkel për t’i thënë se sa me rëndësi është vendimi i qershorit për Maqedoninë e Veriut.

Përgatiti: Besir Arifi

Holanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë, por fjalën e fundit e thotë BE-ja

0

Ky votim i hap rrugën qeverisë së Holandës për t’ju drejtuar Brukselit, pasi fjalën e fundit për këtë kërkesë në rikthimin e vizave e ka Bashkimi Europian.

Ishin 5 parti politike në Holandë që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë që e ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.

Kërkesa e tyre kishte këtë përmbajtje:
Pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë, këto organizata kriminale keqpërdorin mundësia për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me të, të zgjerojë më tej rrjetin e kontrabandës, duke vënë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave.

Në kërkesën drejtuar Parlamentit partitë holandeze e cilësuan atë si pezullim emergjence vizash pasi shumë shqiptarë që mbërrijnë në Holandë si turistë përfshihen atje në trafikun e drogërave të rënda dhe klandestinëve drejt Anglisë.

Ministri i Jashtëm holandez që vjen nga Partia VVD, dhe Ministri Grapperhaus, që ishte në Shqipëri dhe vjen nga Partia CDA janë shprehur kundër këtij propozimi.

Pozicioni Qeverisë së Holandës për këtë çështje ka qenë jo në favor të rikthimit të vizave, me argumentin se thjesht kërkohet një bashkëpunim më i mirë dhe një shkëmbim informacioni akoma më i thelluar me autoritetet shqiptare.

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok i tha Parlamentit se ashpërsimi regjimit të vizave është i pavend dhe se do të komplikonte marrëdhëniet me Shqipërinë./TCH

SHPALLET EPIDEMI E FRUTHIT NË GJITHË VENDIN, FËMIJËT E PA VAKSINUAR NUK DO TË PRANOHEN NË ÇERDHE

0

Komisioni për sëmundje infektive shpalli epideminë e fruthit në gjithë territorin e vendit. Vlladimir Mikiq nga Komisioni për sëmundje infektive informoi se shpallja e epidemisë ishte e pashmangshme pasi paraprakisht  veç më në 6 qendra shëndetësore ishte shpallur epidemi.

Përveç asaj në 20 qytete tjera janë regjistruar raste të infektimit me fruth. Gjithashtu brenda javës janë regjistruar 161 raste të fruthit, shumica prej tyre në Shkup.

“Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë mbajti takim në të cilin u shqyrtua situata aktuale në lidhje me fruthin dhe shpërndarjen e saj edhe në qytete tjera. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për sëmundje me rrezik të lartë, mundësinë për forma të rënda të sëmundjes që çojnë deri në vdekje, Komisioni së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë mori vendim që të shpallet epidemi në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, potencoi Vlladimir Mikiq, nga Komisioni për sëmundje infektive.

Vlladimir Mikiq nga Komisioni për sëmundje infektive tha se shpallja e epidemisë bëhet me qëllim që të zbatohen masa shtesë kundër fruthit, të parandalohet shpërndarja e mëtutjeshme, të ulët numri i infektuarve të tjerë dhe të parandalohet format e ndryshme të rënda të kësaj sëmundje. Ndër masat e parapara është që secili i punësuar në qendrat shëndetësore të vaksinohet me dy doza të vaksinës MRP, e njëjta  vlen edhe për të gjithë studentët e mjekësisë dhe nxënësit e shkollave të mesme të mjekësisë të cilët ndjekin pjesën praktike nëpër qendrat shëndetësore. Gjithashtu edhe mësimdhënësit edhe edukatoret do të kontrollohen  për gjendjen e vaksinimit.

“Njëra nga masat siç thamë është ndalesë për frekuentimi i fëmijëve të pa vaksinuar në çerdhe. Masa e dytë që është propozuar është që të ulet mosha e vaksinimit, pra nga 12 muaj në 6 muaj sepse numri më i madh pothuajse 100 fëmijë të prekur janë nën moshë 6 muajsh dhe ato janë grupi më e rrezikuar për forma të rëndë të sëmundjes. Komisioni ka sjell vendim që të rritet edhe mosha për vaksinimin tek personat e rritur ashtu që  çdo person mbi 14  vjet do të mund lirisht të vaksinohet në qendrat e Institutit për Shëndet Publik, pra nga mosha 14-60 vjet”, tha Vlladimir Mikiq, nga Komisioni për sëmundje infektive.

Pasi arsimi fillor dhe ai i mesëm në vendin është i obligueshme, Komisioni dhe ministria e Shëndetësisë nuk mund t’i ndalojë nxënësit të shkojnë në shkollë.

Ndryshe më të prekur nga fruthi janë fëmijët nën moshën 5-vjeçare. 70 prej tyre janë të hospitalizuar. 55 në Klinikën infektive dhe 15 në Klinikën e Pediatrisë.

Epidemi e fruthit është shpallur edhe në Shqipëri, Bullgari, Serbi dhe Greqi.

Përgatiti: Valmira Zendeli

NËSE S’KA CENZUS MUND TË NDËRROHET KUSHTETUTA, ZAEV: HIQET CENZUSI OSE PRESIDENTI ZGJIDHET NË KUVEND

0

Kryeministri i vendit Zoran Zaev thotë se ka zgjidhje edhe nëse nuk arrihet cenzusi i daljes së votuesve në zgjedhjet presidenciale. Ai mbrëmë në Click Plus tha se përveç përsëritjes së zgjedhjeve mund të hiqet cenzusi ose presidenti të zgjidhet në kuvend.  Ai për këto çështje tashmë është konsultuar me Ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska.

“Unë besoj që mundet të arrihet 40% i cenzusit dhe gjithsesi nuk mendoj për bojkotin sepse, Renata Deskoska si juriste e parë në qeverinë time më thotë: Ke përsëritjen e zgjedhjeve, ke mundësi me ndërruar kushtetutën dhe në të ke dy mundësi. Një me e largu cenzusin, një me e zgjedh presidentin në kuvend. Dhe çka të mendoj tani.   Nuk mund të mendoj se si do të ketë cenzus. Do të ketë cenzus, do ta arrijmë cenzusin. Pse, sepse besoj tek qytetarët, ata nuk do ta lënë shtetin kështu në ujë. Ajo do të jetë krizë e re politike”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Lideri i opozitës Hristijan Mickoski apelon që të dilet në votime dhe të mos bojkotohen zgjedhjet. Sipas tij këto zgjedhje duhet të fitohen me lista votuese.

“Dilni në ditën e votimeve bashkë të luftojmë ndaj të keqes. Votni për veten tuaj dhe familjen tuaj, votni për Maqedoninë”, u shpreh kryetari I VMRO-DPNE-së, Hristijan Mickoski.

Analisti Naser Ziberi rikujton se në 2009-tën Maqedonia e ka ulur pragun zgjedhor nga 50 në 40 përqind. Nëse pragu ulet sërish sipas tij do ta deligjitimonte kandidatin që do të zgjidhej presidnet. Nga ana tjetër, zgjedhja e Presidnetit në Kuvend, sipas Ziberit do të ishte edhe më e dëmshëme sepse posti i kryetarit të shtetit do të shndërrohej në monedhë për pazarllëqe mes partive.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte që Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Të mundësojë votimin elektronik dhe pastrimin e listës së votuesve, dhe të futë institucionin e nënkryetarit të shtetit, i cili do të ishte nga komunitetet joshumicë, që nënkupton se do të ishte nga radhët e shqiptarëve dhe më këtë do ta stimulonte dhe motivonte votuesin shqiptar për dalje më masovike; sepse shqiptarët abstinencën në zgjedhje në mënyrë permanente e kanë shumë më të lartë se sa votuesi maqeodnas”, potencoi analisti, Naser Ziber.

Ndryshe Kushtetuta parasheh që Presidenti i shtetit të zgjedhet në rrethin e parë të votimit.

Njëri prej tre kandidatëve duhet ta sigurojë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e mbylli Listën Zgjedhore me 1.808.131 votues, që do të thotë se për ta zgjedhur Presidentin në rrethin e parë të votimit, një kandidat duhet të fitojë më shumë se 904.066 vota.

Nga KSHZ thonë se në qoftë se kjo nuk ndodh, atëherë do të organizohet rrethi i dytë në të cilin do të marrin pjesë dy kandidatët të cilët në rrethin e parë kanë pasur më shumë vota. Në rrethin e dytë do të zgjedhjet kandidati i cili ka siguruar shumicën e votave të votuesve që kanë dalë në votim, por me kusht të votojnë 40% e votuesve të regjistruar, që do të thotë më shumë se 723.253 votues.

Përgatiti: Artan Nuhiu

IRONIZIMET E LIDERËVE NË TUBIMET PARTIAKE, DITA E 16 E FUSHATËS PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

0

Dita e 16 e fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Liderët e partive politike lëvdojnë kandidatët e tyre për president, ndërsa ironizojnë kundërkandidatët.

Kryetari i BDI-së  Ali Ahmeti në një tubim të partisë së tij pretendimet e Rekës krahasoi me bërjen e petullave në ujë.

“Si të votohet një maqedonas!? Por mirë more zotëri Blerim Reka, pse t’i këtij shteti ja merr paratë, aq  qejf që i ka. Po mos i merr se ata janë paratë që më herët maqedonasit kanë bërë, ai guvernatori është maqedonas.. Ne do të bëjmë të pa bërë në këto hapësira, kur të bëhem unë president thotë. President, kjo është me bërë petulla në ujë”, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

E dy krerët e partive opozitare shqiptare Bilall Kasami dhe Ziadin Sela, thonë se në këto zgjedhje edhe një votë të jetë për profesor Blerim Rekën, për ta është fitore. Njëkohësisht ata  kanë kritikuar partitë shqiptare të pushtetit duke thënë se ato po bëjnë tregti me votën shqiptare.

“Flisni për koncepte kurse ne nuk shohim koncept. Në qoftë se e quajnë këta koncept, të shkosh dhe të votosh kandidatin vetëm se është kandidat i Qeverisë, në ndërkohë eksponent të LSDM-së të thuan sa më larg më mirë, ky nuk është koncept , por kjo është shërbesë”, potencoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Nëse dikush nga kampi tjetër, fatkeqësisht disa shqiptar në shërbim të maqedonaseve të tjerë dhe partive tjera, thirrin në armiqësi dhe vëllavrasje ne nuk do ju përgjigjemi ne do të ju themi ejani në mesin e shqiptarëve sepse ne shqiptarët jemi të rreshtuar pas profesor Blerim Rekës”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Në kampin e partive maqedonase dy partitë politike VMRO-DPMNE dhe LSDM në fushatë po dominon emri i ri i shtetit. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hirstijan Mickoski, ka kërkuar edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ju zotërinj të LSDM-së keni problem me vetveten, kurse ne dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë kemi problem me ju, por këtë problem do ta zgjidhim më 21 prill, kurse pastaj edhe më 5 maj. Pas 5 majit do të vijojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Jo se i besoj Zoran Zaevit, jo se i besoj fjalës së tij të pandershme, por sepse populli ka energji të tillë, e cila do të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër Zaev ka ironizuar VMRO-në se si anëtarët e kësaj partie përgjigjen, kur pyeten se a do ta prishin Marrëveshjen e Prespës.

Kanë mbetur edhe tri ditë kohë për fushat që kandidat për president të shpalosin programet e tyre para qytetarëve. Heshtja zgjedhore fillon të premten në mesnatë dhe përfundon pas 24h. Të dielën, më 21 prill qytetarët do të mund ta realizojnë të drejtën e votës për një nga 3 kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Blerim Reka. Rrethi i dytë i votimit do të mbahet më 5 maj.

Përgatiti: Zimer Jashari

Aksion për një Çair më të pastër

0

Aksioni për një Çair më të pastër, duke pastruar rrugët në aspektin territorial vazhdon edhe këtyre ditëve. Siç na njofton Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ditën e sotme do të pastrohet në disa lagje.
Lagja Tophanë – rrugët Maksut Sadik 376, Sllavej Pllanina dhe Banatska.
Lagja Fushë Topanë – rrugët Metodija Mitevski, August Cesarec, Nikolla Maleshevski dhe Ronald Regan.
Lagja Serovë dhe Gazi Babë – rruga Serava, Kosta Abrasheviq, Drimkoll, Krimska, Cariska, Bajram Shabani dhe Jajce.
Aksioni është ndërmarrë nga Kryetari i Komunës së Çairit për të pasur një ambient më të pastër.

 

Katër nxënës të shkollave fillore në Manastir, kanë rënë pre e lojrave “Momo" dhe “Balena blu”

0

Katër nxënës të shkollave fillore në Manastir janë lënduar duke prerë venat, si pasoj që kanë rënë pre lojërave “Momo” dhe “Balena blu”, shkruan TV24. Sipas informacioneve në televizion, numri i fëmijëve në Manastir të cilët i janë përgjigjur këtyre lojërave është shumë i madh.

Drejtori i shkollës fillore “Kole Kaninski”, nga Manastiri, Zoran Mirçevski e ka konfirmuar rastin për TV24. Drejtori thotë se gjithçka ndodhi jashtë shkollës dhe se Ministria e Punëve të Brendshme dhe prindërit janë informuar. Gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm nga policia në objektin e shkollës është gjetur një thikë.

Policia me masa të shtuara në qytetin e Mitrovicës

0

Ndër prioritetet e veprimit policor do të jenë rrugët “Mbretëresha Teutë” dhe “Shemsi Ahmeti”

Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë ka filluar së implementuari planin e veprimit me masa të shtuara në ofrimin e sigurisë rrugore, ku në fokus do të jetë zona urbane e qytetit të Mitrovicës, që ka për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor, uljen e aksidenteve, eliminimin e parkimeve të parregullta, si dhe eliminimin e kolonave në qytet.

Me anë të një komunikate për media policia ka njoftuar se plani i veprimit rezulton si domosdoshmëri e rrethanave të krijuara dhe masave të parapara për të ndërmarrë në kuadër të planifikimeve operative policore para sezonit veror në qytetin e Mitrovicës.

Ndër prioritetet e veprimit policor në ditët në vijim për policinë në këtë rajon do të jenë rrugët “Mbretëresha Teutë” dhe “Shemsi Ahmeti”, marrë parasysh fluksin e automjeteve në këto dy rrugë, të cilat ndërlidhen me rrugët nacionale dhe regjionale, ku si rrjedhojë kërkohet angazhim për të mundësuar një sistem funksional të qarkullimit të trafikut rrugor.

Brenda planit operativ, masat e shtuara dhe fazat e veprimit do të jenë të njëpasnjëshme, rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor në qytet do të kontrollohet dhe drejtohet me udhëzimet e dhëna nga zyrtarët policorë.

Sipas komunikatës,  drejtuesit e automjeteve dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, varësisht nga rrethanat, do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga zyrtarët e policisë në terren.

Masat e shtuara policore në kuadër të planit të veprimit edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut, policia do të vazhdojë të shqiptojë masa ligjore, të cilat do të shërbejnë si masa parandaluese. /21Media

“TALIRI” SHTYHET PËR SHKAK TË MUNGESËS SË PËRFAQËSUESIT TË VMRO-DPMNE-së

0

Për shkak të mungesës së Igor Janushevit dhe Naum Stoilkovskit, të cilët janë përfaqësues të autorizuar të VMRO-DPMNE-së, seanca gjyqësore për rastin “Talir” të Prokurorisë Publike Speciale, u shty për më 16 maj.

Para se të nisë seanca, avokati i njërit prej të akuzuarve, Donçe Nakov, e informoi kryetarin e trupit gjykues, Osman Shabanin, se për shkak të obligimeve që i kanë me fushatën për zgjedhjet presidenciale, përfaqësuesit e partisë nuk mund të marrin pjesë në gjykimin e sotëm. Prokurorja Lençe Ristovska tha se bëhet fjalë për tentim nga ana e të akuzuarve për ta zvarritur procesin, duke e informuar gjykatën sot, e jo disa ditë më parë. Ajo propozoi që partia të autorizojë më shumë persona, të cilët do të mund të marrin pjesë në seancat gjyqësore. Gjykatësi Shabani, e shty gjykimin dhe publikisht ia tërhoqi vëmendjen VMRO-DPMNE-së.
Ndryshe, në rastin “Talir” Nikola Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski, akuzohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “larje parash”, kurse Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska ngarkohen vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik, në këtë aktakuzë është e përfshirë edhe partia VMRO-DPMNE.

Kallëzim penal ndaj Isa Sakes, reagon kreu i opozitës, Lulzim Basha, duke e llogaritur sulm politik

0

Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kështu e ka llogaritur kreu i opozitës Lulzim Basha.

Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet.

Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat. Kallëzimi është urdhëruar nga kryeministri i Qazim Sejdinit, që komandon trafikun e drogës në Elbasan dhe e ka bërë qytetin plaçkë betoni të bandave. Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.

As kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën. Kryeministri më i korruptuar sot në Europë e ka humbur Kavajën dhe, shumë shpejt, ka për të humbur gjithë Shqipërinë, shkruan në rrjetet sociale, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.