Ftohen vendet e BE-së të kontribuojnë në rindërtimin e Notre Dame

0

Tusk në përkrahje të popullit francezë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk sot reagoi pas zjarrit, i cili  përfshiu mbrëmë katedralen e famshme Notre-Dame në Paris. Tusk sot ftoi 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që të kontribuojnë financiarisht në rindërtimin e katedrales së Notre Dame.

Përmes një postimi në Twitter ai u shpreh se solidarizohet më popullin francez dhe shprehu besimin se katedralja do të rindërtohet.

“Dua të ngushëlloj dhe të solidarizohem me kombin francez, gjithashtu edhe si qytetar i Gdanskut, 90% i shkatërruar dhe i djegur, që u rindërtua më vonë. Ju gjithashtu do e rindërtoni katedralen tuaj. Nga Strasburgu, kryeqyteti francez i BE-së, u bëj thirrje të gjitha 28 shteteve të marrin pjesë në këtë detyrë“, shkroi Tusk në Twitter.

Zjarri në katedralen e famshme të Notre Dame në Paris ka ndodhur dje rreth orës 18:50. Sipas raportimit të BBC, shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit. Ndërkohë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sot u zotua se do ta rindërtojë katedralen mesjetare Notre-Dame pasi një zjarr i madh shkatërroi pjesërisht simbolin e Parisit. /21Media

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte 21.30h në Click Plus përball Fatmir Aliut

0

Sonte në emisionin Click Plus me fillim në ora 21.30h i ftuar është kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai do të jetë përballë gazetarit Fatmir Aliut dhe analistëve politik Albert Musliu, Arben Ratkoceri dhe Anita Latifi.

 

VELJANOSKI THIRRET NË PROKURORI PËR “27 PRILL”

0

Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski sot ishte në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të bërë kontroll në dëshmitë për lëndën “27 prill”, konfirmuan për MIA nga Prokuroria Publike. Veljanoski gjatë daljes nga Prokuroria shkurt ka thënë se ka qenë i thirrur dhe se i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë, por refuzoi të japë më shumë hollësira. Ndryshe, Veljanoski akuzohet se është një nga organizatorët e sulmeve në shtëpinë ligjvënëse më 27 prill të vitit 2017, bashkë me Nikolla Gruevskin, Mile Janakieskin, Spiro Ristovskin dhe Nikola Boshkovskin. Ata ngarkohen për veprën penale “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”

Shpallet epidemi e “Fruthit”, në terë territorin e Maqedonisë së Veriut

0

Shpallja e epidemisë është me qëllim që të zbatohen masa shtesë, që të parandalohet shpërndarja e mëtutjeshme, të ulët numri I të infektuarve të tjerë dhe të parandalohen format e ndryshme të rënda të kësaj sëmundje.

“Njëra nga masat sic thamë është ndalesë për vizitë e fëmijëve të pa vaksinuar në çerdhe. Masa e dytë që është propozuar do të jetë të ulët mosha e vaksinimit pra nga 12 muaj në 6 muaj sepse numri më i madh pothuajse cdo fëmijë është nën moshë 6 muajsh dhe ato janë grupa me forma të rënda të sëmundjes”, theksoi Vlladimir Mikiq

Mikiq nënvizoi se çdo I punësuar në shëndetësi patjetër duhet të jetë I vaksinuar me dy doza të MRP-vaksina.

“Masë tjetër është që cdo i punësuar në shëndetësi patjetër duhet të jenë të vaksinuar me dy doza të MRP vaksina.Kjo vlen edhe për të gjithë studentët e mjeksëisë dhe nxënësit e shkollave të mesme të mjekësisë të cilët ndjekin pjesën praktike nëpër spitale. Edhe mësimdhënësit edhe edukatoret detyrueshme do të provohen nëse janë të vaksinuar”, potencoi Vlladimir Mikiq nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Makron, “Sërish do ta ndërtojmë katedralen Notër Dam

0

Zjarrfikësit parisienë dje arritën pas disa orëve të shuarjes së zjarrit në katedralen Notër Dam ta ruajnë konstruksionin e objektit në tërësi, lajmëruan mediumet franceze.

“Mund të themi se konstruksioni i Notër Dam është shpëtuar në tërësi”, deklaroi Zhan-Klod Gale, shef i brigadës zjarrfikëse dhe shtoi se zjarri pothuajse është shuar.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Loran Njunez deklaroi se edhe më tutje janë të kujdesshëm në vlerësimet, por janë “shumë optimistë më të mëdhenj” se sa më parë.

Zjarrin e shuan mbi 400 zjarrfikës të cilët arritën të parandalojnë përhapjen e zjarrit në kambanoren veriore.

Ata theksuan se do të mbeten ta shuajnë zjarrin edhe gjatë natës. Sipas informatave të para nga hetimi, sipas të gjitha gjasave zjarri ka shpërthyer rastësisht.

Zjarri fillimisht e kaploi nënkulmin, pas çka u rrëzua një pjesë e kulmit dhe kulmi i kullës  që e mbanin katër shtylla të larta 93 metra.

Objekti në stilin gotik është në arondisanin e katërt në Paris, në zemër të kryeqytetit francez, në afërsi të lumit Senë. Notër Dam është katedralja më e njohur në Francë pas katedraleve në Rens, Strasburg, Shartër, Buve dhe Amien. Presidenti francez zjarrin e quajti “tragjedi të tmerrshme” dhe shtoi se më e keqja, megjithatë, është evituar. “Ajo që ndodhi dukshëm është tragjedi e tmerrshme.

Zjarrfikësit treguan guxim të jashtëzakonshëm.  Do të doja t’u falënderohem në emër të mbarë kombit”, deklaroi Makron. “Sërish do ta ndërtojmë katedralen Notër Dam, theksoi Makron.

Sipas prefektes së Parisit, An Idalgo, numri më i madh i sendeve të vlefshme dhe relikteve që ruheshin në Notër Dam janë nxjerrë, ndërkaq sipas rektorit të katedrales, Kurora me gjemba dhe veshja e Sen-Luj, dy gjësende me rëndësi të jashtëzakonshme për katolikët, janë “shpëtuar” nga zjarri që e shkatërroi Notër Dam, tha peshkopi Patrik Shovet, rektori i katedrales.

Kurora me gjemba, sipas besimit katolik, është ajo që ushtarët romakë e vendosën në kokën e Jezusit që të qeshin me të mu para kryqëzimit të tij. Fondacioni për trashëgimi kulturore paralajmëroi se prej nesër do të fillojë me “grumbullimin nacional të mjeteve”, në mënyrë që të riparohet dëmi i shkaktuar nga zjarri që për momentin e shkatërroi Notër Dam në Paris.

Guri i parë në katedralen Notër Dam (Shën Mëria) është vendosur në vitin 1163 gjatë sundimit të Luit të Shtatë. Ndërtimi zgjati në pjesën më të madhe të shekullit në vijim. Restaurime dhe plotësime të strukturës janë bërë në shekujt 17 dhe 18. Dominojnë në katedrale dy kulla me kambana të ndërtuara në shekullin 13. Më e larta është quajtur Emanuel. Në katedrale ngrihej kulla qendrore me formë të shigjetës që u rrëzua në zjarr. Ajo ishte e lartë 93 metra.

Në dy kullat me kambana arrihet përmes 387 shkallëve prej ku turistët mund ta shijojnë panoramën e qytetit. Notër Dam nuk është vetëm katedrale, gjurmë e kohës, kur njerëzit shikonin drejt qiellit, ajo është shtëpi e përbashkët, arkë e historisë. Ajo është pjesë e çmueshme e Francës, e shkatërruar nga zjarri, kumtojnë mediumet franceze. Riparimi filloi në korrikun e kaluar.

Për riparim u nevojitën 150 milionë euro. Shteti zhbllokoi 2,5 milionë euro për njërën nga kullat, e lartë 93 metra dhe e ndërtuar nga 500 tonë drurë dhe 200 tonë hekur./MIA

“Presidenti mund të zgjidhet edhe në Kuvend nëse nuk e arrijmë cenzusin”

0

Mbrëmë në emisionin “Click Plus”, kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksoi se në rast se në raundin e dytë nuk arrihet cenzusi prej 40% atëherë ka dy opsione, hapja e Kushtetutës dhe heqja e cenzusit si dhe presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend.

KSHZ-ja deri nesër duhet të dorëzojë materialin zgjedhor

0

Komisioni Shtetëror i Zgjedhje deri nesër duhet të dorëzojë materialin zgjedhorë për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen në tre Komuna edhe atë në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.  Sipas afateve të Komisionit materiali dorëzohet 72 orë para ditës për përcaktimin e zgjedhjeve.

Ndërsa personat që ndodhen në vuajtjen e masës arrest shtëpie, deri nesër në mesnatë mund të paraqiten në Komisionet Komunale Zgjedhore.

Personat të cilët janë të sëmurë dhe personat të cilat janë në institucionet ndëshkuese do të votojnë me 20 prill.

Më 20 prill do të votojnë edhe votuesit të cilët në ditën e zgjedhjeve janë me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit.

Seanca të reja për rastet “Talir”, “Arka” dhe “Spiuni”

0

Gjykata penale në Shkup për sot ka caktuar seanca të reja për rastet “Talir”, “Arka” dhe “Spiuni”, të Prokurorisë Publike Speciale.

Në rastin “Arka”, të akuzuar janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, Nebojsha Stajkoviq, ish ndihmës ministri në Ministrin e Punëve të Brendshme, dhe ish shefi i drejtorisë së pestë në Ministrin e Punëve të Brendshme, Goran Grujevski. Ata ngarkohen me akuzën për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe shkaktim të dëmit në Buxhetin e shtetit në vlerë prej 862.045 euro për furnizim të pajisjeve elektro komunikuese për nevojat e drejtorisë së pestë pranë DSK-së.

Në rastin “Spiuni”, në procedurë të shkallës së parë u dënuan të gjithë të 19 të akuzuarit. Marjan Efremov mori dënimin më të lartë si dhe mes të dënuarit për bashkëpunim me shëribimet e huaja sekrete janë edhe ish gjenerali i njësisë “Luanët”, Goran Stojkov ish drejtori i Drejtorisë për parandalim të larjes së parave, Vane Cvetanov dhe ish funksionari i lartë në DSK, Aleksandar Dinevski.

Ndërsa në rastin “Talir”, të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimitz zyrtar dhe pastrim parash, ndërsa Leko Ristoski, Elizabeta Çingarovska dhe Ilja Dimovski, akuzohen vetëm për veprën larje parash, si dhe për vepër të njejtë si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.

Sistemet e institucioneve të Ekuadorit sulmohen nga hakerët

0

Që kur Ekuadori ia ka hequr azilin themeluesit të Ukiliksit, Xhulijan Asanzh, numri i tentimeve për sulme hakerike në sistemet shtetërore të Ekuadorit janë dyfish më i madh.

Zëvendësministri i Telekomunikimit të Ekuadorit, Patrisi Real, i cili theksoi se nga java e kaluar kur Xhulijan Asanzh u largua nga ambasada në Londër, Banka Qendrore, Ministria e Punëve të Jashtme dhe faqet e presidencës të Ekuadorit kanë qenë cak ditor i sulmeve nga ana e hakerëve.

Gjatë tentimeve për sulme nuk janë vjedhur të dhëna mirëpo është vështirësuar qasja e punëtoreve, zëvendësministri theksoi se Ekuadori do të marrë ndihmë sigurie në internet nga Izraeli.

PLAÇKITET BANKA NLB NË BUTEL, GJENDET MAKINA ME TË CILËN KANË IKUR PLAÇKITËSIT

0

Policia ka rrethuar bankën NLB përballë Komunës së Çairit.

Persona të maskuar dhe të armatosur sot në mëngjes kanë hyrë dhe e kanë plaçkitur atë.

“Sot rreth orës 10 e 30 paradite në Shkup, në rrugën “Ferid Bajram” ka ndodhur plaçkitje në bankën NLB. Policia menjëherë ka dalë në terren dhe po e shqyrton rastin.  Thuhet se gjatë plaçkitjes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri”, gazetare Almedina Ismajli

Plçakitësit pasi morën paratë, me makinën e tyre kanë ikur në drejtim të Butelit në rrugën që çon drejt varrezave. Ata janë ndalur në një vend e kanë djegur makinën e tipit Golf dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

TV21 zbuloi vendodhjen e makinës por policia nuk lejoi që të xhirohet nga afër.

Sipas dëshmitarëve okularë katër persona me maska të zeza, kanë hyrë në bankë dhe kanë shtënë me armë zjarri, por nga MPB thonë se nuk ka të lënduar.

“Më 15.04.2019 në orën 10.36 është denoncuar se ka pasur grabitje nga disa persona me armë zjarri në rr. Ferid Bajram, të cilët kanë marrë para. Njëri prej kryerësve e ka sulmuar fizikisht personin E.E. (26), i punësuar si sigurim në bankën. Nuk ka të lënduar. Menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete nga nëpunësit policorë. Këto janë informacionet e para”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga banka NLB  thonë se paratë e klientëve janë të sigurta për shkak se banka ka sigurim të pronës dhe mjeteve të saj. Nga Banka informojnë se bashkëpunojnë me autoritetet kompetente dhe shpresojnë për rezultat të shpejtë të hetimit.

“Nuk mund të them asgjë, plaçkitje me armë, policia do të jep raport. Nuk mund të them më shumë. Mirë janë, ajo është me rëndësi se nuk ka viktima, ka pak të lënduar por gjithçka do të jetë në rregull”,tha Antonio Argir nga NLB Tutunska Banka.

Deri tani nuk dihet se sa të holla janë sekuestruar.  Banka NLB ishte preh e vjedhjes edhe para dy vitesh, ku nga një i punësuar u vodhën rreth tre milion euro.

Përgatiti: Almedina Ismajli