VELJANOSKI THIRRET NË PROKURORI PËR “27 PRILL”

TË FUNDIT

Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski sot ishte në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të bërë kontroll në dëshmitë për lëndën “27 prill”, konfirmuan për MIA nga Prokuroria Publike. Veljanoski gjatë daljes nga Prokuroria shkurt ka thënë se ka qenë i thirrur dhe se i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë, por refuzoi të japë më shumë hollësira. Ndryshe, Veljanoski akuzohet se është një nga organizatorët e sulmeve në shtëpinë ligjvënëse më 27 prill të vitit 2017, bashkë me Nikolla Gruevskin, Mile Janakieskin, Spiro Ristovskin dhe Nikola Boshkovskin. Ata ngarkohen për veprën penale “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”