Ftohen vendet e BE-së të kontribuojnë në rindërtimin e Notre Dame

TË FUNDIT

Tusk në përkrahje të popullit francezë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk sot reagoi pas zjarrit, i cili  përfshiu mbrëmë katedralen e famshme Notre-Dame në Paris. Tusk sot ftoi 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që të kontribuojnë financiarisht në rindërtimin e katedrales së Notre Dame.

Përmes një postimi në Twitter ai u shpreh se solidarizohet më popullin francez dhe shprehu besimin se katedralja do të rindërtohet.

“Dua të ngushëlloj dhe të solidarizohem me kombin francez, gjithashtu edhe si qytetar i Gdanskut, 90% i shkatërruar dhe i djegur, që u rindërtua më vonë. Ju gjithashtu do e rindërtoni katedralen tuaj. Nga Strasburgu, kryeqyteti francez i BE-së, u bëj thirrje të gjitha 28 shteteve të marrin pjesë në këtë detyrë“, shkroi Tusk në Twitter.

Zjarri në katedralen e famshme të Notre Dame në Paris ka ndodhur dje rreth orës 18:50. Sipas raportimit të BBC, shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit. Ndërkohë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sot u zotua se do ta rindërtojë katedralen mesjetare Notre-Dame pasi një zjarr i madh shkatërroi pjesërisht simbolin e Parisit. /21Media