Seanca të reja për rastet “Talir”, “Arka” dhe “Spiuni”

TË FUNDIT

Gjykata penale në Shkup për sot ka caktuar seanca të reja për rastet “Talir”, “Arka” dhe “Spiuni”, të Prokurorisë Publike Speciale.

Në rastin “Arka”, të akuzuar janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, Nebojsha Stajkoviq, ish ndihmës ministri në Ministrin e Punëve të Brendshme, dhe ish shefi i drejtorisë së pestë në Ministrin e Punëve të Brendshme, Goran Grujevski. Ata ngarkohen me akuzën për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe shkaktim të dëmit në Buxhetin e shtetit në vlerë prej 862.045 euro për furnizim të pajisjeve elektro komunikuese për nevojat e drejtorisë së pestë pranë DSK-së.

Në rastin “Spiuni”, në procedurë të shkallës së parë u dënuan të gjithë të 19 të akuzuarit. Marjan Efremov mori dënimin më të lartë si dhe mes të dënuarit për bashkëpunim me shëribimet e huaja sekrete janë edhe ish gjenerali i njësisë “Luanët”, Goran Stojkov ish drejtori i Drejtorisë për parandalim të larjes së parave, Vane Cvetanov dhe ish funksionari i lartë në DSK, Aleksandar Dinevski.

Ndërsa në rastin “Talir”, të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimitz zyrtar dhe pastrim parash, ndërsa Leko Ristoski, Elizabeta Çingarovska dhe Ilja Dimovski, akuzohen vetëm për veprën larje parash, si dhe për vepër të njejtë si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.