MAQEDONIA PRODHON 700 MIJË TON MBETURINA, NDËRMARRJET KOMUNALE SHUMË PAK TË KYÇURA NË RICIKLIMIN E TYRE

TË FUNDIT

Në Maqedoni për një vit mblidhen 700 mijë ton mbeturina prej të cilave 90% përfundojnë në deponi të egra. Profesori i fakultetit të makinerisë thotë se problemi më i madh qëndron te mbeturinat të cilat nuk selektohen, e me ketë as nuk mund të reciklohen mbeturinat.

“Deponitë regjionale janë zgjidhje e mirë. Propozojmë që mbeturinat të selektohen veçanërisht në vendet urbane. Të kontrollohen në mënyre rigoroze mbeturinat industriale. Dhe në fund mos të flasim për deponi, por për qendra të cilat i menaxhojnë mbeturinat prej të cilave marrim energji dhe materiale”, theksoi Dame Dimitrovski, profesor në fakultetin e makinerisë.

Studentët thonë se ndërmarrjet komunale janë shumë pak të kyçura në riciklimin e mbeturinave.

“Masa e mbeturinave e cila riciklohet bazohet në persona individual dhe organizata joqeveritare,  ndërsa amvisëritë dhe ndërmarrjet komunale janë shumë pak të kyçura dhe kjo duhet të ndryshohet nëse duam që të jemi me normat që i propozon Bashkimi Evropian”, u shpreh studentja, Jovana Lozanovska.

“Ме trajtimin e mbeturinave, do të shkatërrohen deponitë e egra të cilat janë më të pranishme në zonat rurale, si pasojë e mosveprimit të ndërmarrjeve komunale në zonat rurale, por vetëm në zonat urbane”, potencoi Filip Nikolovski, student.

Rreth 700 mijë ton mbeturina prodhohen çdo vit në vend, me çka secili individ krijon rreth 350 kg mbeturina në vit. 90% e mbeturinave përfundon në deponitë e egra, që vlerësohet të jenë rreth një mijë në të gjithë vendin. Në totalin e mbeturinave,  38 mijë ton janë plastikë, dhe mbi 40,000 ton janë mbeturina nga qelqi të cilat për tu prishur nevojiten një mijë vjet.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta