Turneu do të mbahet çdo vit
Në shenjë nderimi dhe përkujtimit të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili vdiq më 9 qershor 2018, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se do të organizojë turne përkujtimor në datëlindjen e tij më 23 korrik.
Ky turneu do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit në po këtë datë.
Në këtë turne janë ftuar dhe do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Llapit, Prishtinës, Flamurtarit nga Vlora dhe Përzgjedhja e veteranëve nga Maqedonia e Veriut. (Veteranët +45 vjet).
Të ftuar janë dhe figura të rëndësishme nga jeta sportive e politike nga Kosova dhe jashtë Kosovës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në orën 18.00Ndeshja e dytë do të zhvillohet në orën 19.00Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet në orën 20.00.
Ky turne do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 23 korrik 2019./21Media
FFK organizon turne përkujtimor në datëlindjen e Fadil Vokrrit
Ka xhirime nga takimet e Bokit 13 me dëshmitarin, ende nuk ka përfunduar ekspertiza e celularit të Janevës
Me kë ka biseduar në telefon Katica Janeva para se t’ia marrin celularin dhe a ka pasur përpjekje për tu arrestuar edhe ajo të hënën? Nga Prokuroria publike thonë se ende po punohet në ekspertizën e celularit të saj, por gjithashtu thonë se nuk janë të sakta shkrimet se ka pasur urdhërarrest për Janevën.
Deri te prokuroria parashtruam pyetje:
TV21 – A është kryer tashmë ekspertizë e celularit të Katica Janevës?
PPTH-Jo, ekspertiza ende nuk është bërë.
TV21- A janë gjetur bisedat mes Janevës dhe Boki 13?
PPTH- Kjo për momentin nuk mund të vërtetohet për shkak se ato veprimet po vijojnë, ndërsa prej tyre duhet të vërtetohen më shumë fakte.
TV21 – Ku është lajmëruar Katica Janeva para se t’ia marrin telefonin?
PPTH – Ende nuk është vërtetuar, ende po punohet.
TV21 – A ekziston video incizim në të cilin shihet se si është Boki 13 në takim me dëshmitarin e këtij rasti dhe pastaj i paraqitet në telefon Janevës duke e përfshin edhe atë në bisedën me dëshmitarin?
PPTH – Prokuroria vetëm mund të konfirmojë nëse posedon video incizime, por për përmbajtjen nuk mundet të zbulojë detaje.
Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën për media pyetjes së gazetarëve se a ka biseduar Janeva të hënën para se t’ia marrin celularin me ish-diplomatë dhe funksionarë të lartë të Qeverisë, tha se ai nuk është dëgjuar me Janevën.
“Mund të lexojmë gjithçka. Unë për vete mund të them se nuk jam dëgjuar me Katica Janevën. Prokuroria publike tha se kanë shkuar në shtëpinë e saj, se është marrë vetëm celulari por se nuk është bërë bastisje që të shohin nëse ka lidhje, përkatësisht dëshmi për përfshirjen ose bashkëpunim me të dyshuarin e parë, ose me të vërtetë është abuzuar emri i saj në këtë punë”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Partia opozitare VMRO-DPMNE dhe partia në pushtet, LSDM me përplasje dhe akuza të ndërsjella për përfshirje në këtë rast.
“A mos ndoshta Janevës nuk i është shqiptuar masë paraburgimi për shkak se Zoran Zaev e mbron atë? A është e saktë se Janeva në shtëpinë e të dyshuarit të parë dhe në prani të funksionarit të lartë të LSDM-së i kurdis akuzat e PPS-së dhe mënyrën se si të veprohet më tutje në lidhje me ato”, u shpreh Bllagica Llasovska nga VMRO-DPMNE.
Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov me pyetje deri te Mickoski.
“A ka pasur takim me njërin prej të dyshuarve në këtë rast, të cilit i është shqiptuar masë paraburgimi? Njëri prej takimeve është zhvilluar në një diskotekë të njohur në Shkup, ndërsa takimet tjera janë mbajtur në pallatin e bardhë të VMRO-DPMNE-së. Pyetja e dytë është a ka marrë Hristijan Mickoski nga paratë e përgjakura të njërit prej të akuzuarve në rastet që i hapi PPS-ja”, theksoi Kostadin Kostadinov nga LSDM.
Përndryshe, Zaev në pres konferencën e sotme tha se edhe disa biznesmenë të tjerë të cilëve u kanë kërkuar reketë, janë ankuar te Zaevi, ndërsa ai personalisht këtë e ka denoncuar në Prokurorinë Publike, por nuk deshi të precizojë nëse bëhet fjalë pikërisht për Orce Kamçev.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
Ftesa për takim liderësh mbetet e hapur, Zaev thotë se nuk e kupton Mickoskin
Ende mbetet e hapur ftesa e Kryeministrit për takim liderësh, ndërsa Zoran Zaev ende shpreson për pjesëmarrjen e kreut të opozitës maqedonase Hristian Micskoski.
Ai thotë se nuk e ka të qartë se si Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme, pa u marrë vesh paraprakisht për Kodin Zgjedhor.
“Thotë se duhet te flasim për zgjedhje të parakohshme, njeri hajde njëherë të flasim për Kodin Zgjedhor. Kemi rekomandime nga ODIHR të cilat duhet t’i ndërtojmë, një kohë ne luteshim t’i përfshijmë këto, tani qeveria lutet t’i inkuadrojë, e opozita nuk dëshiron të vijë në takim liderësh. Nuk e kuptoj këtë! Nuk paska parë arsye, ja arsyeja, kërkon zgjedhje të parakohshme, eja të flasim për Kodin zgjedhor, ja një arsye serioze”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Kryeministri pohon se “nuk ka ndër mend të plotësojë dëshira për zgjedhje” megjithatë është i gatshëm të flasë për çdo gjë që mund ta propozojnë liderët tjerë.
Edhe sot nga VMRO-DPMNE thonë se mbeten në qëndrimin e njejtë si deri më tani.
Lideri i opozitës VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski e kushtëzon takimin e liderëve me kërkesën që pika e parë të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Unë isha i pari që e ftova kryeministrin të bashkëpunojmë për datë të zgjedhjeve. Ajo ofertë zgjati ca ditë. Cila ishte përgjigja e Qeverisë? Nuk e pranuan dorën e zgjatur të VMRO-së dhe na u përgjigj me akuza dhe përndjekje. U përgjigj me akuza dhe ndjekje ndaj funksionarëve të lartë aktual të partisë tonë po edhe ish funskionarë. Si të kemi takim kur kemi dallime aq të larta dhe qëndrime të kundërta”, tha kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Takimin e liderëve Zaev e ka thirrur për të premten në orën 14, ndërsa me Mickoskin, Ahmetin dhe Selën ka propozuar të debatojnë për tre çështje: fatin e Prokurorisë Speciale, Kodin Zgjedhor dhe regjistrimin e popullsisë. Ahmeti dhe Sela ftesës i janë përgjigjur pozitivisht.
Përgatiti: Besir Arifi
Deponi sa një fushë e sportit në Vrapçishtë, pastrohet deponia e f. Falishë, ku përfundojnë mbeturinat?
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot dolën në fshatin Falish ku duhet të fillojë ndërtimi i stacionit të ujërave të zeza. Para se të fillojë ndërtimi i stacionit kjo zonë u pastra nga mbeturinat. Nga 170 mijë metër kub mbeturina, deri më tani 90 mijë metër kub mbeturina janë dislokuar për në deponinë Drislla, thotë kryetarja e Tetovës Teuta Arifi.
“Ky është një prej projekteve më të mëdha që ka fituar qyteti i Tetovës dhe që përfundimisht është duke u afruar reth realizimit praktik. Ka edhe një dimension tjetër që unë dua ta nënvizoj, është fakti se me pastrimin e këtij vendi këtu përfundimisht në zonën e Komunës së Tetovës më nuk do të ketë asnjë deponi”, u shpreh kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Pastrimi dhe dërgimi i mbetjeve në Drislla dhe përgatitja e terrenit në Falishë financohet nga Qeveria e RMV-së dhe Komuna e Tetovës me 2.3 milionë euro, ndërkaq Norvegjai me 700 mijë euro financon transportimin e mbetjeve, në kuadër të projektit mbështetje norvegjeze për përparimin e Maqedonisë së Veriut. Ndërsa për vizitën e sotme të zv kryeministrit dhe kryetares së Tetovës reagoi Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti thonë se deponia e egër në fshatin Falishë nuk shkon në deponinë Drislla por në fushat e Pollogut në gropa të hapura.
“Për pastrimin e mbeturinave duhet të përfundojnë në deponinë Drislla, ndërsa informacionet flasin se mbeturinat përfundojnë nëpër gropat e hapura në fushën e Pollogut. Pasi në këto gropa nuk paguhet hedhja e mbeturinave ashtu si në deponin Drislla”,deklaroi Altrim Mamuti nga Aleanca për Shqiptarët.
TV21 kërkoi për gropat ku hidhen mbeturinat dhe një prej tyre është edhe në fushat e fshatit Vrapçishtë, komunë kjo e udhëhequr po nga partia Aleancës për Shqiptarët.
Kjo gropë me një madhësi sa një fushë futbolli dhe disa metra e thellë po shfrytëzohet për hedhjen e mbeturinave.
Nga Komuna e Vrapçishtës thonë se kjo gropë është hapur para 15 vjetëve dhe shumë shpejt do të ndërmerren masa për pastrimin e saj.
Përgatiti: Afrim Jonuzi
Zidane në dyshim rreth së ardhmes së Diazit në klubin madrilen
Mesfushori është duke impresionuar teknikun francez
Mesfushori është duke impresionuar teknikun francez
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke menduar për të ardhmen e Brahim Diaz.
Mesfushori është duke impresionuar teknikun francez gjatë përgatitjeve para-sezonale dhe ky i fundit po mendon nëse duhet ta largojë Diazin si huazim apo ta mbajë.
Mediat spanjolle thonë se disa rivalë të Realit kanë shprehur interesimin për shërbimet e Diaz, në mesin e të cilave edhe skuadra Getafe.
Zidane pritet të marrë vendim për të ardhmen e Diaz brenda pak ditësh.
Gerovski hedh dyshime të reja , “Dy funksionarë të LSDM-së janë të përfshirë në reket”
Tregimet e tija që i publikoi portali Plus Info për “Kokin dhe Kikin”, u bënë më të qarta pasi që u arrestuan Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski. Të dy akuzohen për reket, ndërsa pikërisht për këtë shkruante gazetari Branko Gerovski. Ai për TV21 tha se në gjithë aferën janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Sipas vlerësimeve të tija, së paku edhe pesë apo gjashtë persona kanë marrë pjesë në këtë skandal. Siç thotë ai, hetimi i Prokurorisë duhet të vërtetojë këto dyshime. Megjithatë thotë se në grupin e reketit ka edhe dy persona që janë pjesë e LSDM-së. Gerovski thotë se nuk dëshiron të përmend emra, e as më shumë detaje, për shkak se mund të dëmtojë hetimin.
“Ka gjëra që do të zbulohen. Duhet të zbulohen lidhjet mes dy të dyshuarve, me së paku pesë apo gjashtë persona sipas vlerësimit tim. Mendoj se ata lidhje do të sjellin deri te dyshime tjera bazë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë reket bombash, në këtë reket milionësh. Mendoj se prokuroria do të vij deri në fazë ku bëhet fjalë për shoqërim kriminel. Nuk është në pyetje vetëm reket, në pyetje është edhe larja e parave ku janë të përfshirë shumë persona të tjerë”, deklaroi Branko Gerovski, gazetar.
Pieter van Hojte i cili ishte i angazhuar nga BE-ja në procesin e negociatave dhe në nënshkrimin e marrëveshjeve të Përzhinos, reagoi për ndodhitë në lidhje me Prokurorinë Speciale. Ai ishte pjesë e procesit të formimit të PPS-së dhe emërimit të Katica Janevës.
“Duke e analizuar atë që po ndodh, pyetja ime e parë është: Pse kjo doli përnjëherë në pah? Kush qëndron pas kësaj? A preki Katica Janeva deri te disa persona të cilët besonin se janë të paprekshëm dhe mbi ligjin? Si përgjigje e pyetjes “kush ka interes që kjo të ndodh” mund të jap një listë të gjatë me emra, por kjo nuk do t’i ndihmoj vendit. Megjithatë një gjë është e qartë: Politikanët tërësisht e tollovitën punën. Në vend që të garantohet drejtësi e paanshme dhe e pavarur, politikanët nga gjithë partitë politike vazhduan me luftërat e tyre personale dhe e harruan rëndësinë e zbatimit të drejtë të parimeve themelore demokratike, siç është ndarja e pushtetit dhe nevoja për gjyqësorë të pavarur”, tha Pieter van Hojt.
Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion gjithë rastin e publikoi të hënën. Menjëherë pas kësaj vijoi arrestimi i Bojan Jovanovskit dhe biznesmenit Zoran Milevski, e më pas masa prej 30 ditëve paraburgim për të dy. Njëkohësisht i është marrë edhe celulari prokurores speciale Katica Janevës, e cila para konferencës për media të Prokurorisë, vendosi të jap dorëheqje, por siç tha ajo, për arsye tjera. Prokuroria thotë se tani për tani ka vetëm dy të dyshuar, por kjo nuk do të thotë se hetimi nuk do të zgjerohet. Për momentin, siç thonë, të gjithë informacionet që u publikuan në disa portale, janë në nivel të spekulimeve, ndërsa vetëm kumtesat dhe prononcimet e tyre janë të besueshme.
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
Everton insiston për transerimin e Mandzukicit
33 vjeçari kroat u transferua në Juventus në vitin 2015
33 vjeçari kroat u transferua në Juventus në vitin 2015
Everton ëshë duke insistuar që ta transferoj sulmuesin e Juventusit Mario Mandzukic.
Sipas gazetës së njohur angleze “The Telegraph”, anglezët po insistojnë që t’i sigurojnë shërbimet e 33 vjeçarit kroat.
Mandzukic pritet të largohet nga Juventusi, pasi trajner Maurizio Sarri nuk llogaritë në shërbimet e tij.
Kroati nën udhëheqjen e Masimiliano Allegrit ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë në ekip, pasi ka qenë startues pothuajse gjithmonë gjatë tërë sezonit.
33 vjeçari kroat u transferua në Juventus në vitin 2015 nga Atletico Madridi./kallxo
Kosovë, arrestohet i dyshuari për vrasjen e fëmijës 11 vjeçar
Mbrëmë rreth orës 20:00 është arrestuar personi i dyshuar me inicialet S.O., i lindur më 1999 i cili dyshohet që më 11 korrik në Fushë Kosovë ka dhunuar seksualisht dhe privuar nga jeta një fëmijë 11 vjeçar. Për këtë rast ka reaguar edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF. Përveç zbardhjes së rastit, KOMF kërkoi nga Inspektorati i Policisë së Kosovës që të hetohet nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e këtij rasti nga ana e Policisë së Kosovës./21Media
Kryetarja e Kongresit Amerikan konfirmon përkahjen për Kosovën
Kryetarja e Kongresit Amerikan ia konfirmon Veselit përkrahjen për Kosovën në të gjitha proceset
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ka pasur një takim të veçantë me Kryetaren e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi.
Në këtë takim miqësor, Kryetarja e Kongresit Amerikan i ka konfirmuar Kryeparlamentarit Veseli përkrahjen e palëkundur amerikane për Kosovën.
Ajo u zotua se do të jetë gjithmonë në përkrahje të Kosovës dhe theksoi se Kosova mund të llogaris në ndihmën e saj dhe të Kongresit Amerikan.
“Amerika do të jetë përkrah Kosovës dhe do të ju mbështes gjithmonë”, i tha Pelosi Veselit.
Nga ana e tij, kreu i Kuvendit të Kosovës e ka falënderuar kryetaren e Kongresit Amerikan për mbështetjen e parezervë që ajo, Kongresi Amerikan dhe SHBA-të i kanë dhënë Kosovës historikisht.
Kryeparlamentari Veseli ka kërkuar nga kryetarja e Kongresit Amerikan që SHBA-ja të ketë involvim edhe më të madh dhe më të drejtpërdrejtë në proceset që po kalon Kosova.
Gjatë këtij takimi, Veseli po ashtu ka kërkuar nga Zonja Pelosi përkrahje të Kongresit dhe institucioneve të SHBA-së për ushtrinë e Kosovës si dhe për iniciativën për dënimin e gjenocidit serb dhe krimeve e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë.
Kryeparlamentari Veseli e ka ftuar zonjën Pelosi që së shpejti ta vizitojë Kosovën./21Media
Burg i përjetshëm për një ndër bosët më të mëdhenj të drogës
El Chapo-s iu shqiptuan plus 30 vjet të tjera burg
Një gjykatë amerikane ka dënuar me burg të përjetshëm plus 30 vjet bosin meksikan të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán.
Guzmán, 62 vjeç, u shpall fajtor për 10 akuza, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, nga një gjykatë federale në New York në shkurt, përcjell rtv21.tv.
Ai u arratis nga një burg meksikan përmes një tuneli në vitin 2016, por u arrestua më vonë. Pastaj u ekstradua në SHBA në vitin 2017.
Guzmán është ish-kreu i kartelit Sinaloa, që zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. Gjatë gjyqit, dëshmitarët thanë se kishte torturuar armiqtë e kartelit të tij.
Duke folur përmes një përkthyesi pak para dënimit të së mërkurës, Guzmán tha në sallën e gjyqit në Bruklin, se burgimi i tij në SHBA kishte qenë “torturë psikologjike, emocionale dhe mendore 24 orë në ditë”.
Ai gjithashtu tha se kishte marrë një gjyq të padrejtë, duke akuzuar juristët për sjellje të keqe.
Dënimi i përjetshëm ishte minimumi i Guzmán-it. 30 vjet të tjera ishin për përdorime të paligjshme të armëve të zjarrit./21Media
