FFK organizon turne përkujtimor në datëlindjen e Fadil Vokrrit

TË FUNDIT

Turneu do të mbahet çdo vit
Në shenjë nderimi dhe përkujtimit të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili vdiq më 9 qershor 2018, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se do të organizojë turne përkujtimor në datëlindjen e tij më 23 korrik.
Ky turneu do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit në po këtë datë.
Në këtë turne janë ftuar dhe do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Llapit, Prishtinës, Flamurtarit nga Vlora dhe Përzgjedhja e veteranëve nga Maqedonia e Veriut. (Veteranët +45 vjet).
Të ftuar janë dhe figura të rëndësishme nga jeta sportive e politike nga Kosova dhe jashtë Kosovës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në orën 18.00Ndeshja e dytë do të zhvillohet në orën 19.00Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet në orën 20.00.
Ky turne do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 23 korrik 2019./21Media