El Chapo-s iu shqiptuan plus 30 vjet të tjera burg
Një gjykatë amerikane ka dënuar me burg të përjetshëm plus 30 vjet bosin meksikan të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán.
Guzmán, 62 vjeç, u shpall fajtor për 10 akuza, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, nga një gjykatë federale në New York në shkurt, përcjell rtv21.tv.
Ai u arratis nga një burg meksikan përmes një tuneli në vitin 2016, por u arrestua më vonë. Pastaj u ekstradua në SHBA në vitin 2017.
Guzmán është ish-kreu i kartelit Sinaloa, që zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. Gjatë gjyqit, dëshmitarët thanë se kishte torturuar armiqtë e kartelit të tij.
Duke folur përmes një përkthyesi pak para dënimit të së mërkurës, Guzmán tha në sallën e gjyqit në Bruklin, se burgimi i tij në SHBA kishte qenë “torturë psikologjike, emocionale dhe mendore 24 orë në ditë”.
Ai gjithashtu tha se kishte marrë një gjyq të padrejtë, duke akuzuar juristët për sjellje të keqe.
Dënimi i përjetshëm ishte minimumi i Guzmán-it. 30 vjet të tjera ishin për përdorime të paligjshme të armëve të zjarrit./21Media
