Ka xhirime nga takimet e Bokit 13 me dëshmitarin, ende nuk ka përfunduar ekspertiza e celularit të Janevës

TË FUNDIT

Me kë ka biseduar në telefon Katica Janeva para se t’ia marrin celularin dhe a ka pasur përpjekje për tu arrestuar edhe ajo të hënën? Nga Prokuroria publike thonë se ende po punohet në ekspertizën e celularit të saj, por gjithashtu thonë se nuk janë të sakta shkrimet se ka pasur urdhërarrest për Janevën.

Deri te prokuroria parashtruam pyetje:

TV21 – A është kryer tashmë ekspertizë e celularit të Katica Janevës?

PPTH-Jo, ekspertiza ende nuk është bërë.

TV21- A janë gjetur bisedat mes Janevës dhe Boki 13?

PPTH- Kjo për momentin nuk mund të vërtetohet për shkak se ato veprimet po vijojnë, ndërsa prej tyre duhet të vërtetohen më shumë fakte.

TV21 – Ku është lajmëruar Katica Janeva para se t’ia marrin telefonin?

PPTH – Ende nuk është vërtetuar, ende po punohet.

TV21 – A ekziston video incizim në të cilin shihet se si është Boki 13 në takim me dëshmitarin e këtij rasti dhe pastaj i paraqitet në telefon Janevës duke e përfshin edhe atë në bisedën  me dëshmitarin?

PPTH – Prokuroria vetëm mund të konfirmojë nëse posedon video incizime, por për përmbajtjen nuk mundet të zbulojë detaje.

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën për media pyetjes së gazetarëve se a ka biseduar Janeva të hënën para se t’ia marrin celularin me ish-diplomatë dhe funksionarë të lartë të Qeverisë, tha se ai nuk është dëgjuar me Janevën.

“Mund të lexojmë gjithçka. Unë për vete mund të them se nuk jam dëgjuar me Katica Janevën. Prokuroria publike tha se kanë shkuar në shtëpinë e saj, se është marrë vetëm celulari por se nuk është bërë bastisje që të shohin nëse ka lidhje, përkatësisht dëshmi për përfshirjen ose bashkëpunim me të dyshuarin e parë, ose me të vërtetë është abuzuar emri i saj në këtë punë”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Partia opozitare VMRO-DPMNE dhe partia në pushtet, LSDM me përplasje dhe akuza  të ndërsjella për përfshirje në këtë rast.

“A mos ndoshta Janevës nuk i është shqiptuar masë paraburgimi për shkak se Zoran Zaev e mbron atë? A është e saktë se Janeva në shtëpinë e të dyshuarit të parë dhe në prani të funksionarit të lartë të LSDM-së i kurdis akuzat e PPS-së dhe mënyrën se si të veprohet më tutje në lidhje me ato”, u shpreh Bllagica Llasovska nga VMRO-DPMNE.

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov me pyetje deri te Mickoski.

“A ka pasur takim me njërin prej të dyshuarve në këtë rast, të cilit i është shqiptuar masë paraburgimi? Njëri prej takimeve është zhvilluar në një diskotekë të njohur në Shkup, ndërsa takimet tjera janë mbajtur në pallatin e bardhë të VMRO-DPMNE-së. Pyetja e dytë është a ka marrë Hristijan Mickoski nga paratë e përgjakura të njërit prej të akuzuarve në rastet që i hapi PPS-ja”, theksoi Kostadin Kostadinov nga LSDM.

Përndryshe, Zaev në pres konferencën e sotme tha se edhe disa biznesmenë të tjerë  të cilëve u kanë kërkuar reketë, janë ankuar te Zaevi, ndërsa ai personalisht këtë e ka denoncuar në Prokurorinë Publike, por nuk deshi të precizojë nëse bëhet fjalë pikërisht për  Orce Kamçev.

Përgatiti: Svetllana Unkovska