Një lajm i mirë për Federatën e Golfit të Kosovës

0

Anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Golfit të Madh

Anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Golfit të Madh
Federata e Golfit e Kosovës (FGEK) është bërë anëtarja më e re e Organizatës Ndërkombëtare të Golfit të Madh (IPPA). Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Komitetit Olimpik të Kosovës, ku ndër tjerash thuhet se me këtë anëtarësim Kosovës i hapën dyert për anëtarësim edhe në organizatat tjera.
“Anëtarësimi në këtë organizatë i hap dyert e pjesëmarrjes së golfistëve tanë në garat të cilat i organizon IPPA në 28 shtete të botës dhe gjithashtu i hap rrugën Federatës së Golfit të Kosovës për t’u anëtarësuar në EGA (European Golf Association), si organizata më e lartë e golfit në botë.”, thuhet në njoftim./21Media

Trinçkovski, flet para ndeshjes kthyese: Në "Mostar" do ta mbrojmë nderin dhe do të tregojmë që jemi kualitativ

0

Përpos Shkupit, në raundin e parë kualifikues të Liga Europës, sonte do të luaj edhe Akademia Pandev e cila do të përballet me Zrinjskin në Mostar në ora 19:00. Edhe pse kanë rezultat negativ prej tre golash nga ndeshja e parë e zhvilluar në arenën “Todor Proeski”, trajneri i Akademija Pandev, Jugosllav Trençkovski thotë se në këtë ndeshje do të luajnë më mirë se në ndeshjen e parë.

“Qëllimi ynë, ambicjet tona para kësaj ndeshje në Mostar janë që të luajmë shumë më mirë nga ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup. Të tregojmë se posedojmë kualitet. Thjeshtë, duam ta mbrojmë nderin tonë. Gjithsesi edhe në ndeshjen kthyese formacioni i fortë i Zrinjskit është favorit, këtu nuk ka dilema. Por thash, ne duam të tregojmë fytyrën e vërtetë para publikut në Mostar, por prap se prap kemi probleme. Për shkak të lëndimit më se e sigurtë është që nuk do të luaj Stojkoski, Çubrakoviq”, thotë Trençkovski për Sport Media, i cili shtonë se në dispozicion i ka të gjithë lojtarët tjerë.

 

Katica Janeva tre ditë nuk është paraqitur në punë!

0

Prokurorja në Prokurorinë Speciale, Katica Janeva, e cila dha dorëheqje disa ditë më parë, tani më për tre ditë nuk është paraqitur në punë në Prokurorinë Publike Speciale.

Janeva në dorëzimin e dorëheqjes së saj shkruan se ajo do të aktivizohet kur partitë politike do të pajtohen për pasardhësin e saj dhe kur të sillet ligji i ri për Prokurorinë Publike Speciale.

Siç mëson TV21, për momentin Janeva nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë në organet e drejtësisë në PPS, për të pushuar ose që është penguar që të mos vij në punë.

Pamje nga stërvitja e "Shkupit" në "Todor Proeski", Karan tubon të gjthë futbollistët

0

Ekipi futbollistik i Shkupit ka zhvilluar seancën e fundit zyrtare para sfidës së kthimit me Pyunikun e Armenisë të vlefshme për raundin e parë të eliminatoreve të Liga Evropës. 

“Djemt” e Umit Karan, seancën stërvitore e zhvilluan në stadiumin “Todor Proeski” aty ku  do të zhvillohet përballja me skuadrën nga Armenia. 

Stërvitja kaloi  në atmosferë pozitive, me numrin një të stafit teknik që kishtë në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar për ndeshjes që në program është sonte nga ora 19:30.

Ndryshe, ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 3:3. Ky rezultat është pozitiv për Çairasit duke patur parasysh se lujnë në terren vendas dhe ndeshjen kthyese e luan pranë publikut të vet.

Pançevski: Edhe këtë e prita, më larguan si leckë nga zyra!

0

Ish kryetar i Gjykatës Penale Vladimir Pançevski në rrjetin social Facebook, shkruan se është larguar si “leckë”, nga zyrat e ndërtesës së Gjykatës. Vladimir Pançevski është i akuzuar për kurdisjen e lëndëve gjyqësore ndërsa në seancën e të mërkurës Pançevski u suspendua nga Këshilli Gjyqësor.

Pançevski në Facebook shkruan:

“Edhe këtë e prita, më larguan si leckë nga zyrat e ndërtesës së gjykatës, polici gjyqësor erdhi për ta mbyllur zyrën, as vendime kam pranuar por edhe zyrtarisht nuk jam i njoftuar, nuk jam i njoftuar për asnjë procedurë persekutimi kundër meje përveç mediave. Kështu funksionon ky sistem kriminal. Kjo është ajo që ndodh duke i “faleminderurar”, sistemit që për 24 vite stazh në organet gjyqësore nga të cilat 11 vite stazh në Gjykatën Penale kam shërbyer me ndershmëri gjykatë kjo me rezultate më të mira”.

Sonte ndeshja Kosovë-Hungari

0

Ndeshja fillon në ora 20:00

Ndeshja fillon në ora 20:00
Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll pas humbjes nga Kroacia sonte do të përballet me Hungarinë, në kuadër të kampionati botëror “Spanjë 2019“
Ndeshja fillon në ora 20:00, dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në RTV 21 Plus.
Kjo ishte edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.
Kosova është në grupin C bashkë me Baherinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë.
Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe përfundon me 28 korrik./21Media

SHBA: Turqia nuk mund të jetë më pjesë e programit F-35

0

Ende nuk është njoftuar nëse SHBA do të vendosë sanksione ekonomike ndaj Turqisë

Administrata e Presidentit Trump tha të mërkurën se Turqia nuk mund të jetë më pjesë e programit të avionëve amerikanë F-35, një deklaratë që shënon një thyerje me rëndësi në marrëdhëniet me aleatin e vjetër të NATO-s.

Shtëpia e Bardhë tha në deklaratën me shkrim se vendimi i Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400 “e bën të pamundur vazhdimin e përfshirjes së vendit në programin F-35”. Shtëpia e Bardhë nuk tha në mënyrë të drejtpërdrejtë se Turqia do të hiqet nga programi i avionëve F-35, por Pentagoni pritet ta bëjë këtë.

Turqia prodhon komponente të shumta për avionin e tipit Stealth, i cili shitet në shumë vende të botës. Nëse Turqia largohet nga programi, siç pritet, Shtetet e Bashkuara do të duhet të gjejnë furnizues alternativë për pjesët e avionit.

“F-35-a nuk mund të bashkëjetojë me një platformë ruse të grumbullimit të informacioneve të klasifikuara që mund të përdorej për të mësuar rreth aftësive të avancuara të avionit”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e cila i referohet sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 si një mjet me të cilin Rusia mund të marrë informacion mbi aftësitë ushtarake të SHBA.

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se blerja e sistemit rus S-400 nënkupton se Turqia nuk do të lejohet të blejë asnjë aeroplan F-35.

Ende nuk është njoftuar nëse SHBA do të vendosë sanksione ekonomike ndaj Turqisë për vendimin e saj.

Mosmarrëveshja me Turqinë për blerjen e një sistemi rus armatimi është shenjë e një ndarjeje më të thellë midis Ankarasë dhe aleatëve dhe partnerëve të saj perëndimorë.

Turqia është ankuar se nuk iu ofruan kushte të favorshme për të blerë një sistem amerikan alternativë ndaj sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Shtëpia e Bardhë, megjithatë, tha në deklaratën e saj të mërkurën se Turqia kishte shumë shanse për të blerë sistemin amerikan Patriot.

“Kjo administratë ka bërë oferta të shumta për ta bërë Turqinë ndër vendet kryesore për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot,” tha ajo./21Media

Jam i lumtur me ekipin

0

Klopp pohon se janë mirë me ekipin

Klopp pohon se janë mirë me ekipin
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, deklaroi se nuk ka probleme me transferimet, ndërsa përgatitjet për sezonin e ri po vazhdojnë.
“The Reds” sezonin e ardhshëm do të mundohen të mbrojnë titullin e Ligës së Kampionëve dhe të fitojnë Premier Leaguen.
“Njerëzit flasin që të bëjmë transferime deri në vlerën 200 ose 300 milionë eurove, këto transferime mund t’i bëjnë disa klube si Real Madrid, Barcelona, City apo PSG. Ne jemi mirë, jam i lumtur me ekipin, po shohim për një lojtar të ri në një pozicion, por nuk po bëjmë shumë presion”, deklaroi ai.
Ai në fund shtoi se po e pret sezonin e radhës dhe është i gatshëm për të bërë më të mirën.

“Rikthimi i Coutinhos do ta kthejë Liverpoolin një hap mbrapa”

0

Barcelona po mundohet ta shesë brazilianin

Barcelona po mundohet ta shesë brazilianin
Legjenda e Liverpoolit, Danny Murphy, tha se nëse të kuqtë e rikthejnë në ekip brazilianin Philippe Coutinho, do të ishte një hap mbrapa. Barcelona është duke u munduar ta shesë brazilianin që e bleu nga Liverpooli në janar të vitit 2018.

Pasi fituan Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, Murphy mendon se Jurgen Klopp po bën më të mirën dhe nuk i nevojitet braziliani në ekip.
“Liverpooli do të kthehet një hap mbrapa nëse e rikthejnë në ekip Philippe Coutinhon, braziliani është një mesfushorë qendror dhe jo mesfushor anësor, nëse ai rikthehet në ekip do të ndërrojë dinamiken e lojës. Tre mesfushorët e Liverpoolit janë lojtarë të mrekullueshëm të cilit edhe mbrohen edhe sulmojnë dhe ata do të humbasin nëse Coutinho do të luaj aty”, deklaroi ai.
Ai në fund shtoi se ka gjithmonë hapësirë për lojtarë kreativ dhe Liverpooli duhet të shikojë ndonjë lojtar si Ousmane Dembele ose Zaha.

​Ademi vizitoi kampin e Lokomotivës në Gjakovë

0

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, vizitoi në Gjakovë kampin e futbollistëve, të cilin e ka organizuar klubi kroat, Lokomotiva.
Ky kamp ka zgjuar interesim të madh tek futbollistët e rinj jo vetëm nga Gjakova, por edhe nga qytetet e tjera të Kosovës, por ka mbledhur talente edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Ky kamp po udhëhiqet nga ish-futbollisti i njohur Ardian Kozniku, Luka Cakarun dhe Gëzim Daka.
Me këtë rast Ademi falënderoi organizatorët e këtij kampi që po i japin rëndësi talenteve të futbollit në Kosovë që ta shfaqin talentin e tyre, duke shpresuar se nga ky kamp do të përzgjidhet ndonjë futbollist për të shkuar në klubin kroat.
Po ashtu presidenti Ademi theksoi rëndësinë që kanë kampet e tilla sidomos nga klube të tilla, nga të cilat kanë dalë shumë futbollistë me emër, jo vetëm në Kroaci, por edhe në Evropë.