Vazhdon përhapja e Ebolës

0

OBSH shpall emergjencë ndërkombëtare shëndetësore

Këtë javë u raportua për një rast me Ebola në Goma të Kongos – qytet me mbi dy milionë banorë, pranë kufirit me Ruandën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi paralajëmrimin global pasi afro 1,700 njerëz kanë vdekur nga virusi që nga gushti i vitit të kaluar, përcjell rtv21.tv

Sipas OBSH-së, “ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundshme të epidemisë”.

Virusi Ebola mund të përhapet me shpejtësi dhe është fatal deri në 90 për qind të rasteve.

Simptomat përfshijnë ethe, vjellje, diarre dhe dhimbje të muskujve.

Shpërthimi më i madh i Ebolës që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.

Atëbotë ishin raportuar 11,310 vdekje./21Media

Shkupi dhe Seuli vendosën marrëdhënie diplomatike

0

Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Jugut zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme në Seul.

Komunikatën e përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në selinë e KB-së në Nju-Jork e nënshkruan ambasadori i Koresë së Jugut, Ço Tae-jul dhe ushtruesi i detyrave  në Misionin e Maqedonisë së Veriut në Organizatën Botërore, Sanja Zografska Krstevska, transmeton agjencia e lajmeve Jonhap.

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Koreja e Jugut pret marrëdhënie të përforcuara bilaterale me Maqedoninë e Veriut në plan politik dhe ekonomik, si dhe përforcimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, thuhet në kumtesën e MPJ-së jugokoreane.

Maqedonia e Veriut është vendi i 191-të me të cilin Koreja e Jugut ka vendosur marrëdhënie diplomatike.

Studioja në Japoni është djegur për shkak të një ideje të vjedhur

0

Në studion për animacion në Kjoto të japonisë, ku të paktën humbën jetën 33 persona, zjarrvënësi tha se këtë e ka bërë për hakmarrje. Nga policia thonë se për momentin ende sqarohen rrethanat e incidentit, por sipas 41 vjeçari, studioja ia ka vjedhur idenë për një projekt.

Zjarri shpërtheu dje rreth orës 10:30 minuta sipas orës lokale në ndërtesën trekatëshe të kompanisë “Kyoto Animation”, kompani kjo e cila ka prodhuar disa nga serialet më të suksesshme televizive.

Rrëzohet një dron iranian në Ngushticën e Ormutit

0

Zbuluesi amerikan ka rrëzuar një dron në Ngushticën e Ormutit midis Omanit dhe Iranit, i cili bashkohet në Gjirin Persik dhe të Omanit, kështu deklaroi Presidenti i Amerikës, Donald Tramp.

Presidenti Tramp tha se bëhet fjalë për një aksion armiqësor të Iranit, por Tramp u bëri thirrje të gjitha vendeve tjera t’i dënojnë siç i quajti ai tentimet iraniane që të prishet liria e lundrimit dhe tregtisë globale në rrugët strategjike detare në Gjirin Persik.

Pasi që droni i ishte afruar anijes në më pak se një kilometër dhe nuk u është përgjigjur thirrjeve për tu larguar, zbuluesit mbrojtës amerikan “Bokser”, e kanë rrëzuar fluturaken.

Nga ana tjetër Irani pohon se një gjë e tillë ka ndodhur, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohamed Xhavad Zarif, theksoi se nuk kanë asnjë informacion për humbje të një droni.

Sot Kosova përballet me Portugalinë

0

Ndeshja fillon në orën 16:30

Ndeshja fillon në orën 16:30
Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll pas humbjes nga Hungaria, sot do të përballet me Portugalinë, në kuadër të kampionatit botëror “Spanjë 2019”.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:30 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në RTV21 PLUS.
Kjo është edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar. Kosova është në grupin C bashkë me Baherinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë.
Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media

Statujë e bronztë për Majlinda Kelmendin

0

Ku duhet të vendoset statuja e Kampiones Olimpike?

Ku duhet të vendoset statuja e Kampiones Olimpike?
Për xhudisten kosovare, Majlinda Kelmendin do të ndërtohet statujë e bronztë në New York, e cila pastaj do të sillet në Kosovë. Punimin e statujës së Kampiones Olimpike do ta bëjnë artistë të njohur, që ka vendosur Federata e Botërore e Xhudos, shkruan rtv21.tv
Lajmin për ndërtimin e statujës për Majlindën e bëri të ditur trajneri i njohur i xhudos kosovare, Driton Kuka.
Ai përmes një postimi në facebook sonte kërkoi mendime se në cilin vend duhet të vendoset statuja e Majlinda Kelmendit.
“Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në Botë për të punuar statujen e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!Çdo gjë do kryhet sai përket anës financiare nga Federata Botërore, unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë.Shpresoj që për Majlinden të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryevepren që do vij nga New York së shpejti…”, shkroi Kuka në facebook.
Majlinda Kelmendi është e lindur më 9 maj të vitit 1991 ), e cila është xhudiste e njohur nga Peja. Majlinda ka fituar medalje të shumta gjatë karrierës së saj deri më tani. Në vitin 2014, Majlinda ishte shpallur xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer. Për sukseset e saj të njëpasnjëshme, ajo në vitin 2014 ishte dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave”. Ndërsa, në maj të vitit të kaluar, Presidenti Hashim Thaçi i ka ndarë pasaportën diplomatike.
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi njihet si krenaria e Kosovës./21Media

Barça rriti ofertën për Neymarin

0

Oferta e parë ishte 40 milionë euro, plus dy lojtarë

Oferta e parë ishte 40 milionë euro, plus dy lojtarë
100 milionë euro dhe dy lojtarë për t’i zgjedhur në mesin e Coutinhos, Rakitiçit, Semedos, Malcolmit dhe Dembeles, është oferta e re e Barcelonës për PSG-në, që ta blejë Neymarin.
Pas transferimit te Antoine Griezmann, Barcelona do të tentojë të bëjë të pamundurën për ta rikthyer tani në “Camp Nou” Neymarin Junior.
Oferta e parë zyrtare në drejtim të PSG-së ishte 40 milionë euro, plus dy lojtarë, por klubi francez ka kthyer menjëherë prapa atë.
Sipas Sky Sports, Barcelona ka përmirësuar ofertën për Neymarin në 100 milionë euro plus dy lojtarë.
Juventusi është duke menduar për ta marrë brazilianin, duke ofruar Dybalan, lojtarë të tjerë dhe para.

Kosova humbi nga Hungaria – RTV21

0

Hungaria e fortë për Kosovën!

Hungaria e fortë për Kosovën!
Hungaria mundi kombëtaren e Kosovës U21 në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të Kampionatit Botëror “Spanjë 2019″.
Pjesa e dytë e ndeshjes përfundoi me rezultat 21:36, në favor të Hungarisë, shkruan rtv21.tv
Ndërkohë, edhe në pjesën e parë, Hungaria u tregua më e mirë se Kosova, me ç’rast arriti ta përfundojë pjesën me rezultat 9:20.
Ndeshja u transmetua drejtpërdrejt në RTV21 Plus.
Kjo është edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar. Kosova është në grupin C bashkë me Baherinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë.
Ndërkohë, nesër me fillim nga ora 16:30 Kosova do të përballet me Portugalinë. Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundonjë me 28 korrik./21Media

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Hungari

0

Hungaria në epërsi

Hungaria në epërsi
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hendbollistike në mes të Kombëtares së Kosovës U21 dhe asaj të Hungarisë, në kuadër të Kampionatit Botëror “Spanjë 2019″.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 9:20, në favor të Hungarisë.
Ndeshja është duke u transmetuar drejtpërsëdrejti në RTV21 Plus.
Kjo është edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.
Kosova është në grupin C bashkë me Baherinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë.
Ndryshe, nesër me fillim nga ora 16:30 Kosova do të përballet me Portugalinë.
Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe përfundon me 28 korrik./21Media
 

Barcelona gjen zëvendësuesin e Firpos

0

Barcelona ka shfaqur interesim për yllin e Dortmundit, Raphael Guerriro

Barcelona ka shfaqur interesim për yllin e Dortmundit, Raphael Guerriro
“Blaugranët” që një kohë janë duke u munduar që ta transferojnë në ekip Junior Firpon nga Real Betisi.
Sipas mediave spanjolle, Real Betisi kërkon 50 milionë euro për shërbimet e Firpos, ndërsa ylli i Dortmundit mund të transferohet në “Camp Nou”, pa shpenzuar para.