Kompania e Sergio Ramos gjobitet për prerje të lisave qindravjeçarë

0

Kompania detyrohet të mbjellë lisa

Kompania detyrohet të mbjellë lisa
Kompania në pronësi të kapitenit të përfaqësueses së Spanjës në futboll dhe Real Madridit, Sergio Ramos është gjobitur me 250 mijë euro për prerje të paligjshme të lisave në Madrid.
Komuna e Madridit, Alcobendas në seancën e këshillit komunal njëzëri mori vendimin për sanksionimin e kompanisë së Sergio Ramosit.
Përveç gjobës në vlerë 250 mijë euro, kompania detyrohet që në periudhën e ardhshme të mbjellë tre herë më shumë lisa në krahasim me rreth 90 lisat e prera.
Kompania u shpall fajtore për prerjen e rreth 90 lisave qindravjeçarë dhe pishave në një pronë private në Madrid.

Pesë lojtarët që do t’i shesë Reali për t’i bërë paratë për Pogban

0

Real Madridi është gati t’i shesë pesë yje të skuadrës për t’i grumbulluar paratë për francezin, Paul Pogba.
Mediet angleze thonë se “Djajtë e Kuq”, nuk do ta shesin francezin nëse nuk paguhet vlera prej 180 milionë euro.
Gareath Bale nuk do të jetë në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm dhe ka mundësi që të shitet këtë verë.
Lojtar tjetër që do të shitet këtë verë është edhe James Rodriguez, për të cilin janë të interesuar Napoli dhe Atletico Madrid.
Marco Asensio dhe Isco, të dy lojtarët janë në shitje për 72 milionë euro, ekipe të interesuara për ata janë City, Unitedi dhe Liverpooli.
Dani Ceballos është lojtari tjetër që mund të largohet si huazim te Arsenali ose të shitet te Milani, pasi e ardhmja e tij në Madrid nuk është e sigurt.

 Portugalia – Kosova 32 : 21     

0

Kampionati botëror në hendboll “ Spanja 2019 “

Kampionati botëror në hendboll “ Spanja 2019 “
Në kuadër të xhiros së tretë  Grupi C  të botërorit në hendboll U 21  “ Spanja 2019 “, është zhvilluar ndeshja Portugali- Kosova e cila ka përfunduar me rezultat  32 me  21 .  Ndeshjën e rradhës  Kosova do ta zhvilloj me 21 korrik ./21Media

Projekt-ligj i ri për Specialen, Ruskoska e befasuar nga propozimi i Zaevit

0

Dështoi takimi i liderëve i thirrur për sot. Lideri i opozitares VMRO-DOMNE Hristijan Mickoski refuzoi të ulet në tryezë pa u siguruar se pikë e parë e diskutimit do të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe jo kodi zgjedhor, regjistrimi i popullsisë dhe fati i Prokurorisë Speciale.

Këtë refuzim të opozitës, kryeministri Zoran Zaev e quan të paargumentuar, andaj lajmëroi se qeveria javën e ardhshme do të dorëzojë në kuvend projektligj të ri për Prokurorinë Speciale.

Zaev beson se ky draft ligj do të sigurojë 2/3-tat e votave, ndërsa shton se me të do të ruhet puna e deritanishme e PPS-së.

“Prokuroria Publike Speciale si strukturë integrohet në Prokurorinë e deritanishme Themelore për përndjekje të Krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërsa merr emrin e ri “Prokuroria Publike për përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të lartë”. Do t’i ketë garancitë për autonomi në veprimin që i përgjigjet pjesës më të madhe të pozitave të Prokurorisë së deritanishme Speciale dhe po ashtu janë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Do të drejtohet nga Prokurorja Villma Ruskoska e cila ka mandat dhe për momentin drejton Prokurorinë Themelore për Krim të organizuar, ndërsa të gjithë prokurorët që punojnë në PPS do të vazhdojnë në punojnë në prokurorinë e re për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Prokurorja Speciale Katica Janeva nuk është më, andaj sipas Zaevit tashmë opozitarja VMRO nuk ka arsye pse t’u ikë bisedimeve, në të kundërtën mund të dyshohet se kanë për qëllim të mbrojnë krimin e e dikujt, përfundoi Zaev. Propozimi i tij që Ruskoska të drejtojë prokurorinë e re, e ka befasuar edhe vetë prokuroren.

“Askush s’më ka konsultuar, edhe unë jam e befasuar. është herët për pyetjen nëse do ta pranoja, nuk dihet se çfarë Ligji do të sillet në Kuvend”, tha Villma Ruskoska, kryeprokurore për Përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Propozimi që Ruskoska ta drejtojë Specialen e Re, nga VMRO-DPMNE e quajnë dëshirë të Zaevit por që mbetet për t’u parë nëse është e pranueshme.

Sapo ta kemi marrë propozim-ligjin, do ta dorëzojmë për rishikim në trupat partiake, asaj për drejtësi dhe grupit që negocionte. Deri sa të gjenden mangësitë, përparësitë, anët pozitive dhe negative, ne do të mbetemi të fokusuar në përpilimin e projektligjit tonë. Në lidhje me emrin e Villma Ruskoskës, i dëgjuam të gjitha dëshirat e Zoran Zaevit. Ai mund të ketë shumë dëshira, por se a është apo jo e pranueshme, këtë do ta shohim”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Për Bashkimin Demokratik për Integrim, propozimi i Zaevit është bazë e mirë dhe drejtimi i duhur për një zgjidhje të përhershme për institucionalizimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Dy partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për TV21 thonë se propozim ligjin e ri do ta rishikojnë në organet e partive e më pas do të dalin me qëndrim për të njëjtin. Sa i përket “bombave”, përveç atyre që janë dorëzuar në gjykatë, të gjitha të tjerat do të shkatërrohen sipas procedurave të parapara.  Propozim ligji i ri parasheh që të gjitha lëndët e PPS-së që gjenden në gjykata do të vazhdojë t’i përfaqësojë prokuroria e re. Planin financiar do ta bëjë Kryeprokurori i Speciales së re, ndërsa të njëjtin Kuvendi dhe Qeveria nuk do të mund ta ndryshojnë.

Përgatiti: Besir Arifi

Reformat e sistemit zgjedhor të patjetërsueshme, “Zgjedhje normale vetëm me ligj të ri dhe lista të pastruara”

0

Reformat në sistemin zgjedhor janë të patjetërsueshme dhe vendi patjetër duhet të ketë vetëm një zonë zgjedhore. Ky është vlerësimi i shoqatës jo-qeveritare Civil nga ku Xhabir Deralla, thotë se në debatet për ndryshimet e sistemit zgjedhor duhet të përfshihen të gjitha partitë politike. Ai shton se sistemi me gjashtë njësi zgjedhore i favorizon vetëm partitë e mëdha politike.

“Për reformat e sistemit zgjedhor nuk mund të flasin vetëm 3 ose 4 parti politike, në atë proces duhet të kyçen të gjithë partitë politike. Ai proces duhet të jetë i hapur për të gjithë qytetarët dhe pastaj të sillen ligjet dhe vendimet, në mënyrë demokratike dhe me procedurë të hapur, në të cilin kuvendi do ta ketë fjalën e fundit”, theksoi Xhabir Deralla nga OJQ “Civil”.

Deralla thotë se vendi as nuk duhet të mendojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në periudhën e reformave dhe aq më pak pa i pastruar listat zgjedhore dhe ndryshimin e kodit zgjedhor.

“Mendoj që nëse duam të kemi zgjedhje normale në të ardhmen, që i bije në zgjedhjet parlamentare të rregullta. Mendoj që nuk mund të presim që ato zgjedhje të zhvillohen ashtu siç duhet, sipas ligjit dhe kushtetutës, përderisa nuk nënshkruhet ligj i ri zgjdhor dhe përderisa nuk pastrohet lista zgjedhore në tërësi”, tha Xhabir Deralla nga OJQ “Civil”.

Nga CIVIL vlerësojnë se reformat në sistemin zgjedhor duhet të nisin nga rrënjët dhe reformat duhet ta kapin edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Deralla thotë se ndryshime duhet të ketë edhe në mënyrën e votimit në diasporë.

Përgatiti: Mevludin Imeri

Eco Guerilla: T’i merren ingerencat Teuta Arifit, Zaev: Qeveria nuk mund të përzihet në qeverisjen komunale

0

Eco Guerilla kërkon nga kryeministri i vendit që ti merren kompetencat kryetares së komunës të Tetovës Teuta Arifi.  Nga kjo organizatë thonë se qyteti i Tetovës është shndërruar në një katrahurë urbane ku mbizotëron kaosi në trafik, mungesa e pastërtisë publike, grumbuj mbeturinash në shumë pjesë të qytetit, mungesa e ujit të pijshëm për shumë lagje, mungesa e transportit publik.

“Inspektoratet përkatëse bashkë me policinë e trafikut kanë dështuar tërësisht për të vendosur rendin dhe ligjin, parandalimin e ndotjes së e ajrit, ujit dhe tokës si dhe çlirimin e hapësirave publike që po uzurpohen para syve tona. Tetovës përditë e më shumë i zvogëlohen edhe ato pak hapësira të gjelbërta që kanë mbetur. Shembulli i fundit, siç mund ta shihni edhe në video është shkatërrimi dhe uzurupimi i hapësirave publike të gjelbërta në qendër të qytetit, përgjatë rrugës Boris Kidriç. Deri sa parqet dhe hapësirat që janë pronë e të gjithë qytetarëve po betonohen, Komuna hesht dhe nuk ndërmerr asgjë për të parandaluar”, u shpreh Arianit Xhaferi nga Eco Guerilla.

Lëvizja Eco Guerilla vlerëson që për këto dështime edhe kryeministri Zaev duhet të mbajë përgjegjësi dhe të ndërhyjë që gjendja sa më parë t’i kthehet normalitetit bashkë me shtetin e së drejtës edhe në Tetovë.

“Duke patur parasysh faktin që gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2017, Ju nga pozita e Kryeministrit i dhatë përkrahje të hapur dhe i kërkuat qytetarëve votën për Teuta Arifin, po kërkojmë nga JU që të të ndërmerrni të gjitha masat e duhura për t’i hequr Komunës së Tetovës ingerencat mbi aktivitetet ku e njëjta ka dështuar tërësisht të menaxhojë”, tha Arianit Xhaferi nga Eco Guerilla.

Kryeministri Zoran Zaev sot në pres konferencë iu përgjigj kërkesës së organizatës Eco Guerilla. Ai tha se qeveria nuk mund të përfshihet në qeverisjen lokale dhe se për herë të parë po dëgjon për marrjen e ingerencave. Kërkuam qëndrim nga kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi por nga kabineti i saj nuk kemi një qëndrim.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

Kryetari i Strugës letër drejt Zaevit, Zaev ende s’e ka lexuar

0

Kryetari i Komunës së Stugës Ramiz Merko e filloi letrën drejt qeverisë me përmendjen e shtatë ministrave dhe zëvendës-ministrave të Maqedonisë së Veriut. I kontaktuar nga TV21 ai nuk dëshiron të flasë por thotë se atë që ka pasur ta thotë e ka shkruar në letër. Merko thotë se me zhvillimet e fundit kundrejt qytetit të Strugës kanë  për qëllim mbulimin e ndërtimeve pa leje në qytetin e Ohrit.

E pas këtij sulmi politik dhe mediatik siç e quan kryetari i Strugës thotë se ingerencat në fushën e urbanizmit të ia dorëzojë Qeverisë.

“Unë si kryetar i Komunës së Strugës duke pasur parasysh edhe ngjarjet e fundit dhe gjendjen politike të shtetit, vendosa që të ua delegoj ingerencat në fushën e urbanizmit”, thonë nga Komuna e Strugës.

Ministria e transportit dhe lidhjeve për TV21 thonë se për momentin po punohet në planet e detajuara urbanistike.

“Në ministrinë e transportit ka dy plane të detajuara urbanistike. Plane për Strugën për të cilat komuna kërkoi pajtim nga ministria. Në këtë moment intensivisht po punohet në këto plane duke përfshirë edhe Stugën. Letrën për të cilën flet nuk e kemi marrë ende”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Kryeministri për këtë tha se ende nuk e ka parë letrën por konfirmoi marrjen e ingerencave sa i përket urbanizmit të Komunës së Strugës dhe Ohrit, me qëllim siç tha, të përmbushen propozimet e UNESKO-s, dhe rajoni i Ohrit të mos gjendet në listën e rrezikuar të trashëgimisë kulturore.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

Protestë kundër guroreve, banorët e Llabunishtës në protestë

0

Këto bukuri natyrore të fshatit Jabllanicë po rrezikohen. Nga vendbanimi Strizhak, me ujë furnizohen Jabllanica, Boroveci dhe Llabunishta, prej të cilëve varen 15.000 banorë. Makineritë tashmë një kohë të caktuar po punojnë në guroren e re, që paraqet rrezik për pastërtinë e ujit, por edhe për mjedisin jetësor. Pikërisht për këto arsye, banorët e ngritën zërin dhe e bllokuan rrugën rajonale Strugë-Dibër.

“Këtu te ne është tmerr. Në një vendbanim me 10.000 banorë kemi 6 gurore aktive. Na shkatërruan. Në mëngjes mbi veturat ka pluhur dhe askush nuk merr përgjegjësi. A kanë sado pak ndërgjegje pronarët e këtyre guroreve se i helmojnë edhe fëmijët tanë, edhe neve”, deklaroi një banor i fshatit Llabunisht.

Thonë se nuk do të heqin dorë lehtë. U bëjnë thirrje funksionarëve qeveritarë që t’i vizitojnë tani, e jo vetëm në periudhën parazgjedhore duke kërkuar vota.


“Nuk do të ndalemi me kaq. Nëse nuk ka rezultate, përsëri do të organizohemi dhe do të dalim në numër sa më masive. Protestat e ardhshme nuk do të jenë të qeta, do të jenë më radikale”, u shpreh Alim Salloski, kryetar i Shoqatës Naura-Llab.


“Më duket se tani do t’i vijë fundi. Nëse jo në mënyrë të qetë, me forcë do t’i ndërpresim…. Duhet ta ndalojmë këtë”, theksoi një tjetër banor.

Ata ankohen se kanë edhe probleme shëndetësore.”Ka mjekë të cilët e konfirmojnë këtë. Ka rritje të shpejtë të numrit të të prekurve nga kanceri. Pas vitit 2013, të gjithë që kanë ndërruar jetë ishte shkaku i kancerit në mushkëri”, tha një banor tjetër.

Kërkojnë nga ministritë kompetente, përkatësisht nga Qeveria, në afat më të shkurtër të rishqyrtohen vendimet dhe të prishen koncesionet për të gjitha guroret. U bëjnë thirrje publikisht ministrive kompetente dhe kryeministrit Zaev, të vijnë në vendngjarje dhe të binden se çka ndodh në terren. Nga Ramiz Merko kërkuan të tregojë dhe të vërtetojë në cilën mënyrë është dhënë leja e integruar B nga ana e Komunës së Strugës. Nga kompania e cila e mori koncesionin, kërkojnë që t’i tërheqë makinat. Përndryshe, ky rajon ka rreth 18 mijë banorë. Për momentin në mënyrë aktive punojnë 8 gurore. Nëse nuk ndërmerret asgjë, banorët frikësohen se do të mbeten pa ujë të pijshëm.

Përgatiti: Jovica Paunoski

Kosova organizon Kampionatin Evropian për femra në basketboll

0

Kamionati do të mbahet në muajin gusht

Kamionati do të mbahet në muajin gusht
Kosova do të organizojë Kampionatin Evropian për femra U20 për herë të parë. Në këtë kampionat basketbolli do të marrin pjesë shumë shtete  evropiane.
Ky kampionat do të mbahet gjatë datave 3-11 gusht në Prishtinë te Pallati i Rinisë në Palestrën 1 Tetori. Këtë gjë e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një postimi në Facebook
“Ishte një ëndërr, por e arritëm!
Për herë të parë, Kosova organizon Kampionatin Evropian për Femra U20 (divizioni B).
Mos e lëshoni këtë festival basketbolli me shtete shumë të forta evropiane gjatë datave 3 – 11 gusht në Prishtinë (Pallati i Rinisë dhe Palestra 1 Tetori).”, ka shkruar Federata në facebook, ku ka bashkangjitur edhe një video.

Masë disiplinore për inspektorin Ilievski? Gazetarëve nuk iu lejua të marrin pjesë në seancë

0

Brenda shtatë ditësh drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Tome Spirovski do të vendosë nëse do të shqiptojë masë disiplinore për inspektorin e arsimit, Gjorgji Ilievski. Kështu u vendos në seancën e sotme të mbajtur nga komisioni disiplinor. Sipas Inspektoratit, Ilievski ka thyer kodin etik duke shpërndarë informacione në publik për hetim i cili ende nuk kishte përfunduar. Gazetarët pritën jashtë rreth 4 orë, aq sa edhe zgjati seanca. Përveçse komisioni nuk u lejoi të marrin pjesë në seancë, gazetarët u përzunë edhe nga godina e ndërtesës së “Nova Makedonija”, ku edhe gjendet inspektorati.

“Kjo do të thotë se në këtë moment drejtori duhet të vendosë nëse do të ngrejë procedurë disiplinore ose jo, përkatësisht nëse do të shqiptoj masë disiplinore. -Pra nuk ka vendim për masë disiplinore? Sipas procedurës, Komisioni deri te drejtori dorëzon propozim për shqiptim të masës disiplinore. Propozimi është se ka shkelje, se është bërë shkelje, dhe në pajtim me këtë , drejtorit i propozohet që të shqiptojë masë disiplinore. Për çfarë shkelje bëhet fjalë? -Tani nuk mund t’ju them me saktësi për çfarë shkelje bëhet fjalë”, u shpreh zëdhënësi i ATO-së, Jane Nikollovski.

E inspektori i arsimit, Gjorgji Ilievski me të dalë nga seanca bëri kryqin.

Sipas tij masë disiplinore nënkupton largim nga puna, por nëse ndodh kjo, ai do të ngrejë padi gjyqësore ndaj ISHA. Inspektori thotë se kjo masë është rezultat i transparencës së tij ndaj institucioneve dhe mediave.

“Për shkak se kam dorëzuar deri te Komisioni shtetëror për anti korrupsion, për shkak se kam dërguar shkresa deri te Këshilli inspektues për hapjen e procedurës disiplinore, sepse kam dërguar deri te PPTH-ja për ngritjen e padisë penale kundër drejtorit të Inspektoratit shtetëror të arsimit dhe deri te policia financiare. Për shkak se kam pasur takime me ambasadorin e Francës dhe me ambasadën e Holandës. Kjo gjë është skandaloze. Unë dola, guxova, sepse dua të jap motiv inspektorëve tjerë , e kam shkelur kodeksin etik”, tha inspektori i Arsimit, Gjorgji Ilievski.

Në seancë mori pjesë edhe Avokati i popullit dhe anëtarë të Komisionit të Helsinkit. Ndryshe Ilievski tha se Komisioni i shkallës së dytë për inspektim, ka konstatuar se nuk ka shkelje në rastin e avancimit të ministrit për Arsim, Arbër Ademi, zv/ministrit të brendshëm Agim Nuhiu dhe drejtorit të Entit për pronësi industriale, Safet Emruli. Me këtë rast lënda do të kthehet dhe do të shqyrtohet përsëri në Inspektoratin e Arsimit. Lënda do t’i jepet përsëri Ilievskit ose ndonjë inspektori tjetër.

Përgatiti: Almedina Ismajli