Jeta në errësirë, si ndjehen personat me shikim të dëmtuar?

0

Nikolla Bllazhevski punon në Qendrën për mbështetje të personave me shikim të dëmtuar. Ai në shenjë solidariteti dhe sfide, vendosi që me sy të mbuluar të porosisë një pije.

 “Ne jemi mësuar dhe kemi parë se si duket një gotë dhe një cedevita. Prandaj, e kisha më lehtë që cedevitën ta derdh në gotë. Por, sido që të jetë, mendoj se është vështirë. Jam i shqetësuar sepse sytë i kam të mbuluar, nuk ndjehem i sigurt. Mendoj, se të gjithë më shikojnë mua”, theksoi Nikolla Bllazhevski nga Qendra për Mbështetje të Personave me Shikim të Dëmtuar.

Ai sugjeron se nëse takojmë një person të verbër, t’i afrohemi dhe t’i ofrojmë ndihmë.

“Së pari e parashtroj pyetjen nëse kanë nevojë për ndihmë? Sepse kjo është shumë me rëndësi, t’u ofroni ndihmë dhe të dëgjoni nëse me të vërtetë u duhet ndihmë apo jo. Disa persona me shikim të dëmtuar mund t’ju refuzojnë, por ne nuk duhet të ndjehemi të ofenduar. Shumë herë kam qenë i refuzuar, por nuk jam ndjerë i ofenduar, sepse e di se disa persona me shikim të dëmtuar janë të pavarur”, tha Nikolla Bllazhevski nga Qendra për Mbështetje të Personave me Shikim të Dëmtuar.

Nga Lidhja nacionale për persona të verbër, thonë se kafenetë duhet t’u sigurojnë personave të verbër meny me alfabetin braj.

“Shumë persona të verbër preferojnë të tregojnë – ne nuk shohim me sy, por me shpirt. Më besoni se në momentin kur bisedoni me ta, ata e dinë shumë mirë se ku jeni ulur, nëse rrini në këmbë, nëse i shikoni apo jo, nëse jeni të interesuar për bisedë apo jo”, u shpreh Sterja Dimov nga Lidhja Nacionale e të Verbërve.

Në përgjithësi, personat e verbër dhe ata me shikim të dëmtuar në Maqedoni, si persona me kategori më të rëndë invaliditeti, në jetën e përditshme po ballafaqohen me probleme të shumta. Njëri prej problemeve është mungesa e shtigjeve daktile, mungesa e semaforëve të zëshëm, pastaj komunikacioni publik nuk ka sinjalizim të zëshëm dhe personat e verbër nuk mund të dinë në cilin stacion ka ardhur autobusi.

 Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

Vendkalim kufitar i ri Maqedoni e Veriut – Kosovë, prej sot deri më 20 gusht do të jetë në përdorim

0

Një vendkalim kufitar i ri përkohësisht do të lidh Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Vendkalimi kufitar Streizmir-Restilic në kufirin Maqedoni-Kosovë, prej sot deri më 20 gusht do të jetë në përdorim për qytetarët e të dy vendeve.

Vendkalimi do të hapet çdo ditë prej orës 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si dhe vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim.

Në hapjen e këtij vendkalimi ishte edhe Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski dhe zv ministri Agim Nuhiu.

 

Zaev ka ndryshuar numrin dhe telefonat në kabinet, do të ketë “Fshesë” edhe në kabinet pas skandalit me prankerët Rus

0

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe kabineti i tij morën masa për përforcim të efikasitetit dhe sigurisë në zbatimin e agjendës transparente, e përbërë nga takimet, ngjarjet dhe komunikimet. Siç kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë, po bëhet avancimi i protokolleve dhe rregullave për caktim të takimeve dhe për bisedat telefonike në Kabinet, me qëllim që të sigurohet nivel i lartë i kontrolleve dhe mbrojtjes së komunikimeve të kryetarit të Qeverisë. Si pjesë e masave për siguri dhe kujdes në komunikimet digjitale dhe telefonike, në suaza të Kabinetit të kryeministrit, janë ndryshuar një pjesë e pajisjeve teknike, duke përfshirë edhe telefonat celularë dhe numrat e telefonave të kryeministrit dhe një pjese të bashkëpunuesve të tij.

“Kryeministri ka bërë edhe analizë të profesionalitetit dhe efikasitetit të angazhimeve të bashkëpunëtorëve dhe këshilltarëve të tij, në bazë të kësaj, një pjese të personave të angazhuar do tu falënderohet për bashkëpunimin e deritanishëm. Në përputhje me paralajmërimin për kundërshtim dhe përballje me desinformatat dhe sulem ndaj demokracisë së vendit, Kabineti i Kryeministrit përgatit Plan për aksion kundër shpërndarjes së desinformatave, versioni i të cilit së shpejti do të prezantohet në opinion, e më pas do të konsultohet me palët e prekura dhe me partnerët strategjik të vendit”.

Me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Von der Llajen dëshiron negociata të shpejta

0

Në intervistën e parë pasi ishte zgjedhur për kryetare të Komisionit Evropian, Ursulla von der Llajen i konfirmoi angazhimet e saj për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. -Ato janë fqinjët tanë, tha ajo, në intervistë për magazinën gjermane “Shpigell”. -Duhet t’i hapin negociatat me ato vende menjëherë pasi Këshilli Evropian të marrë konkluzion se janë përmbushur kriteret. Këshillin Evropian e përbëjnë shefat e shteteve dhe qeverive të të gjitha vendeve-anëtare të BE-së. Duhet ta shtrijmë dorën drejt këtyre vendeve. E ndajmë kontinentin e njëjtë, historinë e njëjtë, jemi fqinjë. Nëse këtij rajoni ia mbyllim derën, atëherë vetës do t’i shkaktojmë dëm, tha Von der Llajen në intervistën për “Shpigell”. Pritet që ajo ta ndërmarrë funksionin e ri më 1 nëntor të këtij viti.

“Po zgjidhen problemet reale të qytetarëve”, Angjushevi për vizitë në komunën Gradsko

0

Pushteti ekzekutiv dhe ai lokal punojnë në mënyrë aktive për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj, por edhe të komunave të tjera, në drejtim të zhvillimit të barabartë rajonal dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve në këtë zonë, theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Ai bashkë me ministrin e Bujqësisë, Trajan Dimovski dhe drejtorin e Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Nikollçe Babovski e vizituan komunën Gradsko. Gjatë vizitës, kryetari i Gradskos, Robert Beshovski i informoi për projektet aktuale me të cilat tejkalohen problemet reale të qytetarëve në këtë komunë.

“U zgjodh një problem 30-vjeçar me furnizim të ujit në komunën e Gradskos. E vizituan pusin e ndërtuar mbi tokë, ku nuk ka shumë për t’u parë. Instalimet nëntokësore janë të gjera dhe ky problem 30-vjeçar tashmë është zgjidhur. Janë siguruar 20 milionë dollarë për rikonstruim të rrugës nga ana e Agjencisë për mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural, në suaza të Programit për zhvillim rural dhe përmirësim të kushteve infrastrukturore mes Gradskos dhe Çiçevës, në gjatësi prej 1.8 kilometrave”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

​“Rashford duhet të punojë më shumë”

0

Robson vlerëson se Rashfordit i duhet ende punë

Robson vlerëson se Rashfordit i duhet ende punë
Legjenda e Manchester United, Bryan Robson, ka thënë se Marcus Rashford duhet të punojë më shumë.
21-vjeçari do të jetë në formacionin e parë të “djajve të kuq” për sezonin e ardhshëm.
“Marcus është një ndër lojtarët më të mirë dhe këtë e ka dëshmuar kur e përfaqësoi Anglinë në Botëror. Nëse ai do të dëgjonte ndonjë pjesë të këshillës time, ai duhet të punojë ende më shumë që të bëhet sulmuesi më i mirë në botë”, deklaroi ai.

United gjen zëvendësuesin e Maguires

0

Demiral i shqetësuar për të ardhmen e tij

Demiral i shqetësuar për të ardhmen e tij
Manchester United është i interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral.
“Djajtë e Kuq” po mundohen ta transferojnë në ekip qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire, mirëpo nëse kjo gjë dështon atëherë 21-vjeçari është zëvendësimi adekuat.
Demiral nënshkroi për “zonjën e vjetër” për 18 milionë euro, mirëpo është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Torino, pasi vendi në ekipin e parë nuk është i sigurt.

Dy gjigantët anglezë pas portierit të Fenerbahçes

0

Ekipeve po ju nevojitet një portier rezervë

Ekipeve po ju nevojitet një portier rezervë
Portieri i Fernerbaçes, Berke Ozer është i kërkuar nga dy gjigantët anglezë Liverpool e Man City.
Mediat angleze thonë se të dy ekipeve po ju nevojitet një portier rezervë.
Përpos këtyre klubeve i interesuar për të është edhe Bazeli.
Jurgen Kloop po e sheh Ozerin si zëvendësim i belgut Simon Mignolet, pasi portieri pritet të largohet këtë verë.

Prishtina sot nis miqësoret në futboll

0

Skuadra bardhekaltër përballet me Flamurtarin

Skuadra bardhekaltër përballet me Flamurtarin
Prishtina sot do ta ketë testin e parë miqësor në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e parë testuese zhvillohet në lagjen “Xhemajl Ibishi” në stadiumin e Flamurtarit kundër rivalit lokal, sfidë kjo që nis nga ora 16:45.
Ndërsa, ndeshja me Trepçën ’89 e paraparë të luhet pas një jave është anuluar dhe skuadra do të ndeshet me skuadër tjetër që do të caktohet ndërkohë./21Media

 

Sarri tregon se në cilën pozitë do të luajë Ronaldo

0

“Ne jemi pas në krahasim me Tottenhemin…”

“Ne jemi pas në krahasim me Tottenhemin…”
Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka mbajtur një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore që do të luhet nesër me Tottenhemin.
Sarri foli për De Ligt, rolin e Ronaldos në fushë si dhe për Pogban, tema këto që për momentin ju interesojnë shumë tifozëve bardhezi.
“De Ligt, deri tani nuk është stërvitur me shokët e skuadrës, por do të jetë pjesë e lojës. Ne jemi pas në krahasim me Tottenhemin, por nesër do të më pëlqente të shihja skuadrën në fushë me mentalitetin e duhur”.
Ndërsa, për Ronaldon tha se është i entuziasmuar që të punojë me të dhe se do të dëshironte të ndihmonte portugezin të thyente rekorde të reja. “Ai fitoi gjithçka në nivel personal dhe kolektiv, duke filluar nga e majta. Përpjekja e parë do të jetë nisja nga ai pozicion, por me aftësitë që ai ka ta spostoj 10 metra më tutje, nuk është se do të ndryshonte gjë”.
Pogba? “Ai më pëlqen me të vërtetë shumë, por është një lojtar i United. Nuk jam drejtori sportiv dhe kështu nuk e njoh mirë situatën”./21Media