Vendkalim kufitar i ri Maqedoni e Veriut – Kosovë, prej sot deri më 20 gusht do të jetë në përdorim

TË FUNDIT

Një vendkalim kufitar i ri përkohësisht do të lidh Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Vendkalimi kufitar Streizmir-Restilic në kufirin Maqedoni-Kosovë, prej sot deri më 20 gusht do të jetë në përdorim për qytetarët e të dy vendeve.

Vendkalimi do të hapet çdo ditë prej orës 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si dhe vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim.

Në hapjen e këtij vendkalimi ishte edhe Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski dhe zv ministri Agim Nuhiu.