Në intervistën e parë pasi ishte zgjedhur për kryetare të Komisionit Evropian, Ursulla von der Llajen i konfirmoi angazhimet e saj për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. -Ato janë fqinjët tanë, tha ajo, në intervistë për magazinën gjermane “Shpigell”. -Duhet t’i hapin negociatat me ato vende menjëherë pasi Këshilli Evropian të marrë konkluzion se janë përmbushur kriteret. Këshillin Evropian e përbëjnë shefat e shteteve dhe qeverive të të gjitha vendeve-anëtare të BE-së. Duhet ta shtrijmë dorën drejt këtyre vendeve. E ndajmë kontinentin e njëjtë, historinë e njëjtë, jemi fqinjë. Nëse këtij rajoni ia mbyllim derën, atëherë vetës do t’i shkaktojmë dëm, tha Von der Llajen në intervistën për “Shpigell”. Pritet që ajo ta ndërmarrë funksionin e ri më 1 nëntor të këtij viti.
