Franca “nën terror”, kryeministri Lecornu kërkon vendosjen e orës policore

TË FUNDIT

Prej disa ditësh, Franca është përfshirë nga protesta të dhunshme dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.

Për shkak të dhunës, kaosit dhe situatës në rrugë, një ditë më parë, ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i paraqiti dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron, por ajo u refuzua nga ky i fundit.

Ndërkohë, ditën e sotme, kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka bërë thirrje për vendosjen e orës policore.

Sébastien Lecornu ka dënuar ashpër dhunën dhe terrorin e shkaktuar në rrugë, ku janë sulmuar dhe grabitur biznese. Ai ka kërkuar vendosjen e pjesshme të orës policore në zonat më të rrezikuara nga dhuna.