Kosova u mposht nga Gjeorgjia 

0

Ndeshja përfundoi me rezultat  28:29 në favor të Gjeorgjisë
Kombëtarja e Kosovës U19 në hendboll për femra sot është mposhtur nga Gjeorgjia në ndeshjen për plasman për vendin e 7-të në Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Ndeshja, Kosovë-Gjeorgji ka përfunduar me rezultat përfundimtar 28:29.
Kujtojmë se, Kombëtarja e Kosovës U19 dje pati ndeshjen paraprake në kuadër të Kampionatit Evropian  me Maqedoninë e Veriut , ku edhe në këtë përballje nuk arriti fitore. /21Media 
.

Sot Kosova përballet me Brazilin

0

Kosova sot luan ndeshjen e radhës

Kosova sot luan ndeshjen e radhës
Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll pas humbjes nga Portugalia , sot do të përballet me Brazilin, në kuadër të kampionatit botëror “Spanjë 2019”.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në RTV21 PLUS.
Kjo është edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.
Kosovë në këtë kampionat përveç ndeshjes së sotme i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje ajo me Bahreinin, e cila zhvillohet nesër në ora 16:30.
Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media

Zidane konfirmon se Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi

0

“Sa më herët që largohet, aq më mirë”

“Sa më herët që largohet, aq më mirë”
Zinedine Zidane ka konfirmuar se Gareth Bale do të largohet nga klubi për t’iu bashkuar një klubi tjetër.
Zidane pas ndeshjes që pati ndaj Bayernit të Munichut, të cilën e humbi me rezultat 3:1, tregoi përse Bale nuk luajti në këtë ndeshje si dhe se kur do të largohet nga klubi.
Zidane u tregua shumë i ashpër me futbollistin, duke thënë se nëse do të mund të shkonte që nesër do të ishte mrekulli, përcjell rtv21.tv
“Bale është lënë jashtë sepse do të largohet nga klubi. Sa më herët që largohet, aq më mirë. Nëse mund të shkojë nesër, do të ishte mrekulli”, ka thënë Zinedine Zidane.
Më tutje ai ka thënë se nuk ka asgjë personale me Balen, por që do të ishte mirë që ai të largohet.
“Largimi është vendim i trajnerit dhe gjithashtu i futbollistit, i cili e njeh situatën”, ka përfunduar francezi./21Media

Arrestohet ish kryeshefi i policisë së Tetovës!

0

Arrestohet ish kryeshefi i stacionit policorë në Tetovë. Në shtëpinë e tij, sipas të dhënave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, janë gjetur armë të ndryshme të cilat i ka poseduar pa leje.
Bastisja në shtëpinë e Rauf.R ish kryeshef në stacionin policorë në Tetovë ka ardhur pas denoncimeve të shumta të disa familjarve të tij të afërt.
Personi në fjalë sot është nxjerr para gjykatës për procedurë paraprake në Tetovë.

Dy gola të shënuara në miqësoren, Flamurtari – Prishtina

0

Golat u shënuan në pjesën e dytë
Ndeshja miqësore në mes të Flamurtarit dhe Prishtinës përfundoi me barazim, 1:1.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin afër “Xhemail Ibishit”, përcjell rtv21.tv
Golin e parë e shënoi Festim Krasniqi nga pika e bardhë në mesin e pjesës së dytë. Pas tij, Ahmed Januzi e shënoi golin e barazimit.
Të dy trajnerët, si Mirel Josa ashtu edhe Artim Shaqiri provuan shumë lojtarë./21Media
.

​Paul Pogba pranë Real Madridit

0

Real Madrid ka edhe një objektiv këtë merkato verore dhe ai është Paul Pogba.
“Operacioni 200” është operacioni i rikrijimit të një Reali me emra të rinj, ku deri tani janë bashkuar Hazard, Joviç, Mendy. Por për të mos rrezikuar me Fair-Play financiar, Reali do të largojë disa nga yjet e tij nga ekipi.
Gareth Bale dhe James Rodrigues janë dy futbollistët që siç duket i kanë prerë biletat. Uellsiani duket pranë një kalimi tek Bayern Munich, por pista të mundshme janë edhe Manchester United, si dhe rikthimi tek Tottenham.

Gati Projekt-ligji i ri për Prokurorinë Publike, PPS dhe PPTH bashkohen në Prokurorinë e re Publike

0

Ministria e Drejtësisë e publikoi Propozim-Ligjin për Prokurorinë publike, në të cilin, siç theksohet, kapacitetet aktuale të PPS dhe Prokuroria themelore Publike  për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit bashkohen dhe marrin emrin “Prokuroria Publike për përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të lartë. Nga Ministria e drejtësisë thonë se Prokuroria e re do të vazhdojë lëndët e PPS.

“Kompetencat e dy prokurorive publike aktuale kalojnë në Prokurorinë publike të sapoformuar, e cila do të vazhdojë të udhëheq proceduat e filluara në fazën që do të merren. Njëkohësisht sigurohet vazhdimësi në funksionimin e Prokurorisë dhe hetuesit që kanë punuar deri më tani, do të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre në këtë prokurori”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Në krye të kësaj prokurorie është propozuar Villma Ruskoska, por partia opozitare VMRO-DPMNE nuk pajtohet me këtë ide.

“Në lidhje me propozim për Prokuror të ri publik, siç e quajti, Prokuror të ri special, Villma Ruskoska, Zoran Zaev edhe një herë e vërtetoi lidhjen mes LSDM-së, vetes dhe Ruskoskës, prokurorisë, përkatësisht edhe një herë e konfirmoi se propozimi i tij për prokuror të ri, në vend të Katica Janevës, është i tiji personal, përkatësisht person i cili gjatë gjithë periudhës së kaluar ka punuar për interesat e LSDM-së”, deklaroi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

Prokurorja Ruskovska në një emision në kanalin 77 tha është befasuar nga propozoi që ajo të zgjidhet në krye të prokurorisë që do të formohet.

“Ata janë marrëveshje politike kështu që unë me të vërtet nuk isha e kyçur në krijimin e kësaj zgjidhje ligjore. Unë dje isha e befasuar si kur me shumë pjesa më e madhe e qytetarëve”, theksoi Prokurorja Publike, Villma Ruskoska

Zaev beson se ky draft ligj do të sigurojë 2/3-tat e votave dhe se me të do të ruhet puna e deritanishme e PPS-së. Për Bashkimin Demokratik për Integrim, propozimi i Zaevit është bazë e mirë dhe drejtimi i duhur për një zgjidhje të përhershme për institucionalizimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Dy partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për TV21 thonë se propozim ligjin e ri do ta rishikojnë në organet e partive e më pas do të dalin me qëndrim për të njëjtin.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

Nuk ka masa të posaçme hetimore për Janevën, pushimin mjekësor ia ka dhënë mjeku amë

0

PPTH nuk ka kërkuar masë e posaçme hetimore, për Katica Janevën.

Prokurorja publike, Vilma Ruskovska, në një intervistë për “Kanal 77” hodhi poshtë deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se Janeva ka ndalesë për të dal jashtë shtetit. Ajo tha se prokuroria nuk e ndjek atë. Siç sqaroi, është dhënë urdhër për ekspertizë të telefonit të konfiskuar të Janevës, për të cilën Ruskovska beson se do të mbarojë deri ditën e hënë, por ende nuk e kanë gjetur telefonin e saj të dytë.

 “Nga ana e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion nuk është kërkuar masë e veçantë hetimore për Katica Janevën. Ne nuk e ndjekim, a e ndjek dikush tjetër nuk e di. Jo jo nuk është gjetur ende telefoni tjetër”, tha Prokurorja Villma Ruskoska.

Opozitarja VMRO-DPMNE ngre dyshime se pushimi mjekësor i Janevës, është i rrejshëm. Ata dyshojnë se pushimi po përdoret për të mbrojtur Janevën nga hetimi i rastit “Reket”.

“Cili është doktori dhe përse i dha pushim mjekësor Katica Janevës, për të cilën e dimë se dy ditë më parë dha dorëheqje. Nëse është i rrejshëm ai pushim mjekësor, dhe ka për qëllim mbrojtjen e Katica Janevës, doktori i cili ka dhënë këtë pushim duhet të jetë i vetëdijshëm se do të përgjigjet për atë procedurë”, theksoi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

Doktori Bojan Trajkovski nga “Lidhja e Specializantëve dhe mjekeve të rinj” shpjegon procedurën e pushimit mjekësor. Sipas tij gjasat janë të vogla, që të vërtetohet ligjërisht që një pushim mjekësor është i rrejshëm. Me këtë rast vijojnë gjoba të larta në të holla për mjekun dhe pacientin. Ndërkaq mjeku amë është ai që ka në dorë pushimin mjekësor të çdo pacienti, shpjegon Trajkovski.

“Siç theksova, deri në 7 ditë mjeku amë është ai i cili jep pushim mjekësor dhe mbështetet në minimumin e paraparë me Ligj. Mbi 7 ditë, gjegjësisht deri në 14 ditë, pushimi jepet nga ana e sub-specialistit ose specialistit. Pasi ai e jep mendimin e tij, mjeku amë e nënshkruan pushimin. Kur bëhet fjalë për mbi 15 ditë, këtu përfshihet Komisioni shëndetësor i shkallës së parë, i cili duhet ta konfirmojë pushimin mjekësor të pacientit. Gjasat për gabim apo për pushim të rrejshëm mjekësor, janë minimale”, u shpreh Bojan Trajkovski nga Asociacioni i Specializantëve.

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka ide se ku gjendet Prokurorja speciale, Katica Janeva, ndërsa edhe LSDM nuk ka asnjë informacion lidhur me të.

PPS ka lajmëruar se Katica Janeva nga 16 korriku ka marrë pushim mjekësor. Janeva së fundi herë ka qenë në punë të hënën kur edhe dha dorëheqje të parevokueshme. Pas kësaj ndodhi menjëherë arrestimi i Bojan Jovanovskit dhe biznesmenit Zoran Milevski.

Përgatiti: Almedina Ismajli

Janeva e ka shantazhuar edhe Mickoskin? Që të “Shkrijë” pronën e partisë ka kërkuar mbështetje për PPS

0

Shtabet partiake, banesat, tokat bujqësore, pronat, shtëpitë e vjetra, janë pjesë e listës së gjatë që e ngriu Gjykata Penale Shkup me kërkesë të PPS-së para më shumë se tetë muajve.

Kërkesa erdhi nga lënda “Talir” hetim që PPS-ja e udhëheq kundër 14 funksionarëve të dyshuar të VMRO-DPMNE-së, për financim ilegal të partisë. Në kërkesën deri te Gjykata Themelore Shkup 1, ishin theksuar dy arsye kryesore:

Arsyet për ngrirje të pronës

  1. Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, në media paralajmëroi se po e shqyrtojnë mundësinë për shitje të selisë së partisë ose dhënie me qira;
  2. Në fillim të vitit 2018, partia ka shitur banesë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, me vlerë prej 100 000 eurove.

Pas tetë muajve ngrirje, pasi që u hap lënda “Reket” ku siç thuhet jo-zyrtarisht është e përfshirë edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, Mickoski tha se edhe ai ka qenë i shantazhuar.

“Isha lëndë shantazhi nga prokurorja Katica Janeva, kur ajo kërkonte nga unë që të mbështes Ligjin për Prokurori Publike, me qëllim që të heq “shkrijë” pronën e partisë, e cila si akuzues e ngriu, ndërsa nën presion të LSDM-së dhe prokurorisë e konfirmoi këtë kërkesë”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE=së, Hristijan Mickoski.

“Talir” është lënda e vetme e PPS-së që gjendet në seancë gjyqësore, ndërsa me aktakuzë të parashtruar në afat deri në 30 qershor, të vitit 2017. Pas kësaj date Gjykata Supreme vlerësoi se PPS-ja nuk mund të hap hetime dhe të ngrit aktakuza. Nga seanca e parë që u caktua, kaluan gjashtë muaj dhe më së paku 9 përpjekje ranë poshtë për fillim të gjykimit për lenden “Talir”.

PPS-ja në lëndën “Talir” dyshon për keqpërdorim të 4.9 milion eurove dhe kërkon sigurim të pronës me vlerë: 68 fleta anketuese (pronësore) në vlerë prej 3.5 milion eurove dhe të ashtuquajturin “Pallati i bardhë” vlera e të cilit është 14 milion euro. I dyshuari i parë në këtë rast është ish-lideri i partisë, Nikolla Gruevski.

Përgatiti: Jovica Paunoski

Tentoi t’i ikë policisë, aksidentohet kamioni që po kontrabandonte emigrantë

0

Një kamion me 34 emigrantë është rrokullisur në rrugën Demir Kapi-Negotinë. Dje në orën 17 pranë vendit të quajtur “Monumenti i Përzhdevskit” policia rrugore tentoi të ndalojë automjetin që po kontrabandonte, por shoferi e ka rritur shpejtësinë në tentim për të ikur, ndërsa më pas është rrokullisur. Tre emigrantë dhe shoferi i kamionit kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të tjerët kanë përfunduar me lëndime të lehta.

Emigrantët mendohet të jenë nga Afganistani.

Situatën e të lënduarve po e përcjell edhe Kryqi i Kuq.

“29 persona janë nën kujdes mjekësorë dhe kanë gjithçka që u nevojitet. Trajtohen nga mjekë dhe kanë ndihmë psiko-sociale. Kemi dy persona që janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup dhe tre persona që gjenden në klinikën në Kavadar. Ekipet e Kryqit të Kuq në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme po e përcjellin gjendjen e të lënduarve”, tha Suzana nga Kryqi i Kuq.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se lëndime më të rënda ka marr shoferi i kamionit, që është banor i Sopotit të Velesit.

“Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësi D.I. (24) nga f. Sopot, i Velesit dhe tre emigrantë, ndërsa emigrantët e tjerë kanë marrë lëndime më të lehta trupore. Të gjithë të lënduarve u është dhënë ndihmë mjekësore në spitalet e rrethinës. Ekspertizë kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit policor Negotinë”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Edhe organizata Legis po e përcjell rastin me lëndimet e emigrantëve.

Emigrantët që kanë pasur lëndime më të lehta janë dërguar në kampin e refugjatëve  Gjevgjelisë.

 Përgatiti: Afrim Jonuzi