Kosova u mposht nga Brazili

0

Ndeshja Kosovë – Brazil përfundoi me rezultat 22:36

Ndeshja Kosovë – Brazil përfundoi me rezultat 22:36
Ka përfunduar takimi mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Brazilit në hendboll, për grupmoshën U21, me rezultat përfundimtar 22:36, për Brazilin. Edhe në pjesën e parë të ndeshjes Brazili ishte në epërsi.
Kjo është edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.
Kosova nesër do ta ketë ndeshjen e fundit në këtë kampionat, atë me Bahreinin, që zhvillohet nesër në ora 16:30.
Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media

PTHP për “Reketin” ka konfiskuar edhe në Ohër, si është humbur celulari i dytë i Janevës në Beograd?

0

Në aksionin e mbrëmshëm në Ohër, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike është konfiskuar motoskaf (barkë me motor) që ka qenë pronë e të dyshuarit të dytë në rastin “Reket”, Zoran Milevski – Kiçeec.

Nga PTHP konfirmojnë se mbrëmë ka pasur aksion të tillë.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri në këtë moment është konfiskuar motoskaf (barkë me motor) në pronësi të të dyshuarit të dytë në rastin “Reket”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Edhe pas gjashtë ditëve nga hetimi, ende nuk ka informacione shtesë për Katica Janevën, për të cilën dje u konfirmua zyrtarisht se ajo është prokurori publik që është pjesë e rastit “Reket”.

Sot nga partia opozitare përsëri akuzuan se funksionarë të LSDM-së janë pjesë të rastit  “Reket”, por se janë nën mbrojtje të, siç thonë, kryeministrit Zaev.

“Tani LSDM-ja dhe Zaev, me çmimin të dëmtojnë qytetarët i fshehin dhe mundohen t’i maskojnë personat udhëheqës nga kryesia e LSDM-së, që kanë reketuar përmes PPS-së ose të ashtuquajturit Kiki dhe Friki, të cilëve ende ua fshehin identitetin”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Detali i vetëm i ri nga hetimi është ajo që në incizimet që posedon PTHP-ja, mundet të shihet dhe të dëgjohet se prokurorja speciale, Katica Janeva, ka qenë në spikerfon kur Boki 13 ka kërkuar reket.

Edhe përkundër incizimeve të tilla, Katica Janeva nuk është arrestuar. Hetuesit vlerësojnë se nuk ka prova të mjaftueshme për lidhje të drejtpërdrejtë me reketin që e ka kryer Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec.

Sot ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski tha se MPB-ja në këtë moment nuk ka për detyrë që të dijë ku gjendet Katica Janeva.

“MPB nuk ka për obligim të dijë se ku gjenden qytetarët e Maqedonisë në çfarëdo momenti. Nëse fillojmë nga ky parim, se MPB duhet të dijë ku gjendet secili qytetarë në një çast të caktuar, atëherë nuk kemi shtet demokratik. MPB vepron sipas urdhrave që i japin prokurorët kompetent dhe gjykatat”, potencoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Mbetet e paqartë, ku është celulari i dytë i Janevës, për të cilin djali i saj, Llazar Janev ka thënë se e ka humbur në Beograd.

Prokuroria më 15 korrik hapi hetim kundër dy personave, që janë të dyshuar për veprën penale “pranim të shpërblimit për ndikim joligjor”. I dyshuari i parë B.J. dyshohet edhe për “larje parash dhe kontribute të tjera” vepra të dënueshme.

Përgatiti: Jovica Paunoski

Pendarovski për Rel, veprat e disa individëve nuk duhet ta degradojnë punën e PPS-së

0

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në një intervistë për REL foli për rastin “Reket”, por edhe për pozitën aktuale të PPS-së. Sipas tij, veprat eventuale të disa individëve që nuk janë në pajtueshmëri me ligjin, nuk duhet ta degradojnë ose shkatërrojnë punën e përgjithshme të këtij institucioni. Pendarovski bëri thirrje deri tek organet kompetente që ta procedojnë rastin sa më shpejtë që është e mundur, për të mos e njollosur punën e PPS-së.

“Unë jam njëri prej tyre që i ndan ato emocione, emocionet e shumë qytetarëve tanë të cilët në atë periudhë, 100%  e përkrahën  PPS-në. Edhe unë jam i zhgënjyer prej kësaj që e dëgjoj ditëve të fundit. Megjithatë, insistoj që organet kompetente shpejtë ta procedojnë  këtë punë, pa pengesa, pa presione eventuale politike dhe ta përfundojnë punën. Kjo është e rëndësishme për PPS-në por edhe për reformat demokratike që e presin vendin tonë, tha shefi i shtetit”, tha Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Pendarovski tha se angazhohet për pajtim, ndërsa në lidhje me vërejtët e VMRO-DPMNE-së se pajtimin e kupton si amnisti për kryeministrin Zaev, tha se  nuk ka për qëllim ta amnistojë Zaevin as të afërmit të tij, nëse kanë bërë krim.

“Unë mund edhe publikisht të them se nuk kam asnjë qëllim sot por edhe gjatë 5 vjetëve të ardhshme, ta amnistoj Zoran Zaevin nëse ai ka bërë ndonjë krim, ose këdo tjetër nga bashkëpunuesit e tij të afërt  të partisë ose të qeverisë, nëse kanë bërë krim. Pra, këtë mundem ta them dhe t’i përmbahem këtij parimi deri në fund të mandatit tim”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski tha se është takuar dhe ka biseduar me të gjithë liderët e partive më të mëdha në vend, megjithatë nuk ka arritur të takohet me Mickoskin, me arsyetimin e liderit të VMRO-së, se tani nuk është momenti i vërtetë.

Përgatiti: Artan Nuhiu

Zaev për televizionin grek Alfa, Micotakis është me përvojë dhe ia mendon të mirën vendit të vet

0

Zoti Micotakis është politikan me përvojë dhe sigurisht ia mendon të mirën vendit të tij dhe vendeve fqinje, si dhe gjithë Ballkanit, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistë për televizionin grek “Alfa”.

Zaev ka folur për Marrëveshjen e Prespës, afrimin e popujve, bashkëpunimin ekonomik, miqësinë e tij me ish-kryeministrin grek, Aleksis Cipras, si dhe tema tjera.

Zaev ka potencuar se varësisht prej asaj se si dikush e sheh Marrëveshjen, mund të thotë se a është e mirë apo e keqe, por shprehi besim se të gjithë do të shohin drejt të ardhmes dhe se nuk do të ketë kthim prapa.

“I kam ndjekur me kujdes qëndrimet e zotit Micotakis, sigurisht që komentin e tij, se Marrëveshja nuk është e mirë, e kemi shumë mirë të njohur. Marrëveshja, me shumë gjasa nëse e shohim në këndvështrimin e të dyja vendeve, ndoshta në mënyrë të barabartë është e mirë apo e keq. Unë besoj se të gjithë së bashku do të shohim përpara, nuk do të kthehemi prapa. Zoti Micotakis është politikan me përvojë dhe sigurisht ia mendon të mirën vendit të tij dhe vendeve fqinje, si dhe gjithë Ballkanit”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev komentoi se Greqia për është mik i ri dhe partner strategjik dhe kjo nuk është përfitim i vogël.

“Unë jam personi që në Maqedoninë e Veriut do të mbahem mend si person nën lidershipin e të cilit u ndryshua emri i vendit tonë. Por njëjtë si në një familje, ndonjëherë në jetë duhet të bëni disa hapa të caktuar, jo aq të lumtur, hapa që nuk ju plotësojnë, por për shkak të mirës së fëmijëve, për të mirën e ardhmërisë së familjes, por edhe në fqinjësi së bashku i bëni këto hapa. Tani e kemi mik të ri dhe partner strategjik Greqinë. A është ky përfitim i vogël që e kemi fituar? Kjo sipas meje është punë e madhe”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Intervista e Zaevit u publikua nga televizioni grek “Alfa”, në dy pjesë në edicionin qendror të lajmeve të premten dhe dje, me kohëzgjatje prej rreth shtat minutave, ndërsa siç shpjegoi vetë moderatori, intervista është incizuar tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Greqi, më 7 korrik.

Të lënduar nga rrokullisja e kamionit, emigrantët e hospitalizuar flasin për tmerrin e përjetuar

0

“Kam dhimbje, dua të shkoj në tualet, por mjekët më kanë sjell një bidon. Mjekët më thanë të qëndroj kështu, dy ditë unë qëndroj në këtë pozicion”, tha Taxhedi emigrant.

Ky është Taxhedi nga Avganistani, njëri nga emigrantët që ishte në kamionin i cili dje u rrokullis në autostradën Demir-Kapi Negotinë.

Po ankohet se ka dhimbje në kurriz, dhe nuk mund të lëviz.

Ai ka edhe një hall tjetër. Nuk e di se ku e ka vëllain e tij 16 vjeçar, i cili kishte ardhur në Maqedoni para dy jave.

Nuk ka as telefon që ta kontaktoj, por ka dëgjuar që ai gjendet në Shkup.

“Dua të them që unë e kam humbur vëllain tim. Vëllai im është 16 vjeçar. Ai ka ardhur para meje”, theksoi Taxhedi, emigrant.

Bashkë me Taxhedin është edhe Samiu, ai e ka këmbën e thyer. Rrëfen se për transportin nga Gjevgjelia deri në kufirin me Serbinë kanë paguar 600 euro për person.

“Nga kufiri kemi shkuar në këmbë 4 orë nga kufiri Grek.  600 Euro, prej atje për të na dërguar në kufirin e Serbisë”, deklaroi Sabiti, emigrant.

Kamioni i cili ishte i mbushur me 34 emigrantë gjatë ditës së djeshme, në tentim për t’i ikur policisë  u rrokullis në magjistralen Demir Kapi- Negotinë.

Shoferi i kamionit po sa ka policinë është hedhur nga automjeti dhe ka lënë kamionin pa shofer, me çka kamioni doli jashtë magjistrales bashkë me 34 emigrantët që ishin brenda.

Dy prej tyre janë hospitalizuar në urgjencën e Shkupit, ndërsa shoferi i autobusit është në kujdes intensiv.

Emigrantët tjerë që janë mirë me shëndet janë dërguar në kampin e Gjevgjelisë.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

Gjysma e trenave kinez me defekte, njëri prej tyre më shumë se një vit jashtë funksionit

0

Pothuajse gjysma e trenave kinez që janë blerë në vitin 2015 tani janë me defekte.  Përveç kësaj Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut janë në borxh prej 80 milion eurosh. Për këtë çështje para disa ditëve foli Zëvendëskryeministri Koço Angjushev, në një intervistë televizive.

“Sa i përket vagonëve apo trenave, dua të ju rikujtoj se nga gjashtë garniturat që kanë ardhur nga Kina, për komunikacion njerëzor. Gjysma e tyre janë me defekte dhe marrëveshjet janë të  atillë që ato duhet të mirëmbahen në Kinë. Mendoj se këtë duhet ta dijë opinioni se ato nuk janë ende të pranuar teknikisht”, u shpreh zëvendëskryeminisri për Çështje Ekonomike, Koço Agjushev.

TV21 ishte në garazhin e trenave për të parë nga afër se si është gjendja e tyre. Në garazh gjetëm tre trena kinez.

“Nga gjashtë trenat kinez që u sollën para tre vitesh, tre prej tyre po qëndrojnë në garazh. Këtë që e shohim pas nesh tashmë një vit është këtu dhe është jashtë funksionit”, Almedina Ismajli, gazetare.

Një nga trenat ka më shumë se një vjet që po qëndron në garazh. Meqë janë blerë nga Kina, duhet që edhe servisimin ta bëjnë ata, por si duket rikonstruimi kushton shtrenjtë andaj ky tren ende po pret. Për trenin e dytë shefi i garazhit na tha se po riparohet dhe se do të lëshohet në vozitje për disa javë. Ndërsa trenit të tretë po i bëhej kontroll rutinor dhe se nuk kishte ndonjë problem.

Kontaktuam me drejtorin e NP Hekurudhat e Maqedonisë. Sipas tij nuk janë tre, por dy trena që  momentin nuk qarkullojnë.

“Trenat janë në gjendje të rregullt. Te njëri po bëhet ndërrimi i rregullt i rrotave, ky është një proces që zgjat një muaj. I dyti ka rrëshqitur, ka dalë nga binarët dhe po punohet për të”, tha Petar Batallakov nga NP “Hekurudhat e Maqedonisë”.

Qytetarët vazhdojnë të udhëtojnë me trenat e tjerë kinez. Ata thonë se janë të kënaqur nga kushtet, por se ndodh që trenat të vonohen shumë.

“Shumë shpesh udhëtoj me tren. Mund të them se gjithçka për momentin është këndshëm, por shpesh herë ka vonesa të trenave, që i irriton qytetarët që presin në stacion. Për shembull javën e kaluar, treni nga Shkupi për në Manastir u vonua dy orë”, tha një qytetar.

“Rrallë udhëtoj. Po po, jemi të kënaqur”, tha një qytetare tjetër.

“Super, është shumë mirë”, shtoi një qytetar tjetër.

Trenat i bleu Qeveria e mëparshme në vitin 2015 nga një kompani kineze. Investimi kushtoi  rreth 25 milionë euro dhe shteti siguroi paratë nga BERZH. Së shpejti  pritet që të vijë edhe një lokomotivë këtë muaj sipas marrëveshjes së atëhershme.

Përgatiti: Almedina Ismajli

 

Përfundoi pjesa e parë, Brazili në epërsi ndaj Kosovës

0

Brazili dominoi në pjesën e parë

Brazili dominoi në pjesën e parë
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes mes kombëtares së Kosovës U21 në hendboll me Brazilin, me rezultat 10:18, në favor të Brazilit. Brazili është në epërsi 8 pikë.
Kjo është edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.
Kosovës në këtë kampionat, përveç ndeshjes së sotme i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje, ajo me Bahreinin, e cila zhvillohet nesër në ora 16:30. Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media

Ansambli shqiptarë ende pa objekt, pranohen në punë 9 instrumentistë, 8 këngëtarë dhe 20 valltarë

0

Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe tani për tani funksionon me dy zyra, që ndodhen në godinën e “Nova Makedonija”.  Këtu të punësuarit e parë në këtë institucion shtetëror, kryejnë punët administrative.

Edhe pse ansambli shtetëror shqiptar nuk ka objekt të vetin, megjithatë realizoi audicioni për pranimin e artistëve.

Pjesë e ansamblit u bënë nëntë instrumentistë, tetë këngëtarë dhe njëzet valltarë. Artistët pritet të fillojnë me prova nga muaji i ardhshëm, e provat do t’i mbajnë në shtëpinë e Armatës. Megjithatë ansambli nuk është i kompletuar, nuk ka drejtor artistik dhe korrepeditor, shpjegon drejtori i institucionit përkatës, Jeton Pustina.

“Ky numër i artistëve nuk është i mjaftueshëm. Sigurisht që më tutje do të ketë edhe konkurs tjetër për pranimin dhe plotësimin e numrit edhe më të madh të artistëve. Tek ne mungon edhe personeli teknik edhe ai artistik. Ansambli ende nuk ka drejtor artistik, nuk ka korrepeditor, të cilët janë shtyllat kryesorë të një ansambli. Mirëpo tani është bërë kështu sistematizimi, sigurisht se këto vende do të kërkohen dhe ansambli do t’i ketë. Ne jemi në fillime, e kërkesa kemi shumë dhe shpresoj që me kalimin e kohës të rregullohemi edhe me ambient si duhet, edhe me personel si duhet, të rregullohemi edhe me kushtet që na duhen”, tha drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.

Ky institucion kombëtar shtetëror vazhdon të qëndrojë keq me financa. Mjetet që i janë ndarë për këtë vit nuk janë të mjaftueshme, thotë Pustina. Por ai ka lëshuar ankesë dhe shpreson se do të  miratohen mjete tjera nga Ministria e Kulturës. Nga ky dikaster, ministri i sapoemëruar Hysni Ismaili, premtoi se do të mbështet Ansamblin e këngëve dhe valleve popullore shqipe.

“Ne do të vazhdojmë me këtë mbështetje edhe më tutje, duke e thelluar bashkëpunimin mes nesh, me drejtorin dhe me institucionin. Do të kemi vizita të ndërsjella dhe do të shqyrtojmë në imtësi se ku qëndron problemi dhe si mund të zgjidhet, me Ministrinë e kulturës, me institucionin dhe institucione tjera shtetërore”, u shpreh Hysni Ismaili, Ministër i Kulturës.

Adresa e ansamblit shqiptar tani figuron te RTMV,  në ish zyrat e Ministrisë së ekologjisë.

Ansambli shtetëror u zyrtarizua në fund të vitit 2017. Deri tani konstruimi i tij po ecën me hapa shumë të ngadaltë.

Përgatiti: Almedina Ismajli

​Paul Pogba pranë Real Madrid

0

Real Madrid ka edhe një objektiv këtë merkato verore dhe ai është Paul Pogba

Real Madrid ka edhe një objektiv këtë merkato verore dhe ai është Paul Pogba
“Operacioni 200” është operacioni i rikrijimit të një Reali me emra të rinj ku deri tani janë bashkuar, Hazard, Joviç, Mendy. Por, për të mos rrezikuar me Fair-Play financiar Real do të largojë disa nga yjet e tij nga ekipi.
Gareth Bale dhe James Rodrigues janë dy futbollistët që siç duket i kanë prerë biletat. Uellsiani duket pranë një kalimi tek Bayern Munich, por pista të mundshme janë edhe Manchester United si dhe rikthimi tek Tottenham.
Derisa kolumbiani Rogriguez duket shumë afër kalimit tek Napoli, mediat spanjolle bëjnë të ditur se Pogba ka zgjedhur Realin dhe menaxheri i tij Mino Raiola ka refuzuar takimet me drejtuesit e Juventus.

Mbahet gara tradicionale e kërcimit tek Ura e Fshenjt

0

Për vitin e 69 me radhë është mbajtur gjatë ditës sotme gara tradicionale e kërcimit tek Ura e Fshenjt në qytetin e Gjakovës

Për vitin e 69 me radhë është mbajtur gjatë ditës sotme gara tradicionale e kërcimit tek Ura e Fshenjt në qytetin e Gjakovës
Me muzikë dhe nën rrezet e diellit shumë qytetarë kishin ardhur për të shijuar kërcimet e garuesve nga dhjetëra metra lartësi.
Garën e hapi kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili e konsideroi këtë si një ngjarje shumë të rëndësishme për qytetin që ai e udhëheq dhe tërë Kosovën.
“Meqenëse se vitin tjetër do t’i kemi shtatë dekada të këtij sporti nuk ka asgjë tjetër që mundet me tregu më shumë traditë, më shumë vazhdimësi dhe pasion për këtë sport. Dikur ka qenë vetëm i Gjakovës tani është bërë i gjithë Kosovës”, tha ai.
Pjesë e hapjes së kësaj gare ishte dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija, e cila tha se kjo garë është më atraktive në Kosovë dhe se do të vazhdojnë ta përkrahin financiarisht.
“Ministria e Kulturës ka dy vite me radhë që është duke e përkrahur këtë garë dhe do të jetë e gatshme që kjo garë të përkrahen dhe vitin e ardhshme dhe njëkohësisht të bëhet dhe tradicionale”, u shpreh ajo.
Ndërkaq, organizatori i kësaj gare Avdyl Osmani tha se për këtë vit nuk ka ndonjë favorit për të fituar garën.
“Ky është një aktivitet që mbahet prej viteve të 40-ta ky është edicioni i 69 që po mbahet këtë vit për kërcimet nga Ura e Fshenjt. Asnjë gjë nuk ka risi, kjo është një garë tradicionale që marrin pjesë garues nga Gjakova dhe jo vetëm”, tha ai.
Garuesi, njëherësh fituesi i vitit të kaluar Florid Gashi u shpreh se nuk kanë pasur mundësi shumë që ushtrohen për t’u përgatitur, por pavarësisht kësaj ai u shpreh optimist se do të fitojë.
“Jemi përgatitur shumë pak, pasi koha ma ka marrë e ftoftë, se kemi pas kohën shumë të mirë. Sivjet besoj se do të ketë konkurrencë. Besoj që po, pasi dhe garat do t’i hapim me një akrobacion”, tha ai.
Gara dhe për këtë vit ka qenë e ndarë në dy kategori në kërcim me këmbë dhe në formë dallëndyshe.