Pendarovski për Rel, veprat e disa individëve nuk duhet ta degradojnë punën e PPS-së

TË FUNDIT

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në një intervistë për REL foli për rastin “Reket”, por edhe për pozitën aktuale të PPS-së. Sipas tij, veprat eventuale të disa individëve që nuk janë në pajtueshmëri me ligjin, nuk duhet ta degradojnë ose shkatërrojnë punën e përgjithshme të këtij institucioni. Pendarovski bëri thirrje deri tek organet kompetente që ta procedojnë rastin sa më shpejtë që është e mundur, për të mos e njollosur punën e PPS-së.

“Unë jam njëri prej tyre që i ndan ato emocione, emocionet e shumë qytetarëve tanë të cilët në atë periudhë, 100%  e përkrahën  PPS-në. Edhe unë jam i zhgënjyer prej kësaj që e dëgjoj ditëve të fundit. Megjithatë, insistoj që organet kompetente shpejtë ta procedojnë  këtë punë, pa pengesa, pa presione eventuale politike dhe ta përfundojnë punën. Kjo është e rëndësishme për PPS-në por edhe për reformat demokratike që e presin vendin tonë, tha shefi i shtetit”, tha Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Pendarovski tha se angazhohet për pajtim, ndërsa në lidhje me vërejtët e VMRO-DPMNE-së se pajtimin e kupton si amnisti për kryeministrin Zaev, tha se  nuk ka për qëllim ta amnistojë Zaevin as të afërmit të tij, nëse kanë bërë krim.

“Unë mund edhe publikisht të them se nuk kam asnjë qëllim sot por edhe gjatë 5 vjetëve të ardhshme, ta amnistoj Zoran Zaevin nëse ai ka bërë ndonjë krim, ose këdo tjetër nga bashkëpunuesit e tij të afërt  të partisë ose të qeverisë, nëse kanë bërë krim. Pra, këtë mundem ta them dhe t’i përmbahem këtij parimi deri në fund të mandatit tim”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski tha se është takuar dhe ka biseduar me të gjithë liderët e partive më të mëdha në vend, megjithatë nuk ka arritur të takohet me Mickoskin, me arsyetimin e liderit të VMRO-së, se tani nuk është momenti i vërtetë.

Përgatiti: Artan Nuhiu