Një kamion me 34 emigrantë është rrokullisur në rrugën Demir Kapi-Negotinë. Dje në orën 17 pranë vendit të quajtur “Monumenti i Përzhdevskit” policia rrugore tentoi të ndalojë automjetin që po kontrabandonte, por shoferi e ka rritur shpejtësinë në tentim për të ikur, ndërsa më pas është rrokullisur. Tre emigrantë dhe shoferi i kamionit kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të tjerët kanë përfunduar me lëndime të lehta.
Emigrantët mendohet të jenë nga Afganistani.
Situatën e të lënduarve po e përcjell edhe Kryqi i Kuq.
“29 persona janë nën kujdes mjekësorë dhe kanë gjithçka që u nevojitet. Trajtohen nga mjekë dhe kanë ndihmë psiko-sociale. Kemi dy persona që janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup dhe tre persona që gjenden në klinikën në Kavadar. Ekipet e Kryqit të Kuq në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme po e përcjellin gjendjen e të lënduarve”, tha Suzana nga Kryqi i Kuq.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se lëndime më të rënda ka marr shoferi i kamionit, që është banor i Sopotit të Velesit.
“Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësi D.I. (24) nga f. Sopot, i Velesit dhe tre emigrantë, ndërsa emigrantët e tjerë kanë marrë lëndime më të lehta trupore. Të gjithë të lënduarve u është dhënë ndihmë mjekësore në spitalet e rrethinës. Ekspertizë kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit policor Negotinë”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Edhe organizata Legis po e përcjell rastin me lëndimet e emigrantëve.
Emigrantët që kanë pasur lëndime më të lehta janë dërguar në kampin e refugjatëve Gjevgjelisë.
Përgatiti: Afrim Jonuzi
