Shtabet partiake, banesat, tokat bujqësore, pronat, shtëpitë e vjetra, janë pjesë e listës së gjatë që e ngriu Gjykata Penale Shkup me kërkesë të PPS-së para më shumë se tetë muajve.
Kërkesa erdhi nga lënda “Talir” hetim që PPS-ja e udhëheq kundër 14 funksionarëve të dyshuar të VMRO-DPMNE-së, për financim ilegal të partisë. Në kërkesën deri te Gjykata Themelore Shkup 1, ishin theksuar dy arsye kryesore:
Arsyet për ngrirje të pronës
- Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, në media paralajmëroi se po e shqyrtojnë mundësinë për shitje të selisë së partisë ose dhënie me qira;
- Në fillim të vitit 2018, partia ka shitur banesë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, me vlerë prej 100 000 eurove.
Pas tetë muajve ngrirje, pasi që u hap lënda “Reket” ku siç thuhet jo-zyrtarisht është e përfshirë edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, Mickoski tha se edhe ai ka qenë i shantazhuar.
“Isha lëndë shantazhi nga prokurorja Katica Janeva, kur ajo kërkonte nga unë që të mbështes Ligjin për Prokurori Publike, me qëllim që të heq “shkrijë” pronën e partisë, e cila si akuzues e ngriu, ndërsa nën presion të LSDM-së dhe prokurorisë e konfirmoi këtë kërkesë”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE=së, Hristijan Mickoski.
“Talir” është lënda e vetme e PPS-së që gjendet në seancë gjyqësore, ndërsa me aktakuzë të parashtruar në afat deri në 30 qershor, të vitit 2017. Pas kësaj date Gjykata Supreme vlerësoi se PPS-ja nuk mund të hap hetime dhe të ngrit aktakuza. Nga seanca e parë që u caktua, kaluan gjashtë muaj dhe më së paku 9 përpjekje ranë poshtë për fillim të gjykimit për lenden “Talir”.
PPS-ja në lëndën “Talir” dyshon për keqpërdorim të 4.9 milion eurove dhe kërkon sigurim të pronës me vlerë: 68 fleta anketuese (pronësore) në vlerë prej 3.5 milion eurove dhe të ashtuquajturin “Pallati i bardhë” vlera e të cilit është 14 milion euro. I dyshuari i parë në këtë rast është ish-lideri i partisë, Nikolla Gruevski.
Përgatiti: Jovica Paunoski
