VLEN krahason rritjen e pagave me periudhën LSDM-BDI: Për dy vjet ne rritëm pagën mesatare për 7.538 denarë, ata për 2.397 denarë

TË FUNDIT

VLEN njofton se paga mesatare neto në korrik të vitit 2026 arriti në 48.499 denarë, 7.538 denarë më shumë se në korrik të vitit 2024. Sipas partisë, kjo paraqet rritje prej 18,4%, ndërsa sipas tyre, në periudhën qershor 2017 – qershor 2019, gjatë qeverisjes LSDM-BDI, rritja ishte 10,51%.

“Rritja e pagave dhe krijimi i kushteve për jetë më të mirë shënojnë një drejtim të ri ekonomik në dallim nga periudha e qeverisjes LSDM-BDI, kur rritja e të ardhurave ishte dukshëm më e ulët. Paga mesatare neto në korrik të vitit 2026 arriti në 48.499 denarë, duke shënuar rritje prej 7.538 denarësh ose 18,4% krahasuar me korrikun e vitit 2024. Kjo rritje pasqyron dinamikën e pagave gjatë mandatit aktual dhe angazhimin për rritjen e të ardhurave. Dallimi me periudhën e qeverisjes LSDM-BDI shihet edhe në shifra. Gjatë dy viteve, nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2019, paga mesatare neto u rrit për 2.397 denarë ose 10,51%. Në periudhën korrik 2024-korrik 2026, rritja nominale ishte për 7,89 pikë përqindjeje më e lartë. Për vite me radhë, rritja ekonomike nuk është reflektuar në të ardhura në nivelin që familjet kanë pritur”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VLEN.