Zaev ka ndryshuar numrin dhe telefonat në kabinet, do të ketë “Fshesë” edhe në kabinet pas skandalit me prankerët Rus

TË FUNDIT

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe kabineti i tij morën masa për përforcim të efikasitetit dhe sigurisë në zbatimin e agjendës transparente, e përbërë nga takimet, ngjarjet dhe komunikimet. Siç kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë, po bëhet avancimi i protokolleve dhe rregullave për caktim të takimeve dhe për bisedat telefonike në Kabinet, me qëllim që të sigurohet nivel i lartë i kontrolleve dhe mbrojtjes së komunikimeve të kryetarit të Qeverisë. Si pjesë e masave për siguri dhe kujdes në komunikimet digjitale dhe telefonike, në suaza të Kabinetit të kryeministrit, janë ndryshuar një pjesë e pajisjeve teknike, duke përfshirë edhe telefonat celularë dhe numrat e telefonave të kryeministrit dhe një pjese të bashkëpunuesve të tij.

“Kryeministri ka bërë edhe analizë të profesionalitetit dhe efikasitetit të angazhimeve të bashkëpunëtorëve dhe këshilltarëve të tij, në bazë të kësaj, një pjese të personave të angazhuar do tu falënderohet për bashkëpunimin e deritanishëm. Në përputhje me paralajmërimin për kundërshtim dhe përballje me desinformatat dhe sulem ndaj demokracisë së vendit, Kabineti i Kryeministrit përgatit Plan për aksion kundër shpërndarjes së desinformatave, versioni i të cilit së shpejti do të prezantohet në opinion, e më pas do të konsultohet me palët e prekura dhe me partnerët strategjik të vendit”.