Robson vlerëson se Rashfordit i duhet ende punë
Robson vlerëson se Rashfordit i duhet ende punë
Legjenda e Manchester United, Bryan Robson, ka thënë se Marcus Rashford duhet të punojë më shumë.
21-vjeçari do të jetë në formacionin e parë të “djajve të kuq” për sezonin e ardhshëm.
“Marcus është një ndër lojtarët më të mirë dhe këtë e ka dëshmuar kur e përfaqësoi Anglinë në Botëror. Nëse ai do të dëgjonte ndonjë pjesë të këshillës time, ai duhet të punojë ende më shumë që të bëhet sulmuesi më i mirë në botë”, deklaroi ai.
