Pançevski: Edhe këtë e prita, më larguan si leckë nga zyra!

TË FUNDIT

Ish kryetar i Gjykatës Penale Vladimir Pançevski në rrjetin social Facebook, shkruan se është larguar si “leckë”, nga zyrat e ndërtesës së Gjykatës. Vladimir Pançevski është i akuzuar për kurdisjen e lëndëve gjyqësore ndërsa në seancën e të mërkurës Pançevski u suspendua nga Këshilli Gjyqësor.

Pançevski në Facebook shkruan:

“Edhe këtë e prita, më larguan si leckë nga zyrat e ndërtesës së gjykatës, polici gjyqësor erdhi për ta mbyllur zyrën, as vendime kam pranuar por edhe zyrtarisht nuk jam i njoftuar, nuk jam i njoftuar për asnjë procedurë persekutimi kundër meje përveç mediave. Kështu funksionon ky sistem kriminal. Kjo është ajo që ndodh duke i “faleminderurar”, sistemit që për 24 vite stazh në organet gjyqësore nga të cilat 11 vite stazh në Gjykatën Penale kam shërbyer me ndershmëri gjykatë kjo me rezultate më të mira”.