TV21 MËSON: BDI NESËR NDRYSHON 7 DREJTORË, NIS “FSHESA” E ESHALONIT TË TRETË

0

Nesër pritet të ndryshohen 7 drejtorë dhe zëvednës drejtorë nga rradhët e BDI-së. Këtë informacion për TV21 e konfirmojnë burime të brendshme të Bashkimit Demokratik për Integrim. Ndryshimet pritet të bëhen nesër në mbledhjen e veçantë të qeverisë, ndërsa nga 7 kuadrot e BDI-së pritet që disa prej tyre të marrin në drejtim drejtori të reja, kurse disa do të largohen nga kalltuqet e tyre, për t’u angazhuar vetëm në stukturat e BDI-së, thonë burime të TV21. Me këto lëvizje po nis procesi i rikonstruimit të eshalonit të dytë dhe të tretë të ekzekutivit, ndërsa paraprakisht u ndryshuan disa ministra./TV21

INTEGRIMI I RMV-SË NË BE, ZHBOGAR: ÇËSHTJA ËSHTË TA SJELLIM BE-NË KËTU

0

Me arritjen e marrëveshjes me Bullgarinë për fqinjësi të mirë  dhe me arritjen e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit Maqedonia I ka hapur rrugët drejtë Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov tha se vendi nuk është I gatshëm që menjëherë të bëhet anëtare e BE-së por është e gatshme që të fillojë rrugëtimin e saj drejt strukturave euroatlantike. Ai tha se vendi lufton më kohë dhe se duhet gjërat të përshpejtohen sepse të rinjtë çdo ditë po humbin durimin dhe po kërkojnë zgjidhje jashtë vendit të tyre. Zv/kryeministri Bujar Osmani tha se BE është alternative e vetme e vendit dhe nëse vendi nuk merr datë për bisedime me BE kjo do të rritë pakënaqësinë  në të gjitha nivelet në shoqëri dhe do të jetë një dështim për politikanët pro evropian. Ndërsa euroambasadori Samuel Zhbogar theksoi se vendi e ka të domosdoshme të vazhdojë me reformat dhe se  qëllimi i Maqedonisë nuk duhet të jetë anëtarësimin në BE por Evropën ta sjellim këtu.

“Në Maqedoninë e Veriut vendimi për hapjen e bisedimeve janë rrugës ashtu siç dëgjuam deri tani, por më duhet të them se rrugëtimi për në BE tanimë ka filluar me procesin e skriningut. Ky proces do ta shkurtojë kohën kur negociata zyrtare do të fillojnë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duan t’i bashkohen BE sepse edhe ato duan të njëjtat standarde të jetës dhe vlerave që janë dëshmi të shteteve anëtare të BE-së. Nuk është çështja të hymë ne BE çështja është të sjellim BE këtu”, deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar.

Kroacia në epërsi ndaj Kosovës

0

Kroacia me tri gola epërsi

Kroacia me tri gola epërsi
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hendbollistike në mes të Kroacisë dhe Kosovës në kampionatin botëror të juniorëve.
Në pjesën e parë të kësaj ndeshje në epërsi ishte Kroacia tri me gola, përcjell rtv21.tv
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 14:11. Kjo ndeshje është duke u transmetuar drejtpërsëdrejti në RTV 21 Plus.
Kjo është hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.
Kosova është në grupin C bashkë me Baherinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë./21Media

MICKOSKI NUK SHKON NË TAKIMIN E LIDERËVE, BDI DO TË FLASË PËR IDENË E LISTAVE TË HAPURA

0

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve që kryeministri Zaev e thirri për të premten e kësaj jave.

Zaev propozon që në takim të bisedohet për të ardhmen e PPS-së, kodin zgjedhor si dhe regjistrimin e popullsisë, por lideri i opozitës Hristijan Mickoski nuk do të dëgjoj. Ai ka një kusht. Kërkon që prioritet në këtë takim të jetë tema për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Unë isha i pari që e ftova kryeministrin të bashkëpunojmë për datë të zgjedhjeve. Ajo ofertë zgjati ca ditë. Cila ishte përgjigja e Qeverisë? Nuk e pranuan dorën e zgjatur të VMRO-së dhe na u përgjigj me akuza dhe përndjekje. U përgjigj me akuza dhe ndjekje ndaj funksionarëve të lartë aktual të partisë tonë po edhe ish funskionarë. Si të kemi takim kur kemi dallime aq të larta dhe qëndrime të kundërta”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Përveç që nuk do të shkon në takim, Mickoski tha se partia e tij do të bojkotojë regjistrimin e popullsisë.

Në takim nuk do të jetë as Lëvizja Besa. Nga kjo parti kërkojnë sqarim nga kryeministri Zaev se pse nuk janë ftuar në këtë takim.

“Për fat të keq, kryeministri Zoran Zaev ose nuk është në dijeni të kësaj, ose manipulon me opinionin dhe ai, duhet të japë një sqarim në opinion se pse para një viti në takim e ftoi lëvizjen BESA dhe pse tani nuk e fton”, u shpreh Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa.

Ftesën e kryeministrit e ka pranuar Bashkimi Demokratik për Integrim. Bujar Osmani thotë se si parti  në këtë takim do të flasin për qëndrimet e tyre, ndërsa tha se janë PRO idesë për lista të hapura.

“Parimisht ne i kemi qëndrimet tona. Jemi për lista të hapura. Sa i takon njësive zgjedhore mendojmë se prej në tre deri në gjashtë njësi nuk e dëmtojnë interesin e shqiptarëve në përgjithësi. Një njësi zgjedhore, disa kalkulime tregojnë se me formulën e domtit partitë më të mëdha, kryesisht maqedonase përfitojnë ose janë në favor në këtë drejtim”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Përgjigje pozitive për takimin dje dha Aleancës për Shqiptarët. Nga kjo parti theksuan se është mirë që Zaev e ka kuptuar forcën e vërtetë të ASH-së.  Zaev takimin e liderëve e thirri për ditën e premte të kësaj jave.

Përgatiti: Mevludin Imeri

​‘Dua të kam të njëjtin sukses si John Charles’

0

Ramsey ka pranuar se dëshiron të ketë sukses si legjenda e Juves

Ramsey ka pranuar se dëshiron të ketë sukses si legjenda e Juves
Transferimi i ri i Juventusit, Aaron Ramsey, ka pranuar që e dëshiron ta ketë të njëjtin sukses si legjenda e Juves, John Charles.

Ish-mesfushori i Arsenalit është transferimi më i fundit i “Zonjës së Vjetër”.
“Shpresoj të jem si ai, pasi ka bërë shumë për klubin. Ishte lojtar i mrekullueshëm”, deklaroi ai.
Charles, i cili është me prejardhje nga Uellsi, ka luajtur për “Zonjën e Vjetër” prej vitit 1957 deri më 1962.

NJË VIT NGA TRANSPALNTIMI I ZEMRËS, PACIENTI 47 VJEÇAR NË GJENDJE TË MIRË

0

Kështu rrah zemra artificiale.

Para një viti Goranit 47 vjeçar iu bë transplantim i zemrës artificiale. Ai thotë se ndjehet mirë dhe se të gjitha aktivitetet po i kryen si më parë. Aparatura e zemra mekanike peshon 6 kilogram. Funksionon me bateri, të cilën, pacienti Gorani e bart në një çantë shpine. Ai thotë se ndjehet sikur ninxha-breshkë me barrën në shpinë. Por është shumë falënderues ndaj doktorëve që ia shpëtuan jetën. Me rëndësi është që zgjohem, thotë Gorani.

“Është shtatë kilogram por jam mësuar më.  Dalëngadalë po mësohem. Po jetoj, kjo është me rëndësi.  Jam gjallë, kjo është me rëndësi. Kur bie të flej, zgjohem në mëngjes”, tha pacienti me zemër të transplantuar, Goran Spirov.

Ky aparat ia zgjat jetën pacientëve prej gjashtë deri në dhjetë vjet. Pas gjashtë vitesh Goranit duhet t’i bëhet transplant i zemrës, nga një donator. Mirëpo një gjë e tillë në klinikat private nuk është e lejueshme. Kardiokirurgu Aleksandar Nikolig, i cili ka operuar Goranin dhe pacientë të tjerë pas tij, shpreson që të bëhen ndryshime ligjore në shëndetësi, që të mund të kryhen transplantime edhe në spitale private.

“Unë shpresoj se së shpejti do të mund t’i bëjmë ato transplantime. Nga aspekti teknik dhe nga aspekti i kuadros ne jemi të gatshëm, vetëm ligjet na limitojnë. Është normale që ligjet parashikonin që vetëm institucionet e shëndetësisë terciale që ishin në krye të shëndetësisë, në sistemet e dikurshme, t’i kryejnë këto ndërhyrje, por sot spitalet private, sidomos në Maqedoni kanë tejkaluar segmente të caktuara të shëndetësisë terciale shtetërore. Kështu që, shpresojmë se shumë shpejt do të krijohen mundësi dhe të marrim leje që edhe ne t’i bëjmë këto transplantime”, deklaroi Aleksandar Nikoliq, Kardiokirurg.

Zemra e tij ka funksionuar vetëm 15%, ai ka lëvizur dhe ka marrë frymë me vështirësi, kështu që në qoftë se nuk do t’i transplantonin një zemër artificiale, këtij pacienti i kishin mbetur vetëm edhe disa ditë jetë.

Ndryshe kjo është ndërhyrja e parë e këtillë në Maqedoninë e Veriut dhe u bë në Spitalin “Acibadem Sisitina”. Me këtë ndërhyrje, Maqedonia u gjet në listën e 25 vendeve në botë ku kryhet kjo ndërhyrje më e rëndë dhe më e ndërlikuar në sferën e kardiokirurgjisë.

Përgatiti: Almedina Ismajli

​PSG refuzon ofertën e çmendur të Barcelonës

0

Barcelona i ka ofruar  plus 40 milionë euro

Barcelona i ka ofruar  plus 40 milionë euro
PSG ka refuzuar ofertën e çmendur që i ka bërë ekipi katalunas.

Barcelona i ka ofruar Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele plus 40 milionë euro për kapitenin e Brazilit.
Por, oferta menjëherë është refuzuar nga kampionët e Francës.
PSG ka kërkuar nga Barcelona 300 milionë euro për ta rikthyer në ekip futbollistin brazilian.

Pompeo paralajmëron bisedime të reja me Korenë e Veriut

0

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë “pak më shumë kreative”, pasi të dyja palët duan t’i rinisin bisedimet për t’i dhënë fund programit bërthamor të Phenjanit.

Duke folur për gazetarët në Washington, Pompeo nuk tha se kur do të nisin bisedimet.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka takuar udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, muajin e kaluar, me të cilin është pajtuar për rinisjen e bisedimeve.

Gjatë këtij takimi, Trump është bërë presidenti i parë amerikan që ka shkelur në Korenë e Veriut.

Trump dhe Kim kanë zhvilluar dy takime për çështjen bërthamore. Takimi i fundit në Hanoi, në muajin shkurt, ka përfunduar pa marrëveshje, pasi SHBA-ja ka këmbëngulur në denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar lehtësimin e sanksioneve./21Media

Është përdorur forcë në largimin e migrantëve nga Kroacia

0

Pas disa muajve të mohimeve zyrtare, e pranon presidentja

Mundësia më e mirë e imigrantëve të bllokuar në Bosnje e Hercegovinë është që ta kalojnë kufirin me Kroacinë për të hyrë në zonën e Bashkimit Evropian.

Gjatë vitit të kaluar, ka pasur dëshmi të përsëritura që Policia e Kroacisë po e përdor forcën kundër atyre që kanë arritur ta kalojnë kufirin, duke i detyruar ata që të kthehen përsëri në Bosnje.

Gjatë një interviste për një televizion zviceran, presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, në një mënyrë pranoi se dëbimet janë duke ndodhur. Ajo gjithashtu pranoi se policia e ka përdorur forcën, por mohoi që këto aksione ishin ilegale.

“Kam folur me ministrin e brendshëm, komandantin e policisë dhe zyrtarët në terren dhe më kanë siguruar se nuk kanë përdorur forcë të tepërt. Sigurisht, pak përdorim i forcës është i nevojshëm kur bëhen dëbime”, tha Grabar-Kitaroviq.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Human Rights Watch”, i ka bërë thirrje qeverisë kroate që t’i ndërpresë këto aksione, sepse dëbimi i njerëzve përtej kufirit është vepër ilegale sipas ligjeve ndërkombëtare./21Media

Veprimi i Mustafit u bë "hit" në rrjete sociale

0

Mustafi u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të

Mustafi u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të
Skuadra e Arsenalit mbrëmë pas mesante zhvilloi ndeshje miqësore me Colorado Rapids. Në këtë ndeshje, fitues dolën ‘Topçinjtë’, të cilët fituan me rezultat 3:0.
Për Arsenalin në minutën e 13-të shënoi Bukayo Saka, në të 29-tin James Olayinka dhe në të 61-in, transferi i ri Gabriel Martinelli.
Përballja e Arsenalit me Colorado Rapids u bë virale në rrjete sociale me proganist Shkodran Mustafin.
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes, me ç’rast mori e mori edhe shiritin e kapitenit.
Në vend që ta vendoste shiritin në dorën e majtë, Mustafi e vendosi në të djathtën, veprim i cili mori vëmendje në rrjete sociale.