Nesër pritet të ndryshohen 7 drejtorë dhe zëvednës drejtorë nga rradhët e BDI-së. Këtë informacion për TV21 e konfirmojnë burime të brendshme të Bashkimit Demokratik për Integrim. Ndryshimet pritet të bëhen nesër në mbledhjen e veçantë të qeverisë, ndërsa nga 7 kuadrot e BDI-së pritet që disa prej tyre të marrin në drejtim drejtori të reja, kurse disa do të largohen nga kalltuqet e tyre, për t’u angazhuar vetëm në stukturat e BDI-së, thonë burime të TV21. Me këto lëvizje po nis procesi i rikonstruimit të eshalonit të dytë dhe të tretë të ekzekutivit, ndërsa paraprakisht u ndryshuan disa ministra./TV21
