Këshillat e Tysonit për Joshuan para pëballjes me Ruizin

0

Mike Tyson e ka këshilluar Joshuan

Mike Tyson e ka këshilluar Joshuan
Boksieri i njohur, Mike Tyson ka këshilluar Atnhony Joshuan para ripërballjes me Andy Ruizin për titujt e kampionit të botës.
Boksieri i njohur u shpreh se Joshua duhet të jetë në gjendje të mirë për t’u përballur me boksierin meksikano-amerikan.
“Ai (Joshua) ka bërë një gabim, u lëndua, gjëra që ndodhin. Mund ta fitojë rimeçin, por mendja e tij duhet të jetë në vendin e duhur. Nëse ai mendon se e ka fituar meçin, atëherë mund ta pësojë edhe më keq se në përballjen e parë”, ka thënë Tyson.
Ai më tutje ka shtuar se Joshua duhet të mendoj se si ta mposht kundërshtarin.
“Duhet të qëndrojë vetvetja. Kur ne shkonim në stërvitje, ne gjithmonë kemi shkuar fillimisht në mal, për t’u frymëzuar, që të qëndrojë vetvetja. Ai duhet ta qartësojë mendjen e tij para meçit dhe të mendojë se si mund ta mposht kundërshtarin dhe mos të futet në ring sikur të ishte befasi humbja e parë”, ka shtuar më tutje boksieri legjendar.
Përballja e dytë ndërmjet Joshuas dhe Ruizit pritet të zhvillohet në fundvit, e që sërish do të luftohet për titujt e më të mirit në boks.

NATO: SHBA-ja ka rreth 150 bomba automatike në Evropë!

0

Në raportin e NATO-s theksohet se SHBA-ja ka sistemuar rreth 150 bomba bërthamore në Evropë, ato ruhen në pesë shtet edhe atë në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi.  Bombat janë gravituese  (B61), parashikohet të shfrytëzohen nga aeroplanët me qëllim të dyfishtë siç janë F-16. Bombat B61 janë zhvilluar në mesin e viteve 1960 dhe ndodhet në bazat evropiane para nënshkrimit të Marrëveshjes për kontroll të armëve mes Uashingtonit dhe Moskës.

Osmani: RMV-ja dhe Turqia mbeten partner strategjik

0

Shefi i diplomacisë turke i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut është takuar edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Nga kabineti i Osmanit theksojnë se Turqia e dëshmoi mbështetjen shumëvjeçare të vendit tonë në rrugën drejt integrimit evropian.

Gjatë takimit Osmani-Çaushogllu është biseduar për partneritetin strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë si dhe për anëtarësimin në NATO.

Osmani pas takimit theksoi se me ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga ana e Kuvendit Popullor, Turqia dëshmoi mbështetjen shumë vjeçare të vendit tonë në rrugën drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik.

Veprimi i Mustafit u bë "hit" në rrjete sciale

0

Mustafi u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të

Mustafi u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të
Skuadra e Arsenalit mbrëmë pas mesante zhvilloi ndeshje miqësore me Colorado Rapids. Në këtë ndeshje, fitues dolën ‘Topçinjtë’, të cilët fituan me rezultat 3:0.
Për Arsenalin në minutën e 13-të shënoi Bukayo Saka, në të 29-tin James Olayinka dhe në të 61-in, transferi i ri Gabriel Martinelli.
Përballja e Arsenalit me Colorado Rapids u bë virale në rrjete sociale me proganist Shkodran Mustafin.
 
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, në ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes, me ç’rast mori e mori edhe shiritin e kapitenit.
Në vend që ta vendoste shiritin në dorën e majtë, Mustafi e vendosi në të djathtën, veprim i cili mori vëmendje.

 

Basha takon Presidentin Meta!

0

Kreu i opozitës në Shqipëri Lulzim Basha, sot ka takuar shefin e shtetit Ilir Meta. Takimi mes Bashës dhe Metës ka zgjatur rreth 40 minuta, në takim është biseduar për krizën politike në vend. Takimi midis kreut të opozitës Lulzim Bashës dhe Presidentit Meta, vjen në kohën kur politika është në krizë të thellë disamujore. Lulzim Basha pas takimit me presidentin Meta, menjëherë ka realizuar takim edhe me liderët tjerë të cilët përbëjnë opozitën.

Mumbai, rrënohet ndërtesa katër të vdekur!

0

Nga rrënimi i një ndërtese katërkatëshe në Mumbai, së paku katër persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të ngujuar. Nga shërbimi i zjarrfikësve thonë se nuk e dinë saktë se sa njerëz janë bllokuar por sipas informacioneve bëhet fjalë për më shumë se 30 person. Vlen të theksohet se për më pak se 10 ditë ky është rasti i dytë në hapësirën e Mumbait.

Çaushogllu: E përkrahim Maqedoninë e Veriut por presim hapa konkret për FETO-n

0

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, takohet me shefin e diplomacisë turke Mevlut Çaushogllu, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tradicionale dhe mundësit për përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.

Çaushogllu përpara arritjes në Shkup ka shkruar se e përkrah Maqedoninë e Veriut, por edhe pret hapa konkret lidhur me FETO-n, sepse është shumë e rëndësishme për Ankaranë.

Një i vdekur dhe 15 të lënduar nga shpërthimi i një gypi të gazit

0

 

Shpërthimi kishte ndodhur në një shtëpi

Një person humbi jetën dhe 15 persona të tjerë mbetën të lënduar nga një shpërthim i një gypi të gazit në Kaliforni i cili shkatërroi plotësisht një shtëpi.

Raportet tregojnë se shpërthimi shkoi rreth 30 metra në ajër, shpërthim ky që tronditi lagjen. Disa banorë fillimisht e menduan se po ndodh një tërmet.

Zjarrfikësit e qytetit menjëherë iu përgjigjën rastit, transmeton rtv21.tv.

 

Shpërthimi ndodhi dje pak pas drekës, rreth 30 minuta pasi punëtorët shërbimit të SoCalGas kishin mbërritur. “Një nga punëtorët e shërbimit në vendngjarje vdiq”, konfirmoi zëdhënësi i SoCalGas, Randon Lane.

15 persona të plagosur në shpërthimin u transportuan në spitale për trajtim./21Media

Bekteshi: RMV-ja mori ofertë nga UNCTAD, për t’i shfrytëzuar mundësit e Programit për shkencë, teknologji dhe inovacion!

0

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, bëri të ditur se Republika e Maqedonisë së Veriut, ka marrë ofertë nga UNCTAD për t’i shfrytëzuar mundësit e Programit për shkencë, Teknologji dhe Inovacion, i cili mund të ndihmojë programet dhe kapacitetet nacionale për të kontribuar në zhvillimin dhe produktivitetin më të madh të ekonomisë.

Zjarr në ishullin Pag të Kroacisë, evakuohen 10.000 njerëz!

0

Mbrëmë rreth orës një pas mesnate një zjarr i madh ka shpërthyer në pyll me pisha në plazhin Zërqe, të qytetit Novalja në ishullin Pag të Kroacisë.

Organet kompetente po marrin masat e duhura për të shuar zjarrin, ndërkaq mijëra njerëz janë evakuuar.

Maja Broziçeviq zëdhënëse e drejtorisë policore në Zhupaninë Likë-Senj, njoftoi se janë evakuuar 10.000 persona. Në vendin ku ka shpërthyer zjarri është mbajtur festivali Fresh Aljand.

Autoritetet bëjnë të ditur se stuhia e fuqishme e erës vështirëson shuarjen e zjarrit i cili është përhapur deri te rruga Novalja – Pag.