Nga destinacioni i famshëm turistik Arzhel sit Mer në rajonin e qytetit Perpinjan në jug të Francës për shkak të një zjarri pyjor që e ka përfshi rajonin rreth 2.500 kampistë janë evakuuar.
Zjarri që ka kapluar rajonin për shkak të erës së fuqishme ka arritur afër kampeve me turistë, belgë, francezë, britanikë dhe gjermanë. Reagimi i autoriteteve ka qenë i menjëhershëm dhe kanë filluar me zhvendosjen e turistëve për shkak të rrezikut që të përfshihen nga zjarri.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale por autoritetet kanë vlerësuar se turistët mund të gjenden në rrezik. Kampistët tani për tani janë zhvendosur në dy gjimnaze dhe hapësira të tjera në rajon.
