Monreal dëshiron të qëndrojë në Arsenal

0

Mbrojtësi i Arsenalit, Nacho Monreal ka thënë se dëshiron qëndrimin në Arsenal, pavarësisht se Arsenali është duke u munduar të transferojë në ekip Kieran Tierney prej Celticut. Monreal është në Arsenal që prej vitit 2013 dhe i ka mbetur vetëm një vit në kontratë.
“Unë i përkas Arsenalit, kam ende kontratë, ideja ime është për të qëndruar këtu, është një klub i madh dhe ndihem i kënaqur kur vesh fanellën e Arsenalit”, ka deklaruar ai.
Monreal luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë edhe pse sezonin e kaluar ka pasur 36 paraqitje si qendërmbrojtës.
“Pozicioni im është si mbrojtës i anës së majtë, futbolli po ndryshon dhe ndonjëherë me duhet të luaj si qendërmbrojtës”, ka thënë ai.
Arsenali sezonin e kaluar ka përfunduar në vendin e pestë në Premier League dhe kanë arritur deri në finalen e Europa Leagues, aty ku kanë pësuar humbje nga Chelsea. Monreal beson në ekipin e Arsenalit edhe pse disa lojtarë janë pensionuar edhe loja ka ndryshuar.
“Besoj në ketë klub, një ditë mund të luash dhe tjetrën mund të zëvendësohesh, por jam i sigurt që klubi po kërkon lojtarë të rinj dhe ata do të vijnë”, ka thënë më tej Monreal.

Haradinaj përsërit: Taksa hiqet kur të na njeh Serbia

0

Kryeministri komentoi edhe vizitën e presidentit francez në Serbi Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake hiqet në ditën kur Serbia e njeh Kosovën si shtet.

Gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Vushtrrisë Haradinaj ka përmendur edhe punën e vizave për të cilat tha se nuk është larg dita kur do të udhëtojnë në Evropa pa viza ndërkohë që ka thënë se kjo çështje nuk ka lidhje me taksën.

“Vizat nuk i kemi larg mi marrë. Jemi në punë, nuk është e lidhur me taksën. Kërkesa për pezullim të taksës ekziston. Më shumë është si mënyrë për disiplinime. Kur të na njeh Serbia hiqet taksa”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar edhe vizitën e presidentit të Francës Emanuel Macron në Serbi, ku tha se raportet Kosovë-Francë janë po ato që kanë qenë, në nivel të mirë bashkëpunimi.

Gjatë vizitës në Vushtrri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri. Haradinaj e përgëzoi kryetarin e Vushtrrisë për punën që po bën dhe i premtoi ndihmë nga Qeveria.

“Më ka bërë përshtypje puna e kryetarit Xhafer Tahiri, është i fokusuar në tema, vrapon pas punëve. Nivel i qendror ka mundur të bëjë më shumë për këtë qytet. Vushtrria është pa stacion të autobusëve. Zgjerimi i rrugës dhe unaza e qytetit janë projektet që biseduam me kryetarin”, tha Haradinaj.

Ndërsa Tahiri theksoi se nga ky takim morën mbështetje nga kryeministri Haradinaj. “Na keni nderuar me ardhjen tuaj sot këtu. Kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm për punët e mira që po bëjmë. Morëm mbështetje nga kryeministri për zgjerimin e rrugës Vushtrri- Mitrovicë, e cila do ta lidhë gjithë veriun. Për projektet e tjera si unaza e qytetit morëm mbështetje.

Qeveria po vazhdon me projektin për parkun”, tha Tahiri. Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018, pati vendosur taksën prej 100 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina./21Media

Joveski nuk komenton dorëheqjen e Katica Janevës

0

Prokurori publik Ljubomir Joveski në pres konferencën e sotme nuk deshi të komentoj dorëheqjen e parevokueshme të Prokurores Speciale Katica Janeva. Jovevski theksoi se dorëheqja e Prokurores Speciale Katica Janeva është akt personal pasi siç thotë ajo se do të aktivizohet kur partitë politike të zbatojnë ligjin e ri dhe do të zgjedhin pasardhësin e saj.

Rekord kërkesash për bileta për Euro 2020

0

Kërkesat janë 22 herë më të mëdha sesa kapaciteti i stadiumit

Kërkesat janë 22 herë më të mëdha sesa kapaciteti i stadiumit
Nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) deklaruan se kanë pranuar 19.3 milionë kërkesa për bileta për ndeshjet e turneut Euro 2020.
UEFA tha se 1.9 milionë kërkesa janë vetëm për finalen e 12 korrikut, 2020, që do të zhvillohet në stadiumin Wembley të Londrës.
Kërkesat për këtë lojë janë 22 herë më të mëdha sesa kapaciteti i stadiumit.
Biletat për gjysmëfinalet dhe ndeshjet e grupeve në Mynih dhe në Amsterdam janë po ashtu të kërkuara, ashtu si edhe biletat për hapjen e turneut më 12 qershor, në Romë.
Totali i kërkesave është 19.3 milionë dhe i tejkalon kërkesat për Euro 2016, që kanë qenë 11 milionë.
UEFA tha se kërkesat vijnë nga 213 vende të botës.
Por, për turneun e vitit të ardhshëm në shitje do të tjenë tre milionë bileta.
Turneu përfshin 24 ekipe, 51 ndeshje dhe zhvillohet në 12 vende.

Coutinho kërkon transferimin si huazim te Liverpooli

0

Coutinho ka deklaruar se e ka të vështirë të luajë për ndonjë klub tjetër anglez

Coutinho ka deklaruar se e ka të vështirë të luajë për ndonjë klub tjetër anglez
Coutinho i ka dhënë mundësi Liverpoolit për ta transferuar atë si huazim për dy vjet, ku ekziston edhe mundësia e blerjes për 88 milionë euro.
Coutinho i ka treguar agjentit të tij që e ka vështirë të luajë për ndonjë klub tjetër anglez, pos Liverpoolit.
Agjenti i tij tha se braziliani është një fans i madh i Liverpoolit.
“Mendoj se Liverpooli gënjen, Coutinho ishte një fans i madh i tyre sezonin e kaluar, ai ka pasur dëshirë që Liverpooli ta fitojë titullin gjithashtu”, deklaroi ai.
 

ZAEV FTON NË TAKIM SELËN, AHMETIN DHE MICKOVSKIN, ALEANCA E GATSHME, BESA E REVOLTUAR QË NUK U FTUA

0

Të premten në orën 14, Kryeministri Zoran Zaev ftoi në takim liderësh kreun e VMRO-DPMNE-së Hrisijan Micskoskin, atë të BDI-së Ali Ahmetin dhe kreun e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selën. Janë tre tema për të cilat Zaev propozon te bisedohet: e ardhmja e PPS-së, kodi zgjedhor si dhe regjistrimi i popullsisë.

“Në atë takim ku pres që të gjithë të fokusohen në krijimin e kushteve për hapin e fundit për nisjen e bisedimeve, pres që të dalin propozime për plan aksioni dhe grupe punësh në të cilat do të merrnin pjesë të zgjedhurit nga të gjitha grupet parlamentare, gjegjësisht do të kemi bisedime edhe me grupet e tjera parlamentare në Kuvend”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Shpejt erdhi përgjigja nga selia e VMRO-DPMNE-së, ku njëkohësisht po mbahej konferencë për media.

“Ne jemi decid se në atë takim liderësh si çështje e parë dhe e vetme patjetër duhet të bisedohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në lidhje me ditën dhe lokacionin, do të analizohet në organet e partisë dhe do të vendoset ne përputhje me agjendat dhe mundësitë kohore të kryetarit”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Por, Zaev nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme, as në vjeshtë e as në pranverë. Kjo do të ishte në dëm të ekonomisë tha ai. Megjithatë shtoi se edhe krerët e tre partive të tjera gjithashtu mund të propozojnë tema të cilat i konsiderojnë të rëndësishme.

E me sa duket kështu do të veprojë Aleanca për Shqiptarët.

“Më vjen mirë që Kryeministri ka filluar ta ndjejë forcën reale të Aleancës për Shqiptarët.  Kemi qenë gjithmonë të mendimit se tryeza të tilla duhet të ftohen më shpesh kur ka të bëjë me çështje të ndjeshme shtetërore. Do ta pranojmë ftesën dhe sigurisht do të jemi pjesë e asaj tryezë me propozimet dhe idetë tona për çështjet që do të diskutohen”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga Lëvizja Besa me reagim që nuk u ftuan në takim. Nga partia e Kasamit i sugjerojnë  Zaevit “ta lexojë ligjin kur i bën ftesat për takim lideresh”. Nuk është hera e parë që politikanët maqedonas mundohen të imponojnë se kush do jetë pozitë dhe kush opozitë, sipas dëshirave të veta personale thonë nga Besa, duke shtuar se po dyshojnë që “në përçarjen e Lëvizjes BESA mund të ketë dorë edhe vetë kryeministri Zoran Zaev”.

Përgatiti: Besir Arifi

Borë në Itali e në Francë

0

Portali meteorologjik italian “3Bmeteo” njoftoi mbrëmë se do të ketë reshje të shiut dhe vendi do të përfshihet nga një stuhi të rëndë.

Por më interesant në atë parashikim ishte se ajëri shumë të ftohtë do të sillte borë të pazakontë në këtë sezon në mes të korrikut.

Sot rreth 30 centimetra borë ka rënë në Alpe, transmeton rtv21.tv.

Fotografitë janë publikuar nga “Severe weather Europe” në faqen e tij në “Facebook”.

Përveç kësaj, borë kishte gjithashtu në pjesën veriperëndimore të Italisë, në 2 mijë e 702 metra mbi nivelin e detit.

Borë ra edhe në Francë, në juglindje të vendit, në një lartësi prej 2 mijë e 600 metrash.

Në Malin Musala, në majën më e lartë në Bullgari, brenda natës në 14 korrik u ballafaqua me paralajmërime për moti potencialisht të rrezikshëm për shkak të shiut dhe stuhive. Bora në majën e Mussala, ka rënë në një lartësi prej 2 mijë e 925 metra mbi nivelin e detit./21Media

Turqia mund Kosovën

0

Turqia fiton ndeshjen me katër gola epërsi

Turqia fiton ndeshjen me katër gola epërsi
Turqia ka mundur përfaqësuesen e femrave të Kosovës në hendboll në grupmoshat U19.
Ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar 28:24, përcjell rtv21.tv
Kjo ishte edhe ndeshja e parë që u zhvillua në kuadër të Kampionatit Evropian Divizioni B për grupmoshën U19, e cila u mbajt në Lituani.
Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e dytë do ta zhvillojë të martën me Çekinë, kurse të enjten me Ishujt Faroe./21Media

ZAEV ME SMS POROSI I KA KËRKUAR FALJE VUÇIQIT, VUÇIQ: VETËM NGA KURTUAZIA MUND T’I THEM MIK

0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mbrëmë në TV Pink, mes tjerash foli edhe për komunikimin e fundit me kryeministrin Zoran Zaev, rreth rastit me satiristët rus. Siç tha Vuçiq, Zaev i ka kërkuar falje përmes SMS porosisë pasi që mediat kanë transmetuar bisedë ku kryeministri i Maqedonisë ka thënë se ai është njeri i Rusisë. Në lidhje me idenë për këmbim të territoreve me Kosovën, Vuçiq deklaroi se nëse dikush do t’i ofronte një gjë të tillë për të cilën ka folur Zaev, me dy duar do të pranonte, por siç thotë Vuçiq, është më se e qartë se Zaev ka biseduar për këtë çështje me dikë që din shumë pak për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës.

Vuçiq: “Ai më dërgoi kërkim falje”.

D.m.th. ju është lajmëruar?

Vuçiq: “Jo, më dërgoi porosi”.

Aha, nuk ju është lajmëruar?

Vuçiq: “Ndoshta do të paraqitesha. Nuk e di. Më dërgoi mesazh, më fal nëse ka diçka. Unë thashë – përshëndetje mik. Çka tjetër të them.  T’i shpjegoj nëse jam njeriu i Rusisë ose jo? Jam krenar se jam Serb dhe se luftoj për Serbinë dhe dihet mirë se unë nuk jam as njeri i Amerikës, as i Rusisë, e  as i askujt”.

A e konsideroni Zaevin mik?

Vuçiq: “Unë nuk jam dikush që  njerëzit në politikë  i quan miq, përveç nga kurtuazia. Kuptohet se të gjithë i quaj miq nga kurtuazia”.

Pra do ta quani mik nga kurtuazia?

Vuçiq: “Nga kurtuazia, patjetër se po”, u shpreh Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 ftohet në bisedë informative

0

Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe i cili paraqitet si pronar i 1TV, sot është ndaluar në njërën nga pikat kufitare dhe është shoqëruar për në bisedë informative me kërkes të Prokurorisë për Krim të Organizuar. Kohëve të fundit qarkullonin spekulime se ai ka marrë shuma të mëdha parash me reket dhe shantazh, por gjithçka është mohuar nga Boki 13.