Monreal dëshiron të qëndrojë në Arsenal

TË FUNDIT

Mbrojtësi i Arsenalit, Nacho Monreal ka thënë se dëshiron qëndrimin në Arsenal, pavarësisht se Arsenali është duke u munduar të transferojë në ekip Kieran Tierney prej Celticut. Monreal është në Arsenal që prej vitit 2013 dhe i ka mbetur vetëm një vit në kontratë.
“Unë i përkas Arsenalit, kam ende kontratë, ideja ime është për të qëndruar këtu, është një klub i madh dhe ndihem i kënaqur kur vesh fanellën e Arsenalit”, ka deklaruar ai.
Monreal luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë edhe pse sezonin e kaluar ka pasur 36 paraqitje si qendërmbrojtës.
“Pozicioni im është si mbrojtës i anës së majtë, futbolli po ndryshon dhe ndonjëherë me duhet të luaj si qendërmbrojtës”, ka thënë ai.
Arsenali sezonin e kaluar ka përfunduar në vendin e pestë në Premier League dhe kanë arritur deri në finalen e Europa Leagues, aty ku kanë pësuar humbje nga Chelsea. Monreal beson në ekipin e Arsenalit edhe pse disa lojtarë janë pensionuar edhe loja ka ndryshuar.
“Besoj në ketë klub, një ditë mund të luash dhe tjetrën mund të zëvendësohesh, por jam i sigurt që klubi po kërkon lojtarë të rinj dhe ata do të vijnë”, ka thënë më tej Monreal.