VMRO-DPMNE PËR TAKIMIN E LIDERËVE, ARSOVSKI: PIKA E PARË DHE E VETME DUHET TË JENË ZGJEDHJET E PARAKOHSHME

0

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, thotë se qëndrimi i partisë së tij për takim eventual të liderëve, është i njohur. Siç thotë ai, pika e parë dhe e vetme e këtij takimi duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sa i përket pikëve që i ka propozuar Zaev, siç janë PPS-ja, Ligji për regjistrim të popullsisë dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Arsovski thotë se së pari duhet të ketë marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, e më pas të flitet për pikat të cilat i propozon kryeministri.

“Në lidhje me takimin e liderëve u prononcua edhe lideri Mickoski. Ne jemi të qartë se në atë takim të liderëve pyetje e vetme për të cilën do të bisedohet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sa i përket ditës dhe lokacionit do të bëhen analiza shtesë brenda partisë kur do të sillet vendim sipas agjendës së kryetarit dhe mundësive kohore”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

DORËHIQET JANEVA, “DORËHEQJA AKTIVE DERI SA PARTITË POLITIKE DO TË GJEJNË ZGJIDHJE”

0

Katica Janeva sot dha dorëheqje nga posti i saj si kryeprokurore e PPS. Në një kumtësë për media Janeva tha se dorëheqja do të jetë aktive deri sa partitë politike do të gjejnë zgjidhje ligjore për fatin e Prokurorisë Specaile Publike dhe të zgjedhin pasardhës në kryeprokurori. Nëpërmjet kumtesës Janeva I falenderoi të gjithë ekipin që ka punuar, qytetarët për besimin. Ajo tha se me nder ka kryer detyrën e saj si prokurore speciale dhe se ka punuar që në vend të sundoj ligji dhe e drejta.

SHKËNDIJA GATI PËR NDESHJEN KTHYESE, ALIMI: KEMI REZULTAT POZITIV, POR ASGJË S’KA PËRFUNDUAR

0

Kampioni i Maqedonisë së Veriut Shkëndija i ka bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen e kthimit kundër Nomme Kalju. Ndeshja e parë në transfertë mbaroi 1-0 për tetovarët, por kuqezinjtë qëndrojnë me këmbë në tokë, pasi siç thonë ende asgjë nuk ka përfunduar.

Shefi i stafit teknik Qatip Osmani tha se kanë analizuar gabimet nga ndeshja e kaluar dhe presin kualifikim për në fazën tjetër, ndërkaq sa i përket formacionit nuk do të ketë ndonjë ndryshim.

“Shkëndijën nesër e pret loja kthyese me Nome Kalju të Estonisë, Shkëndija këtë javë u përgatit, i analizoi ato gabime që i bëri në Talin, ashtu që nesër presim kualifikimin në raundin tjetër”, u shpreh trajneri Qatip Osmani.

Kapiteni Armend Alimi tha se ekipi është në formë të mirë dhe se në 90 minutat e ndeshjes kthyese do të vendoset gjithçka.

“Nëse na pret ndeshja e kthimit me Nome Kalju, kemi edhe 90 minuta për të arrit qëllimin për të kaluar raundin e parë, kemi një rezultat të mirë por nuk do të thotë asgjë, jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe për të gëzuar tifozët tanë”, tha kapiteni Armend Alimi.

Ndeshja Shkëndija-Nome Kalju zhvillohet nesër në stadiumin Todor Proeski në Shkup me fillim në ora 17.

Përgatiti: Armend Abazi

VON DER LAJEN: MBETEMI TË PËRKUSHTUAR PËR FILLIM TË NEGOCIATAVE ME RMV-në DHE SHQIPËRINË

0

Kandidatja për kryetare e Komisionit Evropian, ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursulla Von Der Lajen, thotë se “është e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE” edhe krahas kundërshtimit të disa liderëve të vendeve anëtare të BE-së, mes të cilëve edhe presidenti francez, Emanuel Makron dhe kryeministri holandez, Mark Rute.

Von der Lajen javën e kaluar gjatë prezantimit të programit të saj para grupeve të deputetëve në Parlamentin Evropian, deklaroi se Maqedonia e Veriut është “shembull i ndritshëm” për atë se “çfarë mund të arrihet kur njerëzit para vetes kanë qëllim të qartë – në këtë rast anëtarësim në BE”.

-Ballkani Perëndimorë duhet të merret seriozisht, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull i ndritshëm për arritjet pozitive, porositi Von der Lajen, duke u angazhuar se dyert janë të hapura për vendet e Evropës Lindore dhe të Ballkanit Perëndimorë që duan të anëtarësohen në BE.

KOÇAN KËRKOI PROLONGIM TË DËNIMIT ME BURG, KËSHILLI PENAL REFUZOI KËRKESËN

0

Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale – Shkup, refuzoi kërkesën për prolongim të vuajtjes së dënimit me burg të Sead Koçanit, duke konfirmuar vendimin e gjykatësit për zbatim të sanksioneve. Siç informojnë nga Gjykata, tek gjykatësi për zbatim të sanksioneve është dorëzuar kërkesë e re për prolongim të zbatimit të dënimit me burg prej katër vjetëve e tetë muajve për lëndën “Trast” të PPS-së. Koçan është i dënuar për manipulim gjatë marrjes së tenderit nga ELEM në vlerë prej 17 milion eurove me dokumente të rrejshme. Koçan është i vetmi në këtë lëndë që duhet të vuaj dënim me burg. Ai së pari u dënua me gjashtë vjet, por Gjykata e Apelit ia uli dënimin.

Ministrat e Jashtëm të BE-së, takohen në Bruksel, për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin

0
Sot në Bruksel takohen Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, ndërsa pikat në rend dite janë tensionet mes Iranit dhe SHBA-së, të cilat sjellin në rrezik marrëveshjen bërthamore me Teheranin.
Para fillimit të mbledhjes Federika Mogherini tha se do të shihen të gjitha mundësit për të ruajtur marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe si të vendosim masa të cilat mundësojnë që Irani të kthehet drejt harmonizimit të tërësishëm.
SHBA-ja, Irani, Kina, Rusia dhe tre anëtaret e mëdha të BE-së, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, në vitin 2015 kanë nënshkruar plan aksional i cili parashikon çarmatim bërthamor të Teheranit, në këmbim për heqjen graduale të sanksioneve ndaj vend. Nga ana tjetër administrata e Donald Tramp vitin e kaluar vendosi të tërhiqet nga kjo marrëveshje dhe sërish të vendos masa restriktive ndaj iranianëve, dhe autoritetet iraniane që atëherë nuk i respektojnë tërësisht dispozitat nga marrëveshja dhe sërish filluan t’i rrisin rezervat e uraniumit të pasuruar mbi të lejuarën.
Ndërkaq në takimin e sotëm ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, do të tendojnë të gjejnë zgjidhje për shpëtim të kësaj marrëveshje.

RRITEN ÇMIMET E DERIVATEVE, BENZINA PËR 1.50, NAFTA 1 DENARË PËR LITËR

0

Çmimet e dreivateve të naftës dhe benzinës nga mesnata do të shtrenjtohen, me çka çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 1,50 denarë për litër, në marëdhënie me vendimin e fundit të 08 korrikut dhe me këtë, çmimi i ri i EUROSUPER-95 do të bëhet 70,50 denarë për litër ndërsa EUROSUPER-98 do të kushtojë 72,50 denarë për litër.

Derisa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rriten për 1.00 denarë për litër, me çka çmimi me pakicë do të kishtojë 62,00 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lirë për amvisëri 51,50 denarë.

Xhaferi për vizitë pune në Uashington!

0

Me ftesë të Partneritetit Demokratik të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së (HDP), Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi do të qëndrojë në vizitë pune në Uashington – SHBA, bashkë me të ftuarit tjerë nga Kuvendi, gjegjësisht nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Frosina Tashevska- Remenski dhe koordinatorin e Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikola Micevski.

Forumi parlamentar dyditor për liderë që do të mbahet në Uashington më 16 dhe 17 korrik është fokusuar në ripërtëritjen demokratike dhe luftën kundër kanosjeve të përbashkëta për demokracinë.
Gjithashtu, në kuadër të forumit, Kryetari Xhaferi dhe deputetët do të realizojnë edhe takime bilaterale me kolegët e Kongresit dhe Qeverisë së SHBA-ve.

Programi i HDP është organizuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), me mbështetje të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar e SHBA (USAID) dhe në partneritet me Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Në këtë program të nivelit të lartë, përveç Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë të ftuar të marrin pjesë edhe njëzet parlamente partnere të HDP-së.

Sot përballet Kosova me Turqinë në hendboll

0

Sot fillon Kampionatit Evropian divizioni B

Sot fillon Kampionatit Evropian divizioni B
Përfaqësuesja e femrave të Kosovës në hendboll në grup moshat U19, sot me fillim nga ora 14:00 zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian divizioni B për grupmoshën U19 ndaj Kombëtares së Turqisë.
Kampionati Evropian divizioni B fillon sot dhe mbahet në Lituani.
Kombëtarja e Kosovës, ndeshjen e dytë e ka të martën me Çekinë, kurse të enjten me Ishujt Faroe. /21Media

​Kloop po mundohet ta mbajë në ekip Lovren

0

Kroati ka shumë mundësi të largohet nga “Anfield”

Kroati ka shumë mundësi të largohet nga “Anfield”
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop po mundohet ta mbajë në ekip kroatin, Dejan Lovren.
Kroati ka shumë mundësi të largohet nga “Anfield”, pasi dëshiron që të luajë më shumë.
Lovren sezonin e kaluar ka qenë nën hijen e Joe Gomezit dhe Joel Matipit dhe nuk ka mundur të luajë shumë edhe pse në disa ndeshje Kloop e ka caktuar atë në ekipin e parë.
Mediet britanike shkruajnë se Kloop dëshiron që ta mbajë lojtarin në ekip pasi aftësitë e tij prej lideri  mund t’i bëjë lojtarët të japin më të mirën.
30-vjeçari do të largohet nga “Anfield”, nëse nuk e gjen rolin e tij në skuadër.