Butrint Imeri paralajmëron projekt të ri muzikor

0

Befasia e radhës e Butrintit
Pas suksesit të këngës “Hajt Hajt”, këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri po përgatit një befasi të radhës për fansat. Ai përmes një video të publikuar në Instagram njoftoi se është në përgatitje të projektit të ri, transmeton rtv21.tv
“Ça po don Porsche, Bentley, Maybach zemer, ça, ça, ça?, shkroi ai krahas videos.

 

View this post on Instagram

 
Ça po don Porsche, Bentley, Maybach zemer, ça, ça, ça? @Nimo
A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on Jul 14, 2019 at 10:01am PDT

Ndryshe, projekti paraprak “Hajt Hajt”, numëron mbi 12 milionë klikime në kanalin e tij zyrtar në Youtube./21Media

.

EKSPOZITË NË MUZEUN ARKEOLOGJIK, USHTARAKU I ARTË KAZAK, PËR HERË TË PARË NË RMV

0

Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë së Veriut është vendi i tretë që këtë vit i hap dyert për ekspozitën “Ushtaraku i Artë Kazak”, e cila është hapur në 11 korrik dhe do të zgjasë deri më 11 gusht. Para se të vijë në vendin tonë, ushtaraku i artë deri më tani ka qenë në Minsk, Moskë, Baku, Sian, Granjs, Seul, Kazan, Tashkent. Kurse vitin e ardhshëm pritet të udhëtojë për në Azinë Lindore dhe Juglindre, Evropë dhe Amerikë.

Arkeologia, Maria Dimishkovska tha se interesimi i qytetarëve është i madh. Ajo thotë se shikuesit do të kenë çfarë të shohin dhe se ekspozita ka fakte interesante.

 “Na nderon shumë fakti që kjo po ndodh në vendin tonë. Është ekspozita e tretë për këtë vit ndërsa e nënta me radhë siç thash. Njeriu i artë që daton nga shekulli i pestë para erës së re, sigurisht, këtë do ta konfiromojnë edhe shikuesit kur do të shohin, sepse është e hapur për të gjithë”, tha për Tv21 Maria Dimishkovska, arkeologe.

Ajo thotë se në ekspozitë, përpos njeriut të artë ka edhe artefakte të vjetra të cilat janë gjetur gjatë rivarrosjes së ushtarakut.

“Numër i madh i arit që është gjetur gjatë varrimit, mendoj pjesë nga paisjet ushtarake dhe e ashtuquajtura kapela e arit të cilin e mban, që ndryshe simbolizon edhe kurorën dhe pasurinë. Ka shumë informacione të cilat mund të thuhen. Interesimi që nga dita e hapjes së eksopzitës e cila u bë me 11 korrik dhe interesimi nga e nesërmja, d.m.th nga 12 korriku është i madh, dhe i pa pritur realisht edhe për ne”, shtoi Dimishkovska.

Dimishkovska thotë se pas pavarësimit të Kazakistanit, ushtaraku i artë është bërë edhe simbol i atij kombi. Sipas saj, është e rëndësishme të mësosh nga kulturat e huaja të cilat edhe prezantohen në vendin tonë. Ndryshe, njeriu i artë, është i njohur edhe si Tutankhamun kazak. Shkencëtarët e identifikojnë atë si një luftëtar 18-vjeçar të popullit Saka.

SHPËRFAQJA E ZJARREVE, DREJTORIA GATI XHAFEROSKI: FILLON FUSHATA SENSIBILIZUESE ANTI-ZJARR

0

 

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është e gatshme të veprojë në rast të shpërfaqjes së zjarreve në vend. Kështu u shpreh drejtori i kësaj drejtorie, Adnan Xhaferoski, i cili theksoi se avionëve ajrorë u është bërë kontrolli i duhur dhe janë gati të veprojnë në rast nevoje.

“Absolutisht po. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim posedon tre avionë të tipit air traktor të cilët në kohë janë kontrolluar dhe u është bërë servisimi, ashtu siç është rendi dhe procedura dhe janë gati për të vepruar në çdo moment. Ashtu siç e keni parë se pothuajse i gjithë muaji mars ishte me zjarre dhe avionët e kanë kryer vërtetë punën e tyre ashtu siç duhet”, tha Adnan Xhaferovski drejtor në drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Gjithashtu Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që nga 15 korriku e deri më 15 gusht do të fillojë fushatën për mbrotje nga zjarri. Kjo fushatë do të zhvillohet në gjithë territorin  e vendit nëpërmjet edukimit të qytetarëve me ndihmën e një doracaku, vendosjen e posterave edukues dhe promovimit të fushatës në media.

“fushata do të zhvillohet nëpërmjet shpërndarjes së doracakëve (udhëzuesve), vendosje e posterëve edukues në qendrat kryesore dhe vendet më të frekuentuara në Qytetin e Shkupit , gjithashtu do të vendosen nëpër pikat pagesore, në hyrje të parqeve nacionale, në pikat kufitare dhe në të gjitha qytetet e vendit, në vendet për piknik dhe në vendet afër pyjeve”, shtoi drejtori Xhaferosvski.

Xhaferoski theksoi  se qëllimi i fushatës nuk është vetëm për qëllim parandalimi por edhe me qëllim edukues, duke ngritur vetëdijen e qytetarëve për të gjitha rreziqet e mundshme që vijnë si pasojë e zjarreve, sepse hyjmë në një periudhë të ashtuquajtur kritike për shfaqjen e zjarreve në hapësira të hapura. Ai shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë Brendshme dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, që nga muaji mars janë ndërmarrë masa parandaluese, duke sjellë ndalesën për hyrje në pyje, përjashto këtu të punësuarit të NP “Pyjet Kombëtare” dhe subjekteve tjera që menaxhojnë me këto hapësira.

ALPINISTËT DO TA ANKIMOJNË VENDIMIN, KOMUNA E MANASTIRIT UA KA MARRË SHTËPINË E MALIT “KOPANKI”

0

 

Shtëpia e malit Kopanki në Pelister e cila para gjashtë viteve është djegur deri në themelet e saj, tani është në pronësi të Komunës së Manastirit. Me këtë, vetëqeverisja lokale vendosi që në vendimin për legalizimin e kësaj shtëpie në vitin 2015, pjesërisht ta anulojë pjesën ku thuhet se shoqata Pelister është pronar i shtëpisë së malit Kopanki dhe t’ia kthejë shtetit, ndërsa pas kësaj komuna të kërkojë të menaxhojë me të. Por nga Shoqata Pelister nuk pajtohen me këtë vendim.

“Do të dorëzojmë ankesë deri tek institucionet kompetente dhe shpresojmë se ankesa do të hasë në zgjidhje të mirë nga ana e Ministrisë për transport dhe lidhje, ndërsa nëse ka epilog gjyqësor do të shpresojmë në drejtësinë gjyqësore”, tha Dime Popov, kryetar i “Pelister-it”.

 Nga partia opozitare VMRO-DPMNE reaguan se pushteti aktual kur ishte në opozitë ka votuar për legalizim dhe vërtetim të pronësisë së shtëpisë së malit.

“A është qëllimi i fundit që Kopanki t’i jepet familjarit të afërm të ndonjë funksionari të lartë të pushtetit lokal? Manastirasit i dinë përgjigjet e këtyre pyetjeve”, deklaroi Ivanç Toshevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së në Manastir.

Nga pushteti aktual thonë se asnjëherë nuk kanë votuar për privatizim të shtëpisë së malit.

“Kopanki në këtë moment është privatizuar, ne nuk kemi për qëllim ta privatizojmë. Ne kemi për qëllim ta ndërtojmë shpejtë dhe të vazhdojë  të funksionojë si shtëpi e malit. Planifikojmë që menjëherë pas përfundimit të procedurës të kërkojmë nga shteti, kjo shtëpi të jetë pronë e komunës me çmime të volitshme për të gjithë qytetarët”, pohoi Valentin Gruevski, kryetar i këshillit të Manastirit.

Rindërtimin e “Kopanki” e ka premtuar edhe ish-kryetari Vlladimir Taleski, por kjo gjë nuk ndodhi. Gjithashtu edhe kryetarja aktuale Natasha Petrovska në programin e saj parashikon rindërtim të kësaj shtëpie, ndërsa afati është deri n fund të viti 2019. Vitin e kaluar Petrovska kërkoi që kjo shtëpi të jetë në pronësi të komunës duke premtuar 100 mijë euro për rindërtim, megjithatë shoqata nuk e pranoi këtë ofertë dhe filluan ata vetë ta ndërtojnë shtëpinë e malit me donacione nga individë të ndryshëm dhe kompani.

VMRO-DPMNE AKUZON, MSH DEMANTON: “TENDER SKANDALOZ PËR BLERJE TË MAMOGRAFEVE”

0

 

 

Partia opozitare VMRO-DPMNE e akuzoi ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe se është publikuar tender skandaloz për blerje të tetë mamografëve në vlerë prej 85 milionë denarëve. Siç pohojnë ata, në të kaluarën janë blerë 6 mamografe për 35 milionë denarë, andaj pyesin se pse tani shuma e blerjes është kaq e lartë  dhe në xhepin e kujt kanë përfunduar paratë tjera. Ata e akuzojnë ministrin Venko Filipçe dhe LSDM-në për tenderë të kriminalizuar, duke marrë parasysh se paraprakisht, siç pohojnë, ka pasur tender skandaloz për diçka që është esenciale për mjekësinë – sterilizimin.

“Ministri Filipçe duhet t’iu  përgjigjet shumë pyetjeve. Pse mamografe që janë dyfish më të shtrenjta?  A e di paraprakisht, siç dinte për reagensët, cilës kompani do t’ia japë edhe këtë tender? A janë përgatitur dokumentet për tender sipas modelit të firmës së tij? A është kurdisur paraprakisht tenderi i cili do të shpallet?”, pyeti Maria Andonova nga VMRO-DPMNE.

Ministria e Shëndetësie reagoi në lidhje me pres-konferencën e VMRO-DPMNE-së në të cilën, siç thanë nga LSDM-ja, janë thënë shumë të pavërteta.

MSH e rikujton opozitën për vendimin e  Prokurorisë publike për krim të organizuar dhe korrupsion, në të cilin thuhet se nuk ka vend për intervenim nga ana e Prokurorisë në lëndën që ka të bëjë me furnizimet publike të MSH-së.

“Sipas nenit 76  nga Ligji për furnizime publike, pala kontraktuese, mundet që pas miratimit të vendimit për furnizim publik,  ndërsa para publikimit të shpalljes për furnizim, të realizojë dialog teknik me operatorët ekonomikë. Me atë që Ministria e Shëndetësisë ka publikuar dialogje teknike, ka mundësuar që secili operator ekonomik të japë mendime dhe komentime, mund të shihet transparenca e vetë procedurës, edhe pse ligji për furnizime publike jep mundësi që të mos zbatohet dialogu teknik”, thuhet në reagimin e MSH.

Nga kjo ministri thonë se në këtë fazë të procedurës, 4 operatorë ekonomikë kanë dorëzuar komentime dhe propozime në lidhje me dokumentacion e tenderit dhe të njëjtat po shqyrtohen nga ekspertët. Për shkak se procedura ende nuk ka filluar, ofruesit nuk kanë mundësi të dorëzojnë oferta, andaj parashtrohet pyetja se si mund që Ministria e Shëndetësisë të favorizojë ndonjë operator ekonomik kur procedura ende nuk është publikuar, thanë nga MSH-ja.

 

Përgatiti: Tv21

DEBATI PËR LEGALIZIMET NË OHËR, ADEMI: OHRI NUK KËRCËNOHET KULTURALISHT

0

 

 

Ndërtimet pa leje në Ohër numërohen nëpër gishta. Kështu pretendon ministri pa resor Edmon Ademi. Sipas tij ka shumë pak ndërtime pa leje siç janë shtëpi, objekte hotelierike apo hotele në zonën e mbrojtur të Ohrit. Gjatë një interviste për REL, Ademi tha se pjesa më e madhe e këtyre objekteve pa leje, janë garazhde, gardhe ose shkallë shtesë.

“Së pari, histeria në opinion publik në lidhje me këtë se Ohri mund të bëhet pjesë e asaj liste të zezë të UNESKO-s, se kërcënohet pasuria  kulturore dhe natyrore, nuk e bëri Qeveria. Së dyti, Qeveria në këtë situatë, gjatë bisedave që i zhvillova në Baku, jo vetëm me vendet  e Komitetit, por edhe me dy organizatat   e ekspertëve në kuadër të UNESKO-s, IKOMOS-it dhe USCN-së, është arritur marrëveshje për mbështetje eksperte”, tha Ademi.

Në raportin e UNESCO-s i cili u publikua pas vizitës së fundit të ekspertëve të kësaj organizate në rajonin e Ohrit, theksohet se gjendja në këtë rajon sa vjen e përkeqësohet. Gjykojnë se Ohri kërcënohet nga një degradim serioz në këtë ekosistem të mbrojtur. Sipas Organizatës për arsim, shkencë dhe kulturë të Kombeve të Bashkuara kjo vjen për shkak të ngulfatjes së ambientit nga mbindërtimet infrastrukturore.

“Misioni i UNESKO-s shpreh shqetësim nga rritja e trafikut dhe turizmit, si dhe projektet e tjera jo  adekuate  të infrastrukturës, duke përfshirë edhe projektin e propozuar për zhvillim të ski qendrës Galiçica dhe projekte të tjera të pa- koordinuara për zhvillim urban. E gjithë kjo mund t’i përkeqësojë atributet kyçe të vlerave natyrore dhe kulturore të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, siç është forma e përgjithshme të entitetit urban monumental dhe biodiverzitetit të ujërave të liqenit, nëse nuk ndërmerren masa urgjente”, thuhet në raportin e UNESCO-s.

Vërejtja është se në Baku ku ka marrë pjesë edhe Edmond Ademi është prezantuar listë prej 1076 objekteve të ndërtuara pa leje, por aktivistët thonë se nga Raporti prej vitit 2015, për implementimin e ligjit për legalizim të objekteve pa leje nga ana e Avokatit të popullit, do të konstatohet se vetëm në Komunën e  Ohrit, pa Strugë dhe Debarca, janë dorëzuar  kërkesa për legalizimin e mbi 11 mijë objekteve pa leje. Ministri pa portofol mohoi këto vlerësime.

VMRO-DPMNE E GATSHME PËR TAKIM LIDERËSH LSDM: ENDE NUK KA MARRËVESHJE PËR TAKIM EVENTUAL

0

VMRO-DPMNE është e gatshme për takim liderësh, por vetëm nëse bisedohet për një temë të vetme edhe atë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE shprehet se edhe pse as sot  nuk ka ftesë për takim liderësh, si parti ata shprehin vullnet politik për takim, me qëllim që sa më shpejt  të organizohen zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Nga VMRO-DPMNE theksojmë se është e nevojshme pjekuri politike nga ana e kryeministrit Zaev dhe anëtarët e pushtetit, për t’u ulur në një tavolinë dhe të bisedohet që sa më shpejt të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse burimi i të gjitha problemeve është Zoran Zaev dhe si burim i problemeve nuk mund të jetë edhe pjesë e zgjidhjes”, tha Naum Stoillkovski.

Nga LSDM thonë se janë të gatshëm që të ulen të bisedojnë me të gjitha subjektet politike në vend për të gjitha temat që janë në interes të vendit. Nga partia e Zaevit  thonë se nuk ka ende ndonjë marrëveshje për takimin ose për temat që mund të bisedohen por i bëjnë thirrje që VMRO të mos pengojë dhe të ndihmojë në proceset që janë në interes të shtetit edhe integrimeve euroatlantike.                                                      

“Ne si parti asnjëherë nuk ikim nga dialogu për çështje që janë në interes të shtetit dhe qytetarëve me të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe VMRO-DPMNE. Ende nuk ka marrëveshje konkrete për takim eventual ose edhe për temat që do të mund të diskutohen, megjithatë i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos i pengojë proceset që janë në interes të shtetit”, deklaroi Kostadin Acevski.

Temë diskutimi në takimin e liderëve, sipas kryeministrit Zaev mund të jetë Ligji për regjistrimin e popullsisë, Ligji për Prokurorinë Publike dhe ndryshimet në Kodin zgjedhor. Nga ana tjetër opozita maqedonase kundërshton propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë, sepse siç thonë, është jashtë standardeve të EUROSTAT-it, ndërsa  grupet e punës mes partive tanimë disa muaj nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe fatin e Prokurorisë Speciale.

Përgatiti: Valmira Zendeli

JANË MBLEDHUR 1500 € PËR XHAMINË E VËRZHALLË IMAMI FTON MYSLIMANËT TË NDIHMOJNË PËR XHAMINË E DJEGUR

0

 

Dy javë më parë Xhamia e sapondërtuar në fshatin Vërzhallë të Shkupit u kaplua nga flakët. Edhe pse një pjesë e saj u shkrumbua, imami i kësaj xhamie beson se me ndihmën e vullnetmirëve do ta rindërtojnë sërish xhaminë.

Tv21 vizitoi xhaminë. Për dallim nga hera e parë, kësaj here imami nuk ishte i dëshpëruar. Ai para kamerës sonë falënderoi të gjithë ata që kanë donuar aq sa kanë pasur mundësi për rindërtimin e xhamisë.

“Dëm kemi shumë, por i lusim për ndihmë vëllezërit tanë besimtarë në qoftë se kanë mundësi. Të gjithë në këtë rrethinë e dinë se kush është ky fshat edhe sa banorë ka dhe e dinë që nuk kemi mundësi. Por presim prej vëllezërve tanë të dalë diçka. Elhamdulilah deri më sot gjithnjë besimtarët kanë ndihmuar për ndërtimin e xhamive”, tha imami Rexhep Zendeli.

Punimet për rinovimin e xhamisë kanë filluar. Imami tha se ka folur me mjeshtrit dhe se 1,500 eurot që kanë tubuar nuk u mjaftojnë, sepse sipas imamit xhamia ka dëme të cilët duhet të sanohen.

“Deri më tani që na kanë pru nga pak, janë tubuar diku 1 mijë e ca euro deri më sot, dhe punëtorët ia kanë filluar punës, por dy apo tre ditë nuk kemi pasur rrymë”, shtoi imami. 

Imami thotë se pas bisedimeve me mjeshtrin që ka filluar me rindërtimin e xhamisë është konstatuar se nevojiten rreth 5.000 euro për sanimet e tërësishme të demit. Edhe banorët shpresojnë tek njerëzit e mirë që përfundimisht ta  rikthejnë në gjendjen e mëparshme këtë xhami. Imami pohon se nga Bashkësia Fetare Islame nuk e kanë vizituar ende por se i kanë premutar që një ditë do ta vizitojnë.

Përgatiti: Mevludin Imeri 

Arta Bajrami reagon ashpër, akuzon rep-artistet e reja

0

“Arta nuk boheni kurrë…”
Këngëtarja e mirënjohur, Arta Bajrami, ka vite që është pjesë e skenës dhe shquhet për stilin e saj unik.
Së fundi, artistja shqiptare përmes një disa storieve në Instagram akuzoi rep-artistet e reja se e kanë kopjuar atë, qoftë në paraqitjet e tyre në videoklipe apo edhe në koncerte, transmeton rtv21.tv
“Ni sken te klipit ma ka kopju ni tipk, se une e kom publiku qat sken ma moti. Po jom msu mem kopju, si gjith ne krejt aspektet, po Arta sun boheni kurr. Yll te muzikes ste bojn make up artistat e shtrejt as kerkush. Po veq vokali e talenti, e vjedhni se bari spo hajm”, shkroi ajo në regimin e saj.

Të dy artistet nuk reaguan ende, mbetet të shihet se si do ta presin ato këtë akuzë të Artës./21Media
.

Simptomat e sulmit në zemër te femrat

0

Ndikimet e sulmit në zemër te gratë dhe meshkujt ndryshojnë shumë
Përvojat e disa pacientëve tregojnë se mjekët nuk janë ende mjaft të vetëdijshëm për këto fakte. Kjo është arsyeja pse, ndonjëherë, gratë që përjetojnë një sulm në zemër diagnostikohen me një sëmundje tjetër, vetëm për të parë gabimin e tyre më vonë.
Simptomat e sulmit në zemër te femrat nuk janë aq të qarta dhe të qarta sa te meshkujt.
Për shembull: një pacient ndjen probleme të stomakut dhe një lodhje jashtëzakonisht të fortë. Pastaj kishte dhembje dhe vjellje. Por kjo grua nuk ndjeu dhimbje të forta dhe të përhapura në gjoks – simptoma kryesore e një sulmi në zemër te meshkujt.
Mjeku arriti në përfundimin se pacienti kishte një problem me traktin e tretjes, shkroi receta dhe e lëshoi nga spitali. Vetëm pas një kohe të caktuar dhe një sërë vizitash te mjekët e ndryshëm, u bë një diagnozë e vërtetë: ishte sulm në zemër.
Disa nga simptomat që paraqiten te meshkujt, por jo edhe te të gjitha femrat:
Dhimbje të forta në qendrën e gjoksit që “shtrihet” dhe mund të përhapet në qafë, shpatull ose nofull
Ndjenjë e pakëndshme në gjoks, e shoqëruar me venitje, djersitje, të vjella dhe frymë të shkurtër.
Megjithatë, shumë femra nuk kanë dhimbje në gjoks, madje 43% nuk e ndjejnë atë! Nga ana tjetër, shumë mjekë po kërkojnë këtë simptomë për ta bërë diagnozën një sulm në zemër. Kjo është arsyeja pse vjen deri te gabimi.
Simptomat më të shpeshta te femrat:
Frymëmarrja e shkurtër
Lodhje e pashpjegueshme
Presion në pjesën e poshtme të gjinjve
Mundim
Marramendje
Presion në stomak, sikurse te problemet me sistemin e tretjes
Dhimbje në shpinë.
Disa nga këto simptoma mund të ndodhin disa javë përpara sulmit në zemër, si shenjat paralajmëruese të hershme.
Ekspertët thonë: rreth gjashtë javë para sulmit në zemër, pacienti mund të ndjejë një frymë të shkurtër, lodhje të pashpjegueshme ose dhimbje abdominale. Këto janë të gjitha shenjat e hershme të arterieve të bllokuara.
Në ditën e sulmit në zemër, shenjat mund të raportohen me shpejtësi. Për shembull, një frymë e shkurtër ndodh papritmas, ndërsa jeni ulur duke pushuar, pa bërë ndonjë aktivitet fizik.
Jini të vetëdijshëm për simptomat dhe njihni rrezikun e mundshëm në kohë.
.