Protestuesit ‘pushtojnë’ grykën e Deçanit kundër hidrocentraleve pa leje

0

Hidrocentralet “Bellaja” dhe “Deçani” ishin subjekt i protestës qytetare në Deçan
Nën organizmin e organizatës jo- qeveritare “Era”, sot në grykën e Deçanit te hidrocentrali “Bellaja” kanë protestuar qytetarë me moton “Ndal operimin ilegal të hidrocentraleve në Deçan”.
Protestuesit me një aksion simbolik kanë vënë edhe kurora pranë hidrocentralit i cili shfrytëzon ujin e lumit “Lumbardh” në grykën e maleve të Deçanit.
Hidrocentralet “Bellaja” dhe “Deçani” ishin subjekt i protestës qytetare në Deçan.
Nën organizmin e organizatës jo- qeveritare “Era”, sot në grykën e Deçanit te hidrocentrali “Bellaja” kanë protestuar qytetarë me moton “Ndal operimin ilegal të hidrocentraleve në Deçan”.
Protestuesit me një aksion simbolik kanë vënë edhe kurora pranë hidrocentralit i cili shfrytëzon ujin e lumit “Lumbardh” në grykën e maleve të Deçanit.
Sipas organizatorëve të protestës, lumi “Lumbardh” tashmë konsiderohet i vdekur pasi ujin po e shfrytëzon jashtëligjshëm kompania “KelKos Energy”.
Ditë më parë, Bordi i ZRrE-së aprovoi një kërkesë të kompanisë “KelKos Energy” për operimin e dy hidrocentraleve “Bellaja” dhe “Decan” në këtë anë pa leje edhe për 90 ditë.
Një vendim i datës 28 mars i këtij viti, obligonte kompaninë “KelKos Energy” që brenda 90 dite të pajiset me Certifikatë të Përdorimit dhe Leje Mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në mënyrë që të pajiset me Licencë për prodhimin e rrymës elektrike./kallxo

.

Po finalizohet statuja e Adem Jasharit

0

Adem Jashari në sheshin e Drenasit
Në nëntor të këtij viti Drenasi do të pasurohet edhe me tri shtatore, atë Komandantit Legjendar Adem Jasharit, Shaban Jasharit dhe Hamëz Jasharit.
Statujat e këtyre të fundit kanë përfunduar e në këtë proces po kalon edhe ajo e Adem Jasharit,
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Drenasit,Ramiz Lladrovci.
“Pas finalizimit të shtatoreve të Bacës Shaban e Hamzës, edhe shtatorja e Komandantit legjendar ka hyrë në procedurën e realizimit të shtatores në argjilë për të vijuar pastaj të trijat në bronz.
Tri shtatoret, nga nëntori, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, përjetësisht do t’i japin vlerë, bukuri dhe mesazh gjeneratave se sa e vlefshme dhe sa e çmueshme është liria.
Lavdi e përjetshme Jasharajve legjendar!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Në Drenas janë të vendosura shtatoret e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit dhe e Ilaz Kodrës./21Media

Gepostet von Ramiz Lladrovci am Samstag, 13. Juli 2019

.

Aktorja e njohur kujton të dashurin gjashtë vjet pas vdekjes së tij

0

“Drita mbetet gjithmonë”
Aktorja dhe këngëtarja e njohur Lea Michele ka kujtuar të dashurin e saj në 6 vjetorin e vdekjes së tij.
32 vejçarja me anë të një postimi në rrjetin social Twitter në përvjetorin e gjashtë të Cory Monteith ka theksuar se kujtimi për të do mbetet gjithmonë, shkruan rtv21.tv
“Drita mbetet gjithmonë”, ka shkruar Lea në Twitter.

The light always remains pic.twitter.com/LkHtYfTvM2
— Lea Michele (@LeaMichele) July 13, 2019

Lea lidhjen e saj me Coryn e kishte filluar në vitin 2009. Çifti kanë qenë të pandashëm derisa vdekja e morri Coryn në vitin 2013.

Kujtojmë se, Lea në muajin mars të këtij viti është martuar me Zandy Reich, në në një ceremoni private, ku të pranishëm ishin vetëm familjarët e çiftit. /21Media 
 
.

Aktroja e njohur kujton të dashurin gjashtë vjet pas vdekjes së tij

0

“Drita mbetet gjithmonë”
Aktorja dhe këngëtarja e njohur Lea Michele ka kujtuar të dashurin e saj në 6 vjetorin e vdekjes së tij.
32 vejçarja me anë të një postimi në rrjetin social Twitter në përvjetorin e gjashtë të Cory Monteith ka theksuar se kujtimi për të do mbetet gjithmonë.
“Drita mbetet gjithmonë”, ka shkruar Lea në Twitter.

The light always remains pic.twitter.com/LkHtYfTvM2
— Lea Michele (@LeaMichele) July 13, 2019

Lea lidhjen e saj me Coryn e kishte filluar në vitin 2009. Çifti kanë qenë të pandashëm derisa vdekja e morri Coryn në vitin 2013.

Kujtojmë se, Lea në muajin mars të këtij viti është martuar me Zandy Reich, në në një ceremoni private, ku të pranishëm ishin vetëm familjarët e çiftit. /21Media 
 
.

Feronikeli me vendim të ri rreth biletave për ndeshjen Feronikeli – TNS

0

Të  martën me fillim prej orës 20:45 Feronikeli luan ndeshje e kthimit ndaj The New Saints.
Përveç 3000 biletave falas që do të jenë në dispozicion, Klubi i Feronikelit ka marrë vendim që hyrje falas të ketë edhe për invalidët e luftës.
Të gjithë invalidët që shfaqen me kartela te pikat hyrëse para ndeshjes, do ta kenë hyrjen falas në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për shkak të fluksit të madh që pritet të ketë kjo ndeshje, lusim të gjithë që të paraqiten me kohë në stadium.
Në ndeshjen e parë mes tyre në rundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve të zhvilluar më 9 korrik, Feronikeli arriti ta barazojë rezultatuin për 2:2 në minutat e fundit të ndeshjes. /21Media 
 

Pas ndarjes nga Dua, Isaac Carew: Fama dhe paraja janë faktor të mëdhenj

0

Postimi i Isaac Carew ngjalli reagime
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa muajin qershor i dha fund  lidhjes së saj me Isaac Carew.
Vetëm pak javë pasi ajo u nda nga Isaac Carew,  Dua ka filluar një lidhje të re me Anwar Hadid.
Duket se Carew ndarjen e ka përjetuar rëndë dhe këtë mundohet ta tregojë me anë të postimeve të bëra në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv
Ai së fundmi në  twitter ka bërë një postim me të cilin ngjallë reagime.
“Supozoj se fama dhe paraja janë faktor të mëdhenj“, ka shkruar Isaac në Twitter.

I guess fame and money is a big factor.
— ISAAC CAREW (@IsaacCarew) July 13, 2019

Kujtojmë se Isaac Carew ishte në Kosovë bashkë me Duan kur ajo ka mbajtur dy koncertet e saj në Prishtinë./21Media

.

Çokolladat e Zvicrës ju ndalohet hyrja në tregun Pakistanez

0

Çokolladat ‘Lindt’ nuk plotësojnë kushtet pakistaneze për shitje në treg
Çokollatat e prodhimit zviceran ‘Lindt’ më nuk mund ti shijojnë rreth 200 milion pakistanez edhe pse çokolatat zvicerane më së shumti shiten në tregun aziatik është një humbje e vogël për ‘Lindt’.
Autoritetet Pakistaneze në bazë rregullave të reja rreth importit të mallrave nga vendet perëndimore çokollatat ‘Lindt’ nuk plotësojnë kushtet pakistaneze për shitje në treg, përcjell rtv21.tv
Rregullat e reja kërkojnë që përmbajtja e mallit në paketim të jetë edhe në gjuhën kombëtare pakistaneze Urdu edhe pse shumica e popullsisë pakistaneze e sidomos gjenerata e re e kuptojnë gjuhën angleze, gjithashtu rregullat e reja thuhet se produktet që nuk kanë logon ‘Halal’ nuk mund të futen në Pakistan.
Çokollata ‘Toblerone’ po ashtu prodhim zviceran kohë më parë kishin vendosur në paketim logon ‘Halal’ për shitjet në vendet me rregulla strikte islame gjë që ka shkaktuar reagim në mediat zvicerane ndërsa fitim të shumëfisht për ‘Toblerone’. /21Media 

.

​Arijanet Muriçi deubuton te Nottinghami

0

Portieri kosovar, Arijanet Muriçi, e zhvilloi sonte ndeshjen e tij të parë për klubin e ri, Nottingham Forestin

Portieri kosovar, Arijanet Muriçi, e zhvilloi sonte ndeshjen e tij të parë për klubin e ri, Nottingham Forestin
Këtë rrugëtim, 20-vjeçari e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitore dhe duke e mbajtur portën e paprekur.Nottingham Foresti shënoi fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen kundër Atromitos Athens, e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit të Peristerit në Greqi.
Katër ditë më parë u zyrtarizua kalimi i Muriçit nga Manchester City në Nottingham si i huazuar për një sezon – sezonin 2019/20. Pikërisht në të njëjtën ditë u bë e ditur se kosovari ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me kampionin e Anglisë.

Fjolla uroi gëzimin e parë, kaq vjet mbushi çika e saj

0

Këngëtarja shprehu fjalë të bukura për ditëlindjen e vajzës
Në minutat e parë të ditës së sotme, këngëtarja e mirënjohur, Fjolla Morina shkroi fjalët më të mira për gëzimin e parë të saj. Vajza e saj, Lediana sot ka ditëlindjen dhe i mbushi 16 vjet, shkruan rtv21.tv
Përmes një fotografie të bërë 16 vjet më parë, Fjolla thuri fjalët më të bukura si nënë për të uruar vajzën e saj.
“Unë nuk ta them shpesh këtë , por sot është dita e përkryer për të të bërë të ditur se cfarë dhurate e çmuar je për mua.Jam krenare per vajzen time.Ti je gezimi im i pare,drita e syve te mi,ti je ajo qe per here te pare degjova te me thoje MAM.Qofsh e paster si uji,e dashur si zemra dhe e bukur si dielli.Gëzuar Ditëlindjen Lediana.Mami te do shume.”, shkroi këngëtarja në instagram, ku numëron 415 mijë ndjekës.
Ndërsa, vajza, Lediana e falënderoi nënën, duke i shkruar që e do shumë.

Kujtojmë që “Si ta pranoj” është projekti i fundit muzikor i këngëtares, i publikuar në muajin prill, i cili deri tani në Youtube ka rreth 400 mijë klikime./21Media

.

Kumrija e motrave Mustafa publikoi projektin e radhës me bashkëshortin

0

Kumrija dhe Besimi publikuan projektin e radhës
Këngëtarja Kumrije Mustafa lansoi projektin e radhës në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Besim Krasniqin. Kënga titullohet “Si qika si djali”, e cila u publikua të shtunen me videoklip, shkruan rtv21.tv
“Sapo u lansua kënga jonë më e re “si qika si djali” “, shkroi këngëtarja në instagram për 44 mijë e 300 ndjekësit e saj, derisa falënderoi të githë ata që iu ndihmuan në realizimin e projektit.
Tekstin e këngës “Si qika si djali” e ka shkruar Abaz Selmani, muzikën e ka bërë Besim Krasniqi, për orkestrimin është përkujdesur Nexhi Vuniqi, ndërsa videoklipi është bërë nga Gmusic.

Kujtojmë që ky nuk është projekti i parë i çiftit. Kumrije Mustafa dhe Besim Krasniqi kanë publikuar edhe disa projekte më parë, si: “Ëndrra e gruas”, “Dashnia me fore”, “Nusja e sotit”, “Kanagjegji” etj./21Media
.