​Arijanet Muriçi deubuton te Nottinghami

TË FUNDIT

Portieri kosovar, Arijanet Muriçi, e zhvilloi sonte ndeshjen e tij të parë për klubin e ri, Nottingham Forestin

Portieri kosovar, Arijanet Muriçi, e zhvilloi sonte ndeshjen e tij të parë për klubin e ri, Nottingham Forestin
Këtë rrugëtim, 20-vjeçari e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitore dhe duke e mbajtur portën e paprekur.Nottingham Foresti shënoi fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen kundër Atromitos Athens, e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit të Peristerit në Greqi.
Katër ditë më parë u zyrtarizua kalimi i Muriçit nga Manchester City në Nottingham si i huazuar për një sezon – sezonin 2019/20. Pikërisht në të njëjtën ditë u bë e ditur se kosovari ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me kampionin e Anglisë.