Medalja e artë Akilit ia sjellë atij 700 pikë Olimpike
Medalja e artë Akilit ia sjellë atij 700 pikë Olimpike
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova sot fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Budapestit të Hungarisë. Akili mposhti me Ippon xhudistin rus, Gjeorgii Elbakiev, në kategorinë -73 kg.
Me rastin e fitores së Akilit në Hungari, presidenti i vendit, Hashim Thaçi u shpreh se ndihet krenar me ekipin e xhudos.
“Akil Gjakova i artë në Hungari. Krenar me ekipin e xhudos, që po i sjellë vendit suksese të njëpasnjëshme.”, shkroi Thaçi në facebook.
Fitorja e sotme është një tjetër sukses i madh i Akil Gjakovës, Driton Kukës dhe xhudos kosovare. Medalja e artë ia sjellë atij 700 pikë Olimpike për Tokio 2020./21Media
Artistët i këndojnë dashurisë
Rep-artisti i njohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Lluni ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga mbanë emrin “Sdi sa here” dhe është në bashkëpunim me Ernon, përcjell rtv21.tv
Tekstin e këngës e kanë shkruar të dy artistët, ndërsa për beatin është përkujdesur vetë Erno.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të “PINT” në Youtube, dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./21Media
Tashmë pesë ditë Drejtori i Byrosë për Furnizime Publike Bardhyl Nasufi nuk u përgjigjet pyetjeve të TV21 për dyshimet për punësime të kurdisura në institucionin që ai drejton.
Duke qenë se nuk dëshironte të fliste para kamerës, ramë dakord që ai të përgjigjet përmes e-mailit, por nga e hëna e deri më sot Nasufi nuk e ka gjetur të arsyeshme t’u përgjigjet pyetjeve tona se:
Pse për pozitën e Ndihmës udhëheqësit në sektorin për Kontroll kërkohet që një prej shkollimeve të jetë Gjuha dhe Letërsia? Nëse kandidati që e ka të kryer këtë shkollim e fiton vendin e punës, ku është lidhja e ‘letërsisë’ me ‘kontrollin e tenderëve’?
Nëse shkencat politike janë adekuate, atëherë pse ky lloj shkollimi nuk gjendet në të gjitha vendet e tjera të punës?
Nëse vendosja e shkollës për letërsi mund të jetë gabim, siç na thatë të shtunën përmes telefonit, a do ta tërhiqni konkursin dhe ta përmirësoni?
Përgjigje para kamerës nuk japin as nga Ministria për Administratë dhe Shoqëri Informatike.
Nga Kabineti i Mançevskit tërhiqen duke thënë se ata si institucion i jashtëm nuk mund të përzihen për shkollimet që i kërkon Drejtori i një institucioni për pozitat e punës në konkurs. Madje na sugjeruan që çështjen ta sqarojmë me Drejtorin e Byrosë i cili po ashtu ka të drejtën e tërheqjes së konkursit nëse për të njëjtin konstatohet parregullsi.
Nga Ministria e Administratës gjithashtu arsyetohen duke thënë se sistematizimin e bërë, Byroja ia dërgon Ministrisë, e cila reagon vetëm në rast se ka ndonjë lëshim në dokumentacion, e nëse Drejtori këmbëngul se i duhet një profil i caktuar, atëherë Ministria nuk ka se çfarë të bëjë, na thanë nga kabineti i Mançevskit.
Para një jave TV21 raportoi për dyshime për punësime të kurdisura në konkursin e shpallur më 5 korrik. Kjo për shkak se nëse për 8 vende pune kandidatit i kërkohet vetëm fakulteti ekonomik ose ai juridik, në 4 vende të tjera pune kërkohet që kandidatët të kenë të përfunduar shkencat politike ose gjuhë dhe letërsi.
Kështu, për pozitën Udhëheqës i sektorit për kontroll, konkursi kërkon që kandidati të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik ose Shkenca Politike, ndërsa për ndihmësin e po këtij udhëheqësi, ekonomiku nuk kërkohet aspak, për vetëm drejtësia ose shkollim i lartë për gjuhë dhe letërsi.
Artistja mjaft aktive
Ajo është njëra ndër këngëtaret më simpatike dhe të dashura për publikun. Me stilin dhe zërin e veçantë, ajo ka arritur që marrë vëmendjen e publikut, që nga hyrja në muzikë.
Bëhet fjalë për këngëtaren Orhidea Latifi-Kidën, e cila nuk po ndalet së korruri suksese. Krahas muzikës, që po shijon suksesin e këngës “Tela”, të cilën e ka me këngëtarin Ermal Fejzullahun, Kida aktive po tregohet edhe në rrjete sociale.
Ajo shpesh po publikon imazhe të shumta nga përdishmëria për mbi 1 milion ndjekësit e saj në instagram, shkruan rtv21.tv
E kur jemi te imazhet, pak më parë Kida publikoi tri iamzhe të bukura, krahas së cilave po merr komente dhe pëlqime të shumta.
Me stil të veçantë të flokëve, me syza dhe e veshur në të bardha, Kida po shkëlqen në imazhet e fundit.
Pamje të bukura të të vegjëlve
Fëmijët janë thjesht dhuratë për botën, sepse ata mund t’ju bëjnë të buzëqeshni duke bërë gjërat më të mira. Ose thjesht duke qenë simpatikë.
Ata kanë mendjen e tyre të vogël që ju bëjnë t’i doni dhe të qeshni me gjërat më të vogla që ata bëjnë.
Ata ju imitojnë juve, por disi është mbresëlënëse kur e bëjnë atë. Dhe ata gjithashtu kanë lloj-lloj buzëqeshjesh që ju bëjnë t’i doni edhe më shumë.
Më poshtë ju sjellim disa imazhe të ëmbla të fëmijëve, të cilët ju mahnisin me veprimet e tyre./21Media
“Unë e bëj më mirë sepse koka ime arrin në tokë edhe pse jam në këmbë!”
“Ajo nuk mund të kuptojë pse ajo është duke humbur.”
Wow
“Më lejoni të ju ndihmojë.”
Vajza duhet të bëjë çfarë duhet të bëjë një vajzë për verë
Kryeministri: Kënaqësia është e imja. Zorani po flet. A jeni ju kryetar?
STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
Ej i dashur si je, përshëndetje nga Zoki
Si është ai? Mirë
Gafa ose lëshime të protokollit të Qeverisë? Si mund të lexohet skandali me përgjimet mes komedianëve rus dhe kryeministrit Zaev si dhe stili i përdhëndetjes së presidentit të shtetit Stevo Pendarovski me kryemnistrin bullgar Bojko Borisov? Eksperti për Marrëdhënie me Publikun Goce Pamçeski, thotë se duhet të ekzistojnë rregulla, strategji dhe procedura të qarta se si të veprohet gjatë komunikimit me njerëz të ndryshëm, si me politikanë dhe grupe të ndryshme. Ai shton se të gjtiha grupet kanë interesa të ndryshme dhe për atë duhet të vlejnë procedura dhe rregulla të ndryshme.
“Sa më e madhe të jetë përgjegjësia e subjektit atëherë duhet të ekzistojnë rregulla më precize se si duhet të sillemi ose se si duhet të komunikojmë me ato persona nga të cilët varet suksesi jonë. Nëse bëhet fjalë për politikanë, ekzistojnë rregulla se si komunikohet brenda vetë institucioneve, në mes ministrive, në mes qeverisë dhe ministrive. Më tutje duhet të ekzistojnë rregulla se si të komunikohet kundrejt bashkësisë ndërkombëtare ose me institucione tjera të rëndësishme nga të cilat varet edhe suksesi i vendit dhe i qeverisë”, tha Goce Pamçevski, ekspert për Marrëdhënie me Publikun.
Ndërsa ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov thotë se mbajtja e procesverbaleve dhe përgatitja e protokolleve është praktikë e shekullit të kaluar. Ndërsa për kryeministrin Zaev nuk ekziston protokoll i cili do ta ndalonte të komunikonte lirshëm.
Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme 01.45-02.03, 2.54
“Ne jetojmë në një botë ku të gjitha shtetet komunikojnë drejtpërdrejt. Mendoni se për çdo kontakt ka shënime? Jetojmë në shekullin 21 viti 2019, jeta është e shpejtë, puna është e shpejtë, diplomacia është shumë e shpejtë. Kjo filozofia me shënime është e shekullit të kaluar”, deklaroi Nikolla Dimitrov.
“Unë vazhdoj me komunikimin tim direkt edhe me presidentë edhe me kryeministra sepse nuk jam person ndërmjetësues. Nuk kam qëllim që herëve tjera kur t’i lajmërohem Borisovit ose kujtdo kryeministri ose kryetari nga Evropa ose bota të kërkojë përgjigje nga ndonjë protokoll”, tha Zaev.
Eksperti Pamçeski shtoi se edhe pse politikanët janë njerëz të thjeshtë si të gjithë, megjithatë duhet të kenë shumë kujdes me sjelljet e tyre sepse gjithsesi janë fytyra publike dhe përfaqësojnë vendin dhe qytetarët. Të njëjtit duhet të dinë se kur duhet të sillen në mënyrë formale dhe joformale, sepse kjo është shumë e rëndësishme shton ai.
Për tre vjet do të ulet niveli i lëshimit të grimcave të dëmshme në ajër, sepse do të vendosen filtra në tre blloqet në prodhuesin më të madh në vend, TEC Manastir.
“Përfundoi faza e parë e vlerësimit të ofertave nga gjithsej 9 që kanë arritur. 7 prej tyre vazhdojnë në fazën e ardhshme dhe konsideroj se projektit duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe, sepse është projekt i cili kushton mbi 20 milionë euro. Në këtë projekt nuk guxojmë të bëjmë gabime, siç ishte në të kaluarën, me revitalizimin e kaldajave, kur u dhanë paratë, por nuk u realizuan performancat. Pres që të gjitha procedurat t’i mbyllim deri në fund të vitit, të zgjedhim operator ekonomik dhe brenda tre viteve t’i vendosim filtrat në tre blloqet”, tha Vasko Kovaçevski, drejtor i Tec Manastir.
Gjatë vizitës së sotme, Kovaçevski shtoi se ka edhe një investim kapital, i cili “peshon” 6 milionë euro, kurse nga 15 gushti do të fillojnë edhe punimet për heqjen e 3.5 toneve të materialit prej asbestit dhe çimentos.
“Në këtë kullë do të realizojmë edhe performaca tekniko-teknologjike, por edhe do t’i përmirësojmë performancat ekologjike, sepse brenda kullës ka 3.5 tonë material azbest-çimento, që vitin e ardhshëm duhet të hiqet dhe të deponohet në mënyrë të përshtatshme”, shtoi Kovaçevski.
Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, tha se me mënyrë të mirë të të punuarit të TEC Manastir-it mund të investohet në projekte ekologjike, sepse siç u shpreh, shëndeti i qytetarëve është gjëja më e rëndësishme.
“Prandaj TEC Manastir ka prodhim rekord, prandaj TEC Manastir arriti të sigurojë shpenzime të ulëta. Një pjesë e parave të cilat mbetën, mund t’i investojmë në projekte ekologjike. Shëndeti nuk ka çmim dhe prandaj thamë se aty ku shteti është pronar, nuk ka arsyetime”, deklaroi, Radmilla Shekerinska.
Është premtuar se niveli prej 100 miligramësh të grimcave të dëmshme do të ulet në 20, me çka prodhimtaria do të vazhdojë me ndikim të reduktuar negativ mbi mjedisin jetësor.
Haradinaj i gëzohet medaljes së artë të Akilit
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova sot fitoi medaljen e artë në garat e Grand Prix të Budapestit të Hungarisë. Gjakova mposhti me ippon xhudistin rus, Gjeorgii Elbakiev, në kategorinë -73 kg.
Kësaj fitoreje iu gëzua edhe kryeministri i shtetit, Ramush Haradinaj, i cili nuk hezitoi t’i shkruajë fjalët më të mira për Akilin, përcjell rtv21.tv
Haradinaj tha se lufta, përkushtimi dhe krenaria e Gjakovës na bën krenar.
“Urime! Epoka e xhudistëve tanë të pamposhtur lartëson emrin e Kosovës nëpër botë. Faleminderit!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social, Facebook./21Media
Ende nuk ka asnjë lloj ftesë nga LSDM për takim liderësh thonë, nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Edhe pse kryeministri Zaev tha se opozita ka refuzuar takim liderësh në të cilën duhet të bisedojnë për të gjitha çështjet, siç është fati i PPS-së, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për regjistrimin e popullsisë. Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE thotë se ky është vetëm një blof tjetër i kësaj qeverie që të defokusojë opinionin publik nga problemet dhe skandalet aktuale. Ai shton se është koha që Zaev të përgjigjet para Prokurorisë Publike për shumë vepra që ka kryer kjo Qeveri.
“Në këtë moment është e nevojshme që Zoran Zaev të përgjigjet para Prokurorisë Themelore Publike për shumë vepra të cilat janë kryer nga Qeveria. Në këtë moment Maqedonisë i është e nevojshme ripërtrirje që do të rregullojë shumë çështje të hapura që i ka lënë kjo qeveri me mënyrën se si ka qeverisur“, pohoi Naum Stoillkovski.
Nëse realizohet takimi i liderëve, mes çështjeve të cilat do të bisedohen, kryeministri Zaev tha se do të jetë edhe ligji për Prokurorinë Themelore Publike. Zaev tha se pret që deri në fund të këtij muaji të arrijnë marrëveshje me opozitën për këtë çështje e cila nuk guxon të mbetet e hapur para muajit tetor kur duhet të hapen negociatat me BE.
Ndërsa Stoillkovski tha se qeveria ka harxhuar gjysmë viti që të përpilojë propozim ligj i cili është në kundërshtim me normat ndërkombëtare. Ai thotë se së shpejti teksti i ri i ligjit i përpiluar nga VMRO do të gjendet para opinionit publik dhe në Kuvend.
“Ligji për Prokurorinë Themelore Publike duhej te ishte gati shumë me herët, nuk është i përgatitur nga Qeveria ashtu siç duhej, dhe është harxhuar më shumë se gjysmë viti kohë që të sillej ligj i cili është tërësisht kundër normave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me fushën e prokurorisë publike. Edhe pse kishte grupe pune që ishin marrë vesh që të punonin sipas disa principeve dhe normave të caktuara nuk ishin pranuar nga pushteti edhe pse në mënyrë deklarative ishin pranuar”, shtoi Stoilkovski.
Nga VMRO-DPMNE thonë se si parti gjithmonë janë të qëndrimit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse siç thonë nga partia, kësaj qeverie nuk i ka mbetur asnjë lloj kredibiliteti në asnjë institucion e as në ndonjë ministri.
“Në këtë dhomë kam jetuar unë, ketë shtëpi e kemi pasur nga baba si e shihni edhe vet, por tani kjo shtëpi është e vëllezërve unë kam mbet pa shtëpi. 00 26 U larguam nga shtëpia se nuk mund të jetosh këtu, me baltë e vjetër”, tha Shehip Ismaili.
Pasi i rrezikohej jeta në këtë shtëpi të vjetër, Shahipi nga Rajovici doli nga shtëpia por nuk ka ku të shkojë. Fshati Rahoviç po mbetet i zbrazur. Në njërën prej shtëpive që ka mbetur e shfrytëzon familja Ismaili 3 anëtareshe. Mejremja, e zonja e shtëpisë për të gatuar përdor shporetin me dru që e ka në oborr.
Thotë se e ka mirë tani verës, ndërsa e ka më rëndë dimrit kur është ftohtë e duhet të dalë këtu të gatuaj jashtë shtëpisë.
“Nuk kisha asgjë edhe këto e dinë se nuk kisha asgjë, këtu shitore nuk kemi, po krejt këtu i bëj edhe ujin e nxeh edhe krejt, për të larë rroba në këtë koritë i laj me dorë këtu i bëj krejt. Edhe dimrit krejt dimër verë këtu, dimrit kur është ftohtë me koritë laj, koritën e marr brenda gjatë dimrit e verës laj jashtë. Krejt këtu me gatu me lajtë me krejt”, deklaroi Mejreme Ismaili.
I zoti i shtëpisë Shehipi thotë se u mundua gjithë jetën për të bërë një shtëpi por nuk mundi. Ai e ka rëndë të tregojë për jetën që kalon si kryefamiljar ku gjithçka pritet nga ai.
“Jetë më të rëndë veç shpirti jem e ka ditur, tjetër kush se ka ditur askush veç jeta ime e ka dit se çdo mëngjes çdo mbrëmje thojsha o Zot ma merr shpirtin se ma rëndë se me të ardhë ndokush e me të trokit në derë me t’i nxjerë jashtë rrobat nuk kishte, e kjo gjendje më solli të dal dhe të jem në këtë situatë. Tani nuk e di por Zoti është i madh Zoti është i mëshirshëm”shtoi Shehip Ismaili.
Familja Ismaili ka afat deri në fund të vitit të qëndrojë në këtë shtëpi, ndërsa pastaj duhet të shohë ndonjë shtëpi tjetër në fshat që është e zbrazur për tu strehuar. Kjo familje nuk merr ndihmë sociale ndërsa i zoti i shtëpisë thotë se për ushqim mundohen të sigurojnë ndërsa për një kulm mbi kokë vetëm mund të ëndërrojnë se me kushtet që kanë nuk munden.
Kjo familje nuk i ka humbur shpresat tek personat human që ata të munden ëndrrën e tyre ta bëjnë realitet dhe të kenë një shtëpi të tyre.